Lidhu me ne

Kryesore

Në Turqi opozita po shkon drejt pushtetit, kurse në Tiranë opozita po ruhet nga burgu

İmamoğlu: Benim ikna edemeyeceğim kimse yok « PolitikYol.com | Yorum,  Analiz, Haber Sitesi

Ish-kryeministri Berisha uroi fitoren e opozitës turke në qytetet e mëdha të Turqisë. Me tone entuziaste Berisha thotë se në Turqi opozita po forcohet dhe po krijon besim në popull.

Ndër të tjera Berisha thotë:” Presidenti Erdogan ka pranuar humbjen dhe vlerëson fitoren e opozitës si pikë kthese në historinë e Turqisë. Qëndrime autoritare, afinitet i tepruar me Rusinë, braktisja e trashëgimisë kemaliste dhe ndërhyrjet e tij dhe shtetit në çështjet e fesë, u ndëshkuan nga zgjedhësit turq në këto zgjedhje.

Shtoj këtu gjithashtu se humbja në Stamboll dhe Bursë, qytete me prezencë të fuqishme shqiptare, dëshmon se Erdogan pagoi gjithashtu mbështetjen obskure dhe aprincipiale personale që ai i ka dhëne këto vite Edi Ramës, këtij armiku të vërtetë të kombit shqiptar, i cili me narkoshtetin që ndërtoi, largoi nga Shqipëria 1/3 e shqiptarëve.

Me këtë rast Partia Demokratike uron përzemërsisht fitoren e opozitës turke në këto zgjedhje dhe mbetet e hapur të bashkëpunoj me udhëheqjen opozitare në interesin më të mirë për një të ardhme në paqe e demokraci të dy popujve dhe dy vendeve tona”- sqaron ish-kryeministri demokrat.

Pyetja shtrohet se kur në Turqi opozita rimori qytetet e mëdha në zgjedhjet vendore, por pse në Shqipëri PD dhe krejt opozita humbi edhe bastionin e saj verior, qytetin e Shkodrës.

Në qoftëse në Turqi opozita krijon besim dhe nxjerr lider të rinjë, e kundërta ndodh në Shqipëri.

Këtu opozita po sakatohet akoma mes vetes, dhe nuk krijon besim.

Opozita në Tiranë po lufton të rimarrë votat e saj diku të 600 apo 700 mijë vota, kurse kryeministri Rama po punon që nga 800 mijë vota të shkojë me shumë dhe të blindojë pushtetin.

Këtu liderët kryesorë të opozitës janë të njëjtë tash 33 vite, kurse në Turqi ajo forcohet se krijon shpresë dhe besim në popull, pasi kreu i opozitës është një politikan 52 vjeçar.

Tiranë liderët e opozitës i kanë provuar të gjitha postet në shtet nga kryeminister dhe president dhe anasjelltas ndaj nuk kanë asnjë dëshirë për t’u rikthyer në pushtet.

Në Tiranë bëhet sikur po luftojnë qeverinë por me shumë e kanë hallin se si të ruajnë bizneset dhe eurot që kanë fituar kur ishin në pushtet. Me shumë ata merakosen nga SPAK-u  se sa mendojnë seriozisht tek rrëzimi i Edi Ramës.

Këtu opozita bën sikur e lufton Edi Ramën, por nën rrogoz çjnë fjalë për marëveshje që të mos shkojnë në burg dhe të mos iu preken bizneset dhe paratë e familjarëve.

Dhe kryeministri Rama ua di hallin ndaj i lejon të thonë çfarë të duan me fjalë, bile edhe të krijojnë fortunë “revolucionesh”, por vetëm të mos bëjnë realisht rrëzim pushteti.

Turqi opozita po shkon drejt pushtetit, kurse në Tiranë opozita po ruhet nga burgu dhe nuk e ka mendjen te pushteti që duan demokratët.

Opozita shqiptare është si dita me natën në raport me opozitën turke, ku natyrisht “nata” mbetet kjo e Tiranës, prandaj imagjinoni se si është ajo në raport me Europën dhe vlerat demokratike opozitare.

/Kohajone

MË TEPËR

Radar2 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix2 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix2 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix2 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix2 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix2 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix2 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix2 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix2 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix2 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook