Lidhu me ne

Mix

12 arsye pse ju dhembin mishrat e dhëmbëve dhe si t’i trajtoni shqetësimet

12 arsye pse ju dhembin mishrat e dhëmbëve dhe si t’i trajtoniFoto ilustruese

Dhimbja e mishrave të dhëmbëve mund të jetë shqetësuese, e madje mund ta bëjë më të vështirë procesin e ngrënies.

Për fat të mirë, shumica e këtyre shqetësimeve largohen vetë me kalimin e kohës, ose ju mund të përfitoni lehtësim nga trajtimet pa recetë dhe kujdesi në shtëpi. Por pavarësisht shkaqeve, mos i shpërfillni ose injoroni simptomat tuaja, veçanërisht nëse ato nuk përmirësohen ose përkeqësohen.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së mishrave të dhëmbëve dhe disa hapa që mund të ndërmerrni në shtëpi për t’u ndier më mirë.

Jeni duke përdorur fillin dentar në mënyrën e gabuar

Mënyra e gabuar e përdorimit të fillit dentar mund të acarojë mishrat e dhëmbëve. Përdorimi i fillit në mënyrë agresive, ushtron shumë presion tek to, duke çuar në acarim. E gjithashtu edhe larja e ashpër e dhëmbëve mund të irritojë mishrat. Nëse vëreni se mishrat e dhëmbëve gjakosen pas përdorimit të fillit, kjo mund të tregojë se nuk e keni përdorur rregullisht dhe me shumë gjasa keni grumbullim të gurëzave. Përpiquni të mos ushtroni shumë presion kur pastroni dhëmbët dhe ruani një rutinë të rregullt të kujdesit ndaj tyre.

Mund të keni lënduar mishrat e dhëmbëve

Përtypja e ushqimeve krokante mund të shkaktojë lëndime te mishrat e dhëmbëve. Ndonjëherë mund të ndodhë që një grimcë ushqimi të mbetet i bllokuar në dhëmbët tuaj duke krijuar shqetësim.

Mund të keni ndonjë plagë

Disa plagë të vogla shfaqen në përgjithësi në brendësi të buzëve, faqeve ose gjuhës, por është gjithashtu e mundur që ato të zhvillohen edhe te mishrat e dhëmbëve. Lajmi i mirë është se nuk janë ngjitëse dhe zakonisht shërohen vetë brenda disa javësh. Për të lehtësuar dhimbjen provoni të shpëlani gojën me antiseptikë pa recetë. Gjithashtu shmangni konsumin e ushqimeve pikante.

Mund të jenë acaruar nga një pastrim dentar

Nuk është e pazakontë që mishrat e dhëmbëve të lëndohen pas një pastrimi të thellë te dentist juaj. Në këtë rast koha dhe higjiena janë ilaçi më i mirë. Por nëse dhimbja ju shqetëson, provoni një qetësues dhimbjesh pa recetë. Dhe nëse simptomat vazhdojnë disa javë, kontaktoni dentistin tuaj.

Keni hequr një dhëmb

Zakonisht kjo ndodh për shkak të traumës dhe është diçka e zakonshme. Ajo që mund të bëni është që të kujdesesni më së miri për higjienën orale pas procedurës. Nëse dhimbja e mishrave të dhëmbëve zgjat më shumë se një javë ose dy, kontaktoni dentistin tuaj.

Jeni i sëmurë

I gjithë trupi juaj mund të ndiejë dhimbje kur jeni të sëmurë, dhe sigurisht që është e mundur që ato simptoma të shfaqen edhe te mishrat e dhëmbëve. Kjo ndodh më së shumti kur keni ftohje të zakonshme ose disa lloje të infeksioneve të traktit të sipërm respirator. Dhimbja e mishit të dhëmbëve shpesh reduktohet kur simptomat e tjera të përmirësohen, e rëndësishme është që gjithmonë të ruani higjienën orale.

Për shkak të ndryshimeve hormonale

Ndryshimet në nivelet e hormoneve, si ato që ndodhin gjatë pubertetit, shtatzënisë dhe para apo pas menopauzës, mund të shkaktojnë shqetësime edhe në shëndetin oral. Ju mund të shihni se mishrat e dhëmbëve janë të fryrë, skuqur dhe janë më të butë. Kjo është një gjendje që kalon vetë ndërkohë që hormonet tuaja qetësohen. E rëndësishme është që të vazhdoni të ruani higjienën e mirë orale.

Ju keni një dhëmb të prishur

Kavitetet janë zona të dëmtuara në sipërfaqen e fortë të dhëmbëve tuaj, që për disa njerëz mund të shoqërohen me dhimbje në mishrat e tyre. Prandaj në këto raste këshillohet të merrni ndihmë të specializuar nga dentisti juaj.

Keni konsumuar diçka të nxehtë

Është tepër e zakonshme që ushqimet shumë të nxehta të djegin qiellzën ose mishrat e dhëmbëve, duke shkaktuar dhimbje në këto zona. Gjithashtu edhe ushqimet me shumë aciditet, mund të irritojnë mishrat e dhëmbëve te disa njerëz. Në këto raste rekomandohet të shmangni ose të paktën të reduktoni konsumin e çdo ushqimi që shkakton irritim dhe sigurohuni që të kryeni rregullisht kontrolle dentare.

Keni alergji

Njerëzit me alergji orale mund të përjetojnë kruajtje ose ënjtje në gojë, buzë, gjuhë dhe fyt, zakonisht pasi hanë fruta ose perime të papërpunuara. Ushqimet e zakonshme që shkaktojnë këtë alergji janë pjeshka, selinoja, domatet, pjepri, bananet, kastraveci dhe kungulli i njomë. Shmangni ngrënien tyre gjatë sezonit të alergjisë, ose provoni t’i piqni, pasi temperaturat e larta mund të ndihmojnë në reduktimin e reaksioneve. Ju gjithashtu mund të pyesni mjekun tuaj për vaksinat kundër alergjive, të cilat mund të përmirësojnë simptomat.

Keni sëmundje të mishrave të dhëmbëve

Në fazat e hershme, sëmundja e mishrave të dhëmbëve quhet gingivit dhe karakterizohet nga mishra të fryrë, të skuqur ose që kanë gjakderdhje. Sëmundja periodontale më e avancuar, e quajtur periodontitis, mund të shkaktojë tërheqjen e mishrave të dhëmbëve e madje të çojë edhe në rënien e tyre. Sëmundja shpesh mund të parandalohet me anë të higjienës orale. Sigurohuni që të lani dhëmbët pas ngrënies, të paktën dy herë në ditë, dhe t’i pastroni me fill një herë në ditë.

Vuani nga ndonjë sëmundje specifike

Disa sëmundje shkaktojnë dhimbje të mishrave të dhëmbëve, duke përfshirë diabetin, disa sëmundje të frymëmarrjes dhe sëmundjet e zemrës. Nëse keni një sëmundje të tillë është shumë e rëndësishme të kryeni rregullisht kontrolle dentare dy herë në vit. Por nëse rreziku është i lartë, atëherë mjeku mund të rekomandojë që të kryeni kontrolle çdo tre deri në katër muaj.

/AgroWeb.org

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix21 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix21 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix21 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix21 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix21 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook