Lidhu me ne

Temporal

FOTO HISTORIKE/ 12 ditët e vizitës së Nikita Hrushovit në Shqipëri

FOTO HISTORIKE/ 12 ditët e vizitës së Nikita Hrushovit në

Në një vizitë historike dhe të pazakontë në verën e vitit 1959, udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, qëndroi për 12 ditë në vendin tonë. Dy vite më vonë, Shqipëria prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik.

Vizita historike përshkruhet te libri i Spartak Ngjelës, “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010”, botim i UET PRESS. Një libër me karakter autobiografik, i cili në fakt i shërben edhe historisë shqiptare, në procesin e saj të zbardhjes së të vërtetave të diktaturës komuniste

FOTO HISTORIKE/ 12 ditët e vizitës së Nikita Hrushovit në

Në kulmin e marrëdhënieve politike të Shqipërisë patjetër që deri më sot është vizita gati dyjavore që bëri Nikita Hrushovi, kryeministri dhe kryetari i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik.

Ai erdhi në qershor të vitit 1959, me një staf tepër të madh dhe u prit në një mënyrë triumfuese. Kurrë nuk qe pritur ndonjë kryeministër sovjetik në ndonjë vend tjetër të botës ashtu sikundër u prit në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, sepse ai shkoi kudo.

Hrushovi i vizitoi të gjitha qytetet e mëdha të Shqipërisë. Ai ishte në Shkodër, në Korçë, në Durrës dhe në Vlorë. Me një fjalë, në të gjithë Shqipërinë. Unë kisha dalë vetë për ta parë me shkollën, sepse të gjitha shkollat e Tiranës ishin shpërhapur përgjatë të gjithë rrugës, që fillonte nga Zogu i Zi e mbërrinte deri në Pallatin e Brigadave, ku ishte rezidenca dyjavore e Hrushovit. Një entuziazëm frenetik kudo.

Të gjithë bërtisnin e çirreshin me thirrjet “Bashkimi Sovjetik” dhe “Enver-Hrushov”, ndërsa këta të dy me makinë të hapur parakalonin mes turmave, duke përshëndetur me dorë. Një habi e vërtetë për mua. Nuk di, por për herë të parë ndjeva konkretisht peshën e madhe dhe trysninë që ushtron mbi turmat një perandor.

FOTO HISTORIKE/ 12 ditët e vizitës së Nikita Hrushovit në

Në atmosferën shqiptare kishte ardhur vetë perandori i perandorisë më të madhe të botës, sepse shpesh më pas nëpër vite e kam menduar këtë fakt: ishte apo jo ai një perandor. Kam përshtypjen se po.

Ai sikur po bënte një vizitë në një cep të perandorisë, kurse dy lakenjtë e tij që drejtonin këtë vend, Hoxha dhe Shehu, e shoqëronin gjithë servilizëm. Dhe kudo bëhej festë, një festë e njëllojtë si të gjitha festat e asaj kohe; njerëz që grumbulloheshin dhe flisnin gjithë ditën për mikun e madh dhe në darkë nëpër sheshet e qyteteve shfaqeshin dokumentarët e vizitës së Nikita Hrushovit.

Por asfare nuk mund të kuptohej pse gëzonte populli. Kam përshtypjen se ai ishte një entuziazëm i rremë, si të gjitha shfaqjet e entuziazmit agresiv që u dhanë në Shqipërinë diktatoriale deri në rrëzimin e komunizmit.

Janë pjesë të shkëputura nga libri i Spartak Ngjelës, i cili me një kujtesë për t’u pasur zili, ndalet në ngjarjet më të mëdha të kohës, gjatë periudhës së regjimit komunist. 

MË TEPËR

Kryesore9 orë më herët

Sali Berisha e vrau opozitën

Nga Andi Bushati Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ramës kundër listave të hapura nuk është vetëm...

Mix1 ditë më herët

10 vendet më të bukura që mbrohen nga UNESCO dhe që duhen vizituar një herë në jetë!

Duhet diçka e veçantë për t’u futur në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Që nga shpallja e...

Mix1 ditë më herët

Etiketat po ju mashtrojnë? Si të dalloni kollaj nëse vaji i ullirit është 100% i pastër

Edhe pse nuk ka pothuajse asnjë shishe vaj ulliri ku të mos shkruhet se është vaj 100 për qind i...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump ndjek fjalimin e Biden në avion: Shumë i keq, mezi kuptohet!

Donald Trump ishte brenda avionit të tij personal në momentin e fjalimit të Joe Biden, pas një takimi në Karolinën...

Radar1 ditë më herët

NBC News: Obama së shpejti do të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris!

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, pritet që “së shpejti” të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris, për emërimin e kandidates demokrate...

Mix1 ditë më herët

Një listë me emra të rrallë dhe specialë për vajza ^.^

Nëse jeni duke kërkuar për një emër të rrallë për emrin e bebushes suaj, duhet që të kaloni nga “shtigje”...

Mix1 ditë më herët

Halle Berry nderon 20-vjetorin e Catwoman me foto tejet provokuese!

Halle Berry 57-vjeçarja ka patur rolin kryesor në filmin Catwoman të vitit 2004, dhe së fundmi me rastin e 20-vjetorit...

Mix1 ditë më herët

Selena Gomez ndan me publikun momente intime nga jetesa ne Benny Blanco!

Selena Gomez e quajti Benny Blanco “dashuria e jetës sime” në Instagram në fillim të kësaj jave, dhe tani ajo...

Mix1 ditë më herët

Brenda shtëpisë së Harry dhe Meghan në Londër!

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë jetuar në Frogmore Cottage në pasurinë Windsor që kur u transferuan në SHBA...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i filmit për jetën e Bob Dylan

Është publikuar traileri i parë i filmit “A Complete Unknown”, biografia për Bob Dylan. Aktori Timothée Chalamet luan rolin e...

Facebook