Lidhu me ne

Mix

10 filma brilantë që nuk kanë marrë asnjë nominim për Oscar

Ndarja e çmimeve Oscar është një nga evenimentet më të rendësishme të botës së kinematografisë, po ashtu edhe rrëmbimi i këtij çmimi, për filmin më të mirë, aktorët për rolin më të mirë etj. Por, jo domosdoshmërisht nominimi për një Oscar e bënë në mënyrë direkte një film të mirë.

Nëse do të diskutonim pothuajse  për çdo film të ri  me superhero, kategorikisht ky film  fiton një nominim falë realizimeve  teknike ose  grimit, ndërsa filmat e animuar pranohen për shkak të numrit të ulët të cilat ofrohen në një vit të caktuar.

Kjo do të thotë se filma si ‘DC’s Suicide Squad’ mund të jenë gjykuar  nga kritikët, por prapë do të njihen nga Akademia, gjë e cila duket  ironike për faktin se kur diskutohet për klasikët si;

“The Good, The Bad and Ugly & The Shining” – nuk janë nominuar  kurrë.

Për këtë gjë ka shkruar edhe gazeta e famshme ‘ The independent’ duke bashkangjitur një listë të gjatë  të  disa filmave mjaft të mirë dhe interesant në botën e madhe të kinematografisë, por që nuk janë nominuar asnjëherë për Oscar.

1.      American Honey (2016)

 Nga shfaqja si një kërcimtare mbështetëse në ‘Top of the Pops’ deri te fitimi i një Oskari për regjisorin më të mire, do të kishte qenë një trajektore e shkëlqyer për Andrea Arnold pas publikimit të ‘American Honey’ , një dramë që ndjek një vajzë adoleshente (Sasha Lane) që gjendet  në turmën e gabuar. Dita e Arnoldit mund  dhe duhet të vij në vijimësi.

2.      American Psycho (2000)

Me protagonist fituesin e ardhshëm të Oskarit, Christian Bale ky film është  adaptuar nga Mary Harron pjesë e  romanit të Bret Easton Ellis – në të cilin aktori luan rolin e psikopatit, Patrick Bateman. Ky film nuk mori asnjë nominim.

3.      Babyteeth (2019)

Ky film është  xhiruar në vitin 2019, por u shfaq në SHBA në vitin 2020 dhe ishte një nga filmat më të mirë të vitit. Aktorët kryesorë të  filmit – Eliza Scanlen, Toby Wallace, Essie Davis dhe Ben Mendelsohn – të gjithë merituan nominime për aktrim, por me sa duket votuesit nuk e panë kurrë atë.

4.      Before Sunrise (1995)

 Dy kapitujt e fundit të triologjisë “Para…” të Richard Linklater fituan nominimin për skenar dhe  ky ishte  filmi që prezantoi botën me çiftin e ardhshëm të martuar Jesse (Ethan Hawke) dhe Céline (Julie Delpy) e cila u anashkalua në mënyrë dredharake.

5.      The Big Heat (1953)

 Fritz Lang, pati një numër filmash të anashkaluar nga Akademia. Filmi me protagonistë Glenn Ford, Lee Marvin dhe Gloria Grahame, është një film që do të prisnit të kishte qenë i nominuar, por përkundrazi nuk mori asnjë nominim.

6.      The Big Lebowski (1998)

Bujaria e Akademisë ndaj vëllezërve Coen arriti kulmin kur ‘No Country for Old Men’ mposhti ‘There Will Be Blood’ në një nga garat më të afërta të ceremonisë për filmin më të mirë të të gjitha kohërave.  Ende  është për t’u habitur që një nga filmat e tyre të paktë që i shmanget çdo nominimi është kjo komedi pafundësisht e cituar me Jeff Bridges në rolin e ‘The Dude.’

7.      The Big Lebowski (1998)

Brian De Palma nuk bën saktësisht filma me shpresën për të fituar çmime, por thrilleri i tij politik – i bazuar në ‘Blow U’p të Michelangelo Antonionit – do të kishte merituar çdo Oscar për të cilin ishte nominuar.

8.      The Big Lebowski (1998)

Dështimi për të marrë një nominim është dëshmi se përse Oscars nuk gjeneron respekt të madh në komunitetin e filmit. Pavarësisht se është një nga filmat më të studiuar në botë, kryevepra franceze e Jean Luc-Godard ka një çmim Oscar prej zero.

9.      Bringing Up Baby (1938)

 Akademia shpërbleu shumë komedi të shquara gjatë viteve, megjithëse kjo komedi e drejtuar nga Howard Hawks me Cary Grant dhe Katharine Hepburn – të cilët do të vazhdonin të mbanin rekordin për shumicën e fitoreve – nuk ishte një prej tyre.

10.  Don’t Look Now (1973)

 Duket se Oscars kishte vend vetëm për një film horror në ceremoninë e vitit 1973, me ‘The Exorcist’ që fitoi dy Oscar atë vit, pavarësisht se filmi i Nicolas Roeg-it në Venecia nuk arriti të siguroj një nominim të vetëm. Në fakt, Nicolas Roeg i cili drejtoi këtë film  të vendosur në Venecia, është një nga regjisorët më të anashkaluar padrejtësisht në historinë e Oscars.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook