Lidhu me ne

Kioske

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati

Kartolinat e paguara nga Tirana

Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të vogël në mediat vendase. TV-të dhe gazetat on line të propagandës, brohoritën me të madhe për këtë sukses të ri të vendit, të udhëhequr nga rilindja.

Ndërsa pak gazetarë skrupulozë, nga ata që dinë të lexojnë mes reshtave, vunë re një detaj të vogël që fshihte një anomali të madhe. Në fotot ilustruese të këtij artikulli, ishin fiksuar me gjithë magjinë e tyre godinat historike të Tiranës, po nuk dukeshin gjëkundi rokaqiejt që po i marrin frymën asaj. Kështu, në “kartolina” shihej ende ndërtesa e pashembur e Teatrit Kombëtar, nga hapsira përballë tij shquhej minarja e xhamisë tashmë e fshehur pas kullave, ndërsa nga sheshi Skënderbej dukej sahati pa grataciela në sfond.

Pra, turistët që ftohem të vizitojnë Tiranën e sotme gënjehen me karremin e një qyteti që ne tashmë e kemi zhdukur. 

Pavarësisht se edhe Lapsi.al, ashtu si disa media të tjera të pavaruara, e pa nga ky këndvështrim këtë manipulim me imazhet, thelbi i kësaj historie qëndron tjetërkund. Lajmi nuk është më te retushimi i fotove me kulla, për të cilat Erion Veliaj (linku poshte) ka thyer rekorde qesharakëzimi. Debati nuk qëndron as vetëm te hipokrizia e atyre që kur japin leje i stigmatizojnë kritikët si kullofobë, ndërsa kur reklamojnë veten, i pastrojnë nga sfondi këto monumente të pastrimit të parave. 

Prezenca e “fotove gënjeshtare” në artikull tregon një gjë tjetër. Deri sa aty gjenden imazhet pa kulla që propogandon pushteti, të shtohen dyshimet se “Vanity Fair” nuk ka bërë një artikull gazetaresk, por një shkrim të sponsorizuar. Pra, revista italiane nuk ka sjellë këtu bashkë me gazetaren edhe fotoreporterin e saj, për të pasqyruar Tiranën siç është sot, po e ka ilustruar tekstin me imazhet që i kanë servirur porositësit.

Edhe deri këtu gjithçka është normale. Qeveria pavarësisht se nuk e pranon, bën mirë që paguan për promovimin e turizmit në tregun ndërkombëtar. Madje ajo e ka detyrim ta bëjë një gjë të tillë. 

Por, problemi nis kur fillojnë e kërcasin boritë lokale të propaganës. I pari që e postoi linkun e Vanity Fair ishte Edi Rama, i cili me një lehtësi të habitshme, që do të bënte të nënqeshte çdo gazetar italian, e ngriti në rangun e revistës prestigjoze. Menjëherë mediat që i besojnë kryeministrit njësoj si një profeti, Shqiptarja.com, TV Klan, Koha Jonë, raportuan për ngjarjen e madhe që zuri vend në faqet e “prestigjozes” italiane. Mbarë pesazhi mediatik u përmbyt nga propoganda e atyre që nga izolimi i ballkonit të vet, Sali Berisha u ngjiti nofkën “tele-turizmi”.

Pikërisht këtu qëndron e vërteta e trishtë e këtij manipulimi. Jo vetëm te fakti që rilindja paguan për të joshur turistët e huaj me një Tiranë që nuk ekziston më. Por se ajo, mbi të gjitha, gënjen shqiptarët për t’u shitur një fabul të paqenë. Duke përdorur artikuj që i ka sponsorizuar vetë, ajo u imponon atyre rrëfimin e një Shqipërie aq të lulëzuar, sa po tërbon dhe mediat ndërkombëtare.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook