Lidhu me ne

Temporal

Shqiptarët kanë diktuar kursin properëndimor të Maqedonisë, duke qenë të rëndësishëm


Nga Mero Baze

Talat Xhaferri është prej nesër kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut për një periudhë kalimtare deri në zgjedhjet e reja.

Rëndësia e tij si kryeministër i parë shqiptarë nuk është thjesht simbolike, por është arritja më përmbajtjesore e shqiptarëve  në kontributin e tyre për ta bërë Maqedoninë e Veriut një shtet evropian.

Beteja e shqiptarëve për të drejtat e tyre ka ndjekur një kalvar të mundimshëm prej vitit 1991 kur u shpall pavarësia e Maqedonisë. Ata janë përballur në këto 32 vjet me një betejë të përhershme për defaktorizimin e tyre, jo vetëm nga faktori nacionalist maqedonas, por herë herë dhe nga Shqipëria dhe së fundmi nga Kosova.

Ndërhyrja brutale e Sali Berishës në vitin 1993 1994, kundër Partisë së Prosperitetit Demokratik, i dobësoi ata dhe i bëri të parëndësishëm për palën maqedonase. Vetëm, pas luftës së vitit 2001 ata arritën përmes Marrëveshjes së Ohrit të fitojnë statusin e pakicës shtet formuese, dhe të drejtave kushtetuese në vend, realizmi i të cilave vazhdon të mbetet një sfidë e vështirë.

Shqiptarët luajtën rol kyç që Maqedonia e veriut të kërkonte antarësimin në NATO dhe ta arrinte atë. Shqiptarët ishin po ashtu një argument politik pse Maqedonia e Veriut duhet të anëtarësohet në BE.

Nacionalizmi maqedonas, i cili herë shfaqet si racizëm serb e herë si nacionalizëm i vjetër bullgar, sa herë niset për luftë, luftën e ka vetëm me shqiptarët.

Për këtë arsye shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garancia nëse Maqedonia e Veriut do të jetë properëndimor apo jo. Dhe ata janë garant kur janë të rëndësishëm.

Nëse rëndësia e tyre politike bie, fati i tyre dhe fati perëndimor i Maqedonisë së Veriut është në dorë të nacionalistëve  serbo bullgarë, të shpërndarë në të dy blloqet politike.

Në zgjedhjet e fundit, Maqedonia i mbijetoi krusit proevropian fal faktorizimit të shqiptarëve dhe rolit pozitiv të Tiranës në këtë drejtim. Bashkimi i faktorëve shqiptarë nga Tirana bëri që ata të ishin vendimtarë në krijimin e qeverisë që ruajti kursin e saj properëndimor duke bërë një marrëveshje e cila perëndon dhe me kryeministër shqiptar.

Zgjedhjet e reja e kanë risjellë këtë sfidë sërish për shqiptarët.

Opozita nacionaliste  VMRO, është sipas sondazheve parti e parë dhe mund te bëhet fituesja e zgjedhjeve, duke shkatërruar partinë e majtë në pushtet në koalicion me shqiptarët.

Për këtë arsye maksimizimi i votave të faktorit shqiptar, nuk duhet për ideologji , as për të ruajtur pushteti e sotëm, por për të qenë vendimtar në krijimin e qeverisë së re.

Maksimalizimi i votave bëhet vetëm nëse gjithë faktorët politik shqiptar janë brenda një koalicioni, çka e mundëson sistemi elektoral i Maqedonisë së Veriut. Si të tillë ata marrin maksimumin e mandateve dhe kështu mund të kushtëzojnë çdo tendencë të re në Maqedoni kundër shqiptarëve.

Ky koalicion deri tani është ende i rrezikuar nga ndërhyrja e Albin Kurtit në Maqedoni dhe përkrahja e tij për partinë Besa dhe disa disidentë të Ali Ahmetit dhe Aleancës për Shqiptarët

Kjo ndërhyrje e Albin Kurtit dhe mbështetja e tij që ata të sfidojnë Ali Ahmetin dhe partitë e tjera shqiptare, zvogëlon mandatet e shqiptarëve dhe i jep mundësi fituesit të radhës të zgjedhjeve, sidomos nacionalistëve probullgarë të bëjnë lehtë qeverinë duke futur Maqedoninë e Verit në një rrugë të panjohur dhe plot rreziqe për shqiptarët.

Kurorëzimi i sotëm i Talat Xhaferrit si kryeministër i Maqedonisë se Veriut, është fryt i përpjekjeve për bashkimin e shqiptarëve katër vjet më parë, por kjo është një fitore simbolike.

Fitorja reale është që shqiptarët ta diktojnë kursin properëndimor të Maqedonisë së Veriut me mandatet e tyre parlamentare. Dhe kushdo që lufton për të kundërtën lufton, për nacionalizmin maqedonas. Më qartë lufton kundër shqiptarëve.

 Gazeta Tema

MË TEPËR

Kioske18 orë më herët

Edison Ypi godet prapë fort Sali Berishën

Tetë 10 vjet Sali Shkruar nga Edison Ypi Ju shkërmoq shteti para syve brenda një ore. E refuzuan të gjithë....

Mix18 orë më herët

Carla Bruni ka një mesazh për të gjitha gratë

Këngëtarja 57-vjeçare Carla Bruni me rastin e tetorit rozë ka dhënë një mesazh sensibilizues në rrjetin e saj social Instagram, duke...

Temporal18 orë më herët

Estonia ose shteti me 99 përqind të shërbimeve publike online!

Estonia është vendi që ofron online 99 për qind të shërbimeve publike. Gjithçka është online, aplikimin për patentë shofer, letërnjoftim,...

Mix18 orë më herët

Shenjat e horoskopit që nuk e harrojnë kurrë dashurinë e tyre të parë

Disa njerëz mendojnë se dashuria e parë është thjesht një ndjenjë adoleshentësh. Megjithatë për të tjerët, dashuria e parë thuhet...

Kioske18 orë më herët

Yuval Harari: Pse e vërteta fundoset në oqeanin e informacionit

Ja se si e sheh betejën mes të vërtetës dhe trillimeve, historiani dhe filozofi izraelit Yuval Harari në një intervistë...

Mix18 orë më herët

Ka tre arsye pse po ju bien flokët

Një e treta e grave do të përjetojnë një formë të humbjes së flokëve në jetën e tyre, megjithatë ajo...

Letersi18 orë më herët

Gjermanët lexojnë 27 minuta në ditë

Mesatarisht, gjermanët shpenzojnë 27 minuta në ditë duke lexuar media të shkruara ose digjitale, të tilla si libri, gazeta ose...

Kryesore18 orë më herët

Edi Rama: Pse e dua një mandat të katërt

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk mund të mos kandidojë për një mandat të katërt, pasi ka ende punë për...

Mix19 orë më herët

Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme para se të flini

Ekspertët e shëndetit mund të mos bien dakord për vlerat dhe kundërvlerat e produkteve të bylmetit apo kohës së duhur...

Mix19 orë më herët

Efektet e kafes: Përfitimet dhe rreziqet, për trupin dhe mendjen!

Kafeja është një nga pijet më të njohura në botë dhe ka një gamë të gjerë efektesh fiziologjikë dhe psikologjikë për...

Facebook