Lidhu me ne

Mix

Shenjat e plakjes që nisin më herët se rrudhat!

Shenjat e plakjes që nisin më herët se rrudhat!

Njeriu që kur lind përjeton një plakje të vazhdueshme. Përpara moshës 25 vjeçare, trupi mund të rimëkëmbet në disa nivele, ndërkohë që plakja e vërtetë nis në moshën 40-vjeçare.

Shenjat e plakjes që nisin më herët se rrudhat!

Plakja është një proces që gabimisht mendohet të nisë me shfaqjen e rrudhave dhe humbjen e elasticitetit të lëkurës. Megjithatë, trupi nis të lëshojë sinjalet tregues të plakjes shumë më herët se vijëzimet e lëkurës.

Reagime fizike të ngadalta

Reagimet fizike dhe mendore ngadalësohen me moshën.

Lëndimet dhe mavijosjet e lëkurës shërohen më ngadalë

Një nga shenjat më ilustruese të plakjes së parakohshme është shërimi i plagëve, të çarave dhe mavijosjeve. Lëkura e njeriut ka aftësi të mrekullueshme rigjeneruese. Por me plakjen ky proces ngadalësohet dhe nuk funksionon siç duhet.

Vështirësi në mbajtjen e peshave

Në moshën 20-vjeçare, njeriu ka aftësinë të mbajë pesha të rënda pa problem. Por me kalimin e viteve, masa muskulare tkurret, gjë që ndikon jo vetëm tek forca e njeriut por edhe qëndresa.

Shikimi i dobët

Me kalimin e moshës, shikimi bëhet problematik. Njerëzit mbi 40 vjeç humbasin aftësinë e përqendrimit nga afër dhe duhet të mbajnë syze për të lexuar. Një test të thjeshtë shikimi mund ta bëni në shtëpi duke lexuar një gazetë ose duke shkuar tek okulisti.

Ndryshimet në peshë

Shtimi në peshë sidomos në pjesën e barkut është një nga shenjat më të qarta të plakjes. Për fat të mirë, ky problem mund të zgjidhet falë ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik.

Plogështia në rritje

Shpejtësia në ecje është një tregues shumë objektiv i punës së muskujve të këmbëve dhe shpejtësisë së transmetimit të impulseve nervore. Këto janë edhe faktorët kryesorë të plakjes të cilat mund të frenohen duke kryer aktivitet të rregullt fizik.

Mungesa e ekulibrit

Kur njeriu arrin në moshën 80 vjeç e ka të pamundur të ruajë ekuilibrin e të qëndrojë në një këmbë me sytë mbyllur. Ky qëndrim mund të bëhet pa problem në moshën 30 vjeçare për të paktën 20 sekonda.

Sheshimi i ballit

Plakja shkakton një humbje të formës së ballit ndërkohë që forma e fytyrës e bën njeriun të ngjajë më i moshuar. Balli ngjan më i sheshtë me kalimin e viteve duke treguar moshën e vërtetë. Këtë nuk e fsheh dot asnjë injektim estetik.

Buzët ndryshojnë ngjyrë dhe formë

Buzët humbin ngjyrën e tyre natyrale me kalimin e viteve. Por zona poshtë hundës dhe sipër buzës bëhet më e sheshtë. Në rini, ajo është goxha më e ngritur duke përbërë një veçori të dallueshme të fytyrës.

Humbja e entuziazmit

Me kalimin e viteve, njeriu humbet entuziazmin për gjërat të cilat më parë e bënin të lumtur. Të njëjtat simptoma gjithsesi janë të ngjashme me depresionin. Për të dalë nga kjo gjendje, mos shpikni justifikime të kota për të dalë me miqtë, shkuar në kinema apo shijuar jetën.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix1 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix1 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar2 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport2 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix2 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix2 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook