Lidhu me ne

Radar

Çiljeta, dil nga ‘Ferma VIP’! Lali ka nevojë për ty !

Çiljeta, dil nga 'Ferma VIP'! Lali ka nevojë për ty,

Po ku janë yjet e Lalit sot që ai është në vështirësi?

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj po kalon ditë të vështira pas arrestimit të drejtorëve dhe miqve të tij më të ngushtë nga SPAK.

Redi Molla, i cili ka qenë në krye të shoqërisë “ujësjellës Kanalizime”, dhe Maringlen Qato, deri para disa kohësh në krye të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ata dyshohen për “korrupsion pasiv” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.
Një urdhër i dytë arresti, është lëshuar dhe për Taulant Tushen, ish Drejtor i Përgjithshëm, i arrestuar më herët, për përfshirjen në rastin e inceneratorit të Tiranës. Ai dyshohet për “shkelje të barazisë në tendera”.

Po ku janë yjet e Lalit sot që ai është në vështirësi?

Sa herë ka zgjedhje dhe Lali është në fushatë, rreth vetes mban gjithmonë disa ‘artista’ si Noizy, Ciljeta, Ermal Mamaqi etj, të cilët në këmbim të ‘lëpirjeve’ ndaj kryetarit të Bashkisë, marrin fonde publike, privilegje, punësime etj.

Nuk kanë munguar as deklaratat e tipit: E ke kthyer Tiranën në një qytet Europian! Fitoren e kemi në xhep! Një deklaratë kjo e ‘artistit’ Noizyt, i cili shkon nga ‘fryn’ leku.

Reperi i cili reklamon jetën e luksit dhe të gangsterit u ble nga Erion Veliaj për 50 milionë lekë. Siç shihet nga një transaksioni kompania e quajtur ‘Iliriyan Bloodline’ në pronësi të Rigels Rajku ka marrë një pagesë prej 50 milionë lekësh nga Erion Veliaj si pjesë e projektit art-kulturë të bashkisë. Sipas burimeve kjo është vlera më e vogël që Noizy ka marrë nga Lali. Por tani që Lali është në vështirësi duket se Noizy nuk e ka vënë ‘ujin në zjarr’ për hallet e tij. Ai duhej të postonte Tiranën në Instagram, ose të dilte të bënte bamirësi, pse jo edhe të mbillte ndonjë pemë!

Çiljeta, dil nga 'Ferma VIP'! Lali ka nevojë për ty,
Çiljeta, dil nga 'Ferma VIP'! Lali ka nevojë për ty,
Çiljeta, dil nga 'Ferma VIP'! Lali ka nevojë për ty,

Ermal Mamaqin nuk mund ta bëjmë me faj! Ai është i zënë me Ilir Beqjen, pasi nuk se shquhet për zgjuarsi dhe e ka ngaterruar veten me hallet e ministrit. Gjithësesi, një fjalë për Tiranën duhej ta thoshte…

Çiljeta, dil nga 'Ferma VIP'! Lali ka nevojë për ty,
Çiljeta, dil nga 'Ferma VIP'! Lali ka nevojë për ty,

Shpëtimtarja tjetër e ‘Lalit’, Ciljeta Xhilaga do të ishte aty për ti ardhur në ndihmë, por as ajo nuk vjen dot se e kanë mbyllur te ‘Ferma VIP’.

Nga ana tjetër Çili ka pikasur me fjalimin e saj për Lalin:

“Ndoshta shumë nga ju habiten që më shikojnë sot këtu por unë di të them vetëm dy fjalë. Lali Eri është nga ato djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua. Përtej pjesës partiake, si politikan, ai mbi të gjitha di të jetë një njeri, me një zemër shumë të madhe. Unë sot këtu jam si Çiljeta, si artiste. Sot tek ju shoh veten time përpara shumë vitesh ku kisha plotë ëndrra dhe pasione. Kështu që ajo këshillë që do t’ju jepja është që të vini zemrën në pasionet tuaja, në ëndrrat tuaja, sepse ajo do zgjojë çdo gjë që ju t’i shkoni ëndrrave tuaja deri në fund. Sigurisht kush e shikon veten si Lali Eri i ardhshëm, që i bën gjërat me zemër, ndiqni zemrën tuaj. Nxirrni nga zemra më të mirën që ju buron sepse dashamirësia është arma më e fortë e çdo njeriu në jetë”.

Çiljeta, dil nga 'Ferma VIP'! Lali ka nevojë për ty,

Por nuk është cudi që Lalit ti vijnë përforcime artistash ndëkombëtar si: Rita Ora, Ermal Meta, Dua Lipa e Ksamilit, apo edhe kjo nuk i vjen dot në ndihmë? 

/Pamfleti

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook