Lidhu me ne

Mix

Brokoli; Çfarë ndodh në organizëm kur e shijoni çdo ditë!

Brokoli; Çfarë ndodh në organizëm kur e shijoni çdo

Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme nënvizojnë gjithmonë rëndësinë e konsumit të rregullt të perimeve. Ato e furnizojnë organizmin me ushqyes të nevojshëm dhe të domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin. I tillë është rasti i brokolit.

Kjo perime është fantastike, ka pak kalori por shumë ushqyes të nevojshëm. Nëse këto argumente nuk ju mjaftojnë, në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni tre arsye kryesore se përse duhet të hani brokoli çdo ditë dhe ndikimi i këtij regjimi në organizëm.

DO TË MERRNI SHUMË VITAMINË C
Një racion me brokoli ofron 80 miligramë vitaminë C që plotëson nevojat ditore të kësaj vitamine tek femrat dhe 90 për qind tek meshkujt. Vitamina C është një antioksidant i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës. Trupi e përdor atë për të prodhuar kolagjen,  një proteinë e domosdoshme për flokët dhe lëkurën.

Brokoli; Çfarë ndodh në organizëm kur e shijoni çdo

Për më tepër, vitamina C ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Për ta përmbledhur, duke ngrënë brokoli çdo ditë do të keni flokë dhe lëkurë të shëndetshme por edhe do të keni një zemër më të fortë.

MË SHUMË VITAMINË K
Brokoli është shumë i pasur me vitaminë K. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për mpiksjen e gjakut pas një lëndimi apo plage. Prania e saj nxit një reagim kimik që ndalon gjakderdhjen dhe nxit shërimin. Vitamina K është e rëndësishme edhe për shëndetin e kockave. Një racion me brokoli do të ofrojë 93 mikrogramë të vitaminës K ose diku rreth 75-100 përqind të nevojës tuaj ditore. Pra, duke ngrënë brokoli çdo ditë, do të keni kocka të forta.

ANTIOKSIDANTËT
Brokoli përmban disa antioksidantë që luftojnë qelizat e dëmshme. Ushqimet me antioksidantë siç është brokoli përmirëson shëndetin e zemrës.

SI TË SHIJONI BROKOLIN ÇDO DITË
Idea e të ngrënit brokoli të gatuar në avull tingëllon e mërzitshme. Megjithatë, ka disa mënyra të larmishme për ta ngrënë brokolin çdo ditë.Brokolin mund ta përzieni me omletë, ta kombinoni në gatime me djathë, ta kaloni në miksër për ta transformuar në salcë ose ta kavërdisni lehtë me vaj ulliri e hudhër e ta pasuroni me djathë të bardhë ose kaçkavall e ta përdorni për makaronat

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook