Lidhu me ne

Radar

Veliaj në rastin më të keq bashkëpunëtor, në më të mirin i paaftë

Nga Ola Xama

Veliaj në rastin më të keq bashkëpunëtor, në

Ajo që lexohet në dosjen e hetimeve të SPAK për aferën e kompanisë ‘5D Konstruksion’, nuk është as më pak e as më shumë se ato që dëgjojmë çdo ditë për mënyrën se si paracaktohen tenderat dhe se si shteti vendos kë të bëjë të pasur duke blerë pushtet. Duke kontrolluar në procedurat e prokurimeve që i janë dhënë kësaj firme, në total të dalin një dyzinë kompanish të cilat marrin pjesë në tendera herë bashkë dhe herë kundër njëri-tjetrit. Përfituesit numërohen me gishtat e dorës dhe ata që nuk janë rrethi i tyre skualifikohen në të gjitha fazat.

Çudia që na krijuan hetimet e kompanisë 5D, lidhet me risinë se në dallim nga skema klasike që kemi dëgjuar, drejtorët nuk merrnin përqindje në tendera por ia çonin të gjitha paratë firmës së tyre. Është naive që çdokush në këtë vend të besojë se ata që sot punojnë në poste drejtuese në administratë rropaten për të mirën e popullit, dalin lypin vota ditë e natë në fushatë dhe kënaqen me një pagë që në rastin më të mirë nuk kalon 1.200 euro. Me pagat që sot ka shumica e institucioneve publike, ai që kërkon të pasurohet me dinjitet ose kalon në sektorin privat ose largohet nga ky vend.

Naive është po ashtu të besohet se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ka ditur gjë për këtë aferë. Përgjegjësia e parë ka të bëjë me rolin e tij si titullar i Autoritetit Kontraktor në 8 procedura ku fitues ka qënë kompania ‘5D Konstruksion’. SPAK ka vërtetuar se pronarë janë drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë Tiranë dhe njerzit e afërt të tij. A duhet hetuar nëse ka patur dijeni për konfliktin e interesit, njësoj siç është hetuar roli i ish-ministrit Ilir Beqaj te dosja e ‘Sterilizimit’?

Së dyti, titullari i Autoritetit Kontraktor është personi i cili cakton njësinë e prokurimit, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shpall fituesin dhe lidh kontratën. Po ashtu, në 3 raste Erion Veliaj është njoftuar me shkresë nga operatorët pjesëmarrës në tender për ankesa që kanë patur për skualifikim të padrejtë.

Natyrshëm lind pyetja: A është Erion Veliaj ai që lexon ankesën dhe cakton antarët e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave? Si ka vepruar ai në rastin që disa kompani e kanë njoftuar se oferta e tyre më e ulët, që mund t’i kursente para bashkisë dhe qytetarëve është skualifikuar padrejtësisht? Përse komisioni i ankesave i ngritur prej tij, nuk konstatoi shkeljet që gjeti SPAK në këto procedura?

Përgjegjësia e tretë është morale. Përse Veliaj nxitoi të mbështesë drejtorët e tij dhe të ‘duartrokasë’ kallëzimin që ata bënë për shpifje pas denoncimit të kandidatit të PD në zgjedhjet lokale? Përse nuk ngriti një audit, nuk ushtroi një kontroll, nuk premtoi hetime? Këtë histori sido që ta kthesh, të gjitha rrugët të çojnë te konkluzioni se ose përfitimet e paligjshme janë bërë me bekimin e tij, ose institucioni që ai drejton ka rënë në të gjitha instancat. Në rastin më të keq është bashkëpunëtor dhe në rastin më të mirë është i paaftë për të drejtuar bashkinë!

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook