Lidhu me ne

Mix

Sa është sasia e mishit që duhet të konsumoni në javë

Sa është sasia e mishit që duhet të konsumoni në

Mishi i kuq është një nga pjatat kryesore dhe shumë të shijshme në vaktet e shumë familjeve.

Pavarësisht kësaj shumë studime flasin për rrezikun që mishi i kuq mund të sjellë në trupin e njeriut.

I pasur me vitamina, minerale dhe hekur përmban një sasi të madhe yndyre në përbërje që mund të jetë e dëmshme për organizmin.

Tek mishi i kuq më të përdorshmit janë mishi i viçit, derrit, qengjit dhe deles të cilët janë të pasur me yndyrna.

Ekspertët rekomandojnë një guidë e cila ju ndihmon në marrjen e duhur të vlerave që mishi i kuq ka, gjithashtu edhe kujdesjen ndaj nivelit të yndyrës.

AgroWeb.org në këtë artikull ju tregon vlerat dhe risqet e konsumimit të mishit të kuq dhe sa duhet të konsumoni.

Vlerat e mishit të kuq

Mishi i kuq është një burim i mirë mineralesh duke përfshirë këtu proteinat, vitaminën B12, omega-3 dhe hekur.

Rekomandohet shumë kur njeriu është në fazat e para të jetës pikërisht për mineralet forcueze që dhuron.

Për të përfituar sa më shumë kujdesuni të zgjidhni pjesë mishi që nuk kanë dhjamë të tepruar.

Në këtë mënyrë mishi i kuq nuk do të ndikojë në nivelin tuaj të kolesterolit apo në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Rreziqet e mishit të kuq

Acidet yndyrore me të cilat është i pasur mishi i kuq kanë edhe sasi të mëdha kalorish, kolesteroli dhe dhjami.

Veçanërisht mishi i kuq i ambalazhuar apo i përpunuar është një ndër armiqtë kryesor të shëndetit tuaj.

Ky lloj mishi është i pasur me kripëra dhe konservantë, dy përbërës që shtojnë rrezikun për një mori sëmundjesh.

Këto lloje mishi janë burim i sëmundjeve si diabeti, kolesteroli i lartë dhe sëmundje të zemrës.

Sa duhet të konsumoni

Nëse konsumoni më shumë se 90 gramë mish të kuq në ditë atëherë keni kaluar vlerat e rekomanduara.

Ekspertët rekomandojnë të mos konsumoni më shumë se 70 gramë mish të kuq të gatuar në ditë.

Edhe kjo sasi mund të mos jetë baza e dietës tuaj të përditshme pasi ekspertët rekomandojnë një shumëllojshmëri ushqimesh.

Kujdesuni që të konsumoni gjithnjë mish të freskët dhe jo më shumë se 400-500 gramë gjatë gjithë javës.

Alternativa

Disa alternativa të mira për të pasuruar dietën tuaj mund të jenë mishi i pulës, i gjelit, peshku, vezët dhe produktet e bulmetit.

Konsumoni perime dhe ushqime të pasura me vitaminë B12, një ndihmës i mirë mund të jetë edhe spinaqi apo bishtajoret.

Sigurohuni të merrni proteina nga të gjitha burimet natyrore që e ofrojnë këtë.

Balanconi dietën dhe konsumimin e mishit të kuq i cili duhet të jetë gjithnjë i freskët dhe i shëndetshëm.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook