Lidhu me ne

Radar

Nuk të jep fitore “vula” e partisë

Shkruar nga Artur Ajazi

Nuk të jep fitore “vula” e partisë

Nuk të jep vula dhe flamuri partisë as fitoren, as humbjen, por ta jep konkurrenca e ndershme, vota e lirë, programi politik ambicioz që një parti apo lider shpalos.

Ka 2 vjet që Rithemelimi justifikohet me argumentin se “vula mban peng fitoren tonë mbi qeverisjes Rama”. Madje thonë se “sapo të marrim vulë, do rrëzojmë qeverinë”. Kjo dhe mjaft broçkulla të tjera, janë bërë objekt i fjalimeve dhe ligjëratave nga rithemeluesit dhe shpura e tyre në rrugica, oborre selish, parlament, bulevarde, dhe takime “gju më gju me popullin”. Pra i bie që, “vula qenkësh sekreti dhe pika kyçe, nga ku varet fitorja e Berishës, dhe humbja e Ramës”.

Në keni dëgjuar gjëkundi budallallëk më të madh se ky, hajde ta bëjmë pastaj skenar seriali filmik. Nuk të jep vula dhe flamuri partisë as fitoren, as humbjen, por ta jep konkurrenca e ndershme, vota e lirë, programi politik ambicioz që një parti apo lider shpalos para mbështetësve dhe bazës së asaj force politike. Nuk të jep vula fitoren në zgjedhjet brenda partisë, apo në zgjedhjet vendore apo parlamentare.

Në fushata zgjedhore, qoftë edhe një individ mund të dalë ballazi para çdo force politike dhe ta mposhtë atë me argumente dhe premtime reale. Nuk të jep vula fitoren, kur ke 1001 probleme brenda “familjes tënde politike”, dhe kur nuk mbledh dot njerëzit rreth teje. Nuk të jep vula fitoren në zgjedhje, kur ti edhe me “vulë” ke humbur nja 7 palë zgjedhje dhe je rrudhur aq shumë sa nuk mbledh dot as çerekun e çerekut të partisë në bulevarde. Por tanimë problemi i “vulës, firmës, simboleve”, është kthyer në pretekst, në teatër dhe komedi brenda asaj force politike.

Po të isha si Basha, do t’ia jepja vulën Rithemelimit dhe nuk do të zhgënjehesha, pasi në 2025 humbja e tyre do të ishte më e madhe se 4 vite më parë. Pse ndodh kjo?

Për 1001 arsye, por më kryesorja mbetet, mungesa e argumenteve për të bindur shumicën brenda partisë, pasi nuk bëhet fjalë për shumicën e shqiptareve. Duke e kthyer në problem madhor, apo dhe “kauzë” të partisë, ndoshta kreu i Rithemelimit ka menduar se, problemi i vulës do të zgjasë pa fund, madje edhe për të justifikuar humbjen e radhës. Duhet një shkak, për t’i thënë demokratëve në 2025 se “ja humbëm sërish, sepse Edi Rama nuk na dha vulën e partisë”.

Ndaj, si me vulë dhe pa vulë, mendoj se fatin e fitores apo humbjes e vendosin të tjerë faktorë bindës, sidomos në fushata elektorale, ku shpalosja programeve dhe alternativave, nuk ka nevojë për skenarë dhe “spërdredhje” të tepërt. Vota merret duke i bindur njerëzit dhe jo duke i mashtruar ata me mllefet ndaj kundërshtarit politik.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook