Lidhu me ne

Radar

Lamtumira e radhës

Recep Tayyip Erdogan preparing for a lifetime in power | eKathimerini.com

Po punoj me të gjitha forcat, sepse kjo është finalja për mua. Sipas ligjit, këto zgjedhje do të jenë të fundit“. Presidenti turk paralajmëroi me këto fjalë, për të disatën herë, tërheqjen nga politika.

Ndërsa agjencitë perëndimore e raportuan këtë lajm kryesisht nën titullin “Erdogan po mendon të largohet nga politika”, në Turqi deklarata u prit me mosbesim, sidomos në rrjetet sociale.

Po tërhiqet për të disatën herë”, shkruan shumë komentues.

Hakkı Taş, politolog në Institutin Gjerman për Studime Globale (GIGA), u jep të drejtë atyre që e shohin me skepticizëm lajmërimin e Erdogan.

Erdogan foli për zgjedhjet e tij të fundit në vitin 2009. Pastaj në vitin 2012 tha se do të kandidonte për herë të fundit për kryetar të partisë. Dhe në vitin 2023 premtoi se do të kërkonte mbështetjen e votuesve për herë të fundit dhe më pas do t’ia dorëzonte stafetën brezit të rikujton Taş.

Përgjatë këtyre viteve, pavarësisht se ka folur disa herë për largimin nga politika aktive, pas çdo zgjedhjeje, Erdogan ka vijuar të zbatojë programin e tij dhe në të njëjtën kohë të zgjerojë kompetencat e veta.

Sot Erdogan është më i pushtetshëm se kurrë. Ai është i pari president që është edhe kryeministër. Përveç kësaj, ai është edhe kryetar i partisë së tij.

Analistët politikë e shohin deklaratën e Erdoganit më shumë si një lëvizje taktike. “Ai i përdor emocionet e votuesve të tij dhe kërkon edhe një herë besimin e tyre për t’i mobilizuar ata”, thotë Taş.

Erdoğan, një politikan islamik-konservator, ka 22 vjet në pushtet. Fillimisht si kryeministër dhe që nga viti 2014 si president. Megjithatë, zgjedhjet lokale të mbajtura më 31 mars janë shumë të rëndësishme për të. Në dhjetë vitet e fundit, në Turqi janë mbajtur disa referendume, zgjedhje parlamentare, lokale dhe presidenciale. Politika, shoqëria dhe ekonomia janë vazhdimisht në atmosferën e fushatave zgjedhore.

Pas zgjedhjeve lokale në fund të marsit, situata duhet të qetësohet. Nëse nuk shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare ose presidenciale, Erdogan do të qeverisë për katër vitet e ardhshme. I guximshëm nga fitorja e tij në zgjedhjet lokale, ai dëshiron të zgjerojë edhe më tej pushtetin e tij dhe, nëse është e mundur, të ndryshojë Kushtetutën. Dhe ai po mendon edhe për pasardhësin e tij.

Për këtë, Erdoganit i duhen veçanërisht metropolet e forta ekonomikisht – Stambolli, Ankaraja, Izmiri dhe Antalia. Ato përbëjnë pothuajse gjysmën e prodhimit ekonomik të vendit. Në mënyrë të veçantë, “lufta” bëhet për metropolin 17 milionësh të Stambollit, i qeverisur nga opozita prej vitit 2019.

Kryetari Ekrem İmamoğlu nga Partia Popullore Republikane Kemaliste kërkon një mandat të dytë dhe deri më tani fushata e tij zgjedhore po zhvillohet me sukses.

Rivali i tij, Murat Kurum nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP e Erdoganit) ka qenë deri tani një figurë e zbehtë. Edhe pse për pesë vite ishte Ministër i Urbanistikës dhe Mbrojtjes së Mjedisit, ai mbeti relativisht i panjohur.

Turgut Altinok, kandidati i Erdoganit në Ankara, nuk është i suksesshëm as në fushatë. Pavarësisht parullave të ashpra nacionaliste-fetare, ai nuk grumbulloi shumë pikë. Sondazhet tregojnë se kryebashkiaku aktual Mansur Javas nga opozita CHP po kryeson ngushtë.

Kjo është arsyeja pse Erdogan ndjeu edhe një herë se duhej të përfshihej vetë në fushatë. Prej ditësh, ai kalon nga një tubim i madh parazgjedhor në tjetrin, duke mbajtur fjalime dhe duke inkurajuar mbështetësit.

Erdogan është i vetëdijshëm për rolin që luan Stambolli në politikën e të gjithë Turqisë. Ai vetë e ka nisur karrierën në Satmboll, ku ka qenë kryetar bashkie përgjatë viteve 1994-1998. Stambolli është ekonomikisht i fortë dhe në Turqi ka një shprehje: Kush fiton Stambollin ka fituar Turqinë.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook