Lidhu me ne

Radar

Sherri i princit me Elia Zaharian dhe kur media të bën për një lekë!

Shkruar nga Lutfi Dervishi

Sherri i princit me Elia Zaharian dhe kur media të bën për

As Ai dhe as Ajo nuk kanë qenë personazhe skandalesh, por persona publik që kanë harruar që sot nuk mendon kush dy herë të servir në pjate anën e errët të atyre që iu është shembur bota nën këmbë!

Grindja mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë është përshkallëzuar deri në konfrontim duke nxjerrë në pah anën më të errët të një mosmarrëveshje martesore, tashmë në proces divorci.

Një video që është bërë virale shfaq një gjendje emocionale të ngarkuar të Elias (në dhimbje nuk ka klas)  dhe akuza të saj për dhunë fizike dhe verbale të Princit, duke “shkruar”  kështu publikisht një tjetër kapitull të trishtë në jetën e çiftit të ri.

Pamjet shfaqin Elia-n duke akuzuar Princ Lekën për sulm ndaj babait të saj.  Transmetimi publik i videos ka sjellë një lumë reagimesh në rrjetet sociale, të mbushur kryesisht me meme, shaka, dhe tituj që dukshëm synojnë vetem klikimet. 

Ndërkohë që rrjetet sociale gjejnë argëtim në një dramë personale, pakkush mendon për individët e përfshirë e veçanërisht për  fëmijën 3 vjeç të çiftit.

Çifti, që deri dje simbolizonte një bashkim modern në kontekstin e historisë së shkurtër të monarkisë së Shqipërisë, tani gjendet në qendër të një cikloni mediatik që banalizon dhimbjen e tyre për gallatë dhe  vëmendje. 

As Ai dhe as Ajo nuk kanë qenë personazhe skandalesh, por persona publik që kanë harruar që sot nuk mendon kush dy herë të servir në pjate anën e errët të atyre që iu është shembur bota nën këmbë!

Si shoqëri ne ende nuk e kemi përqafuar “divorcin e shëndetshëm”. Rrallë dëgjon për divorc të “lehtë”, dhe divorci bëhet edhe më i traumatik  kur drama luhet në syrin publikut.

Barra emocionale e personave të përfshirë, përfshi edhe vajzën e vogël vjen duke u rënduar. Kush ka ndjekur historitë e shkuara dhe bashkkohore të familjes mbretërore britanike e ka të qartë se para se të flasësh për  princër e princesha ke të bësh me jetë njerëzore, me po të njëjtat drama, emocione dhe ndjesi si çdokush tjetër. Asgjë e re në këtë botë.

Por natyra e rrjeteve sociale nuk ka në qendër të vëmendjes empatinë dhe njerëzoren, por “biznesin e vëmendjes” dhe  spektaklin.

Saga që po kalon L. Z dhe E. Z  ngre pyetje për kufijtë e konsumit publik të jetëve private dhe rolin e rrjeteve sociale në  tragjedite personale. Ndërsa rrjetet sociale afrojnë vizibilitet dhe ndonjëherë edhe mbështetje, rreziku që edhe dramat t’i trajtojë si komedi mbetet gjithnjë aktual.

Historia që po kalon Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, përtej memeve dhe videove virale, është një kujtesë e zymtë për kostot personale të personave që bëjnë jetë publike

Çdo media kudo në Lindje dhe Perëndim do ta publikonte videon. Ngjarja është publike, çështja ka shkuar në polici dhe gjykatë. Ka interes publik, që në raste si ky, “përkthehet”, në  “interesant për publikun”.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook