Lidhu me ne

Kryesore

Rama mbështet Veliajn: Edhe ai s’di gjë se çfarë bëjnë drejtorët

Arrestimet e ish-drejtorëve të bashkisë/ Rama: Bashkohem

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me arrestimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës nga SPAK, ku shprehet se është dakord me deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Rama është shprehur se mbështetja e tyre ndaj SPAK nuk është propagandë, po vullnet i hekurt politik.

Kështu thotë kreu i qeverisë, arrestimet në Bashkinë e Tiranës dëshmojnë edhe njëherë se as nuk e kontrollojnë SPAK-un dhe as nuk komentojnë çfarëdoqoftë lidhur me vërtetësinë e akuzave të SPAK-ut, apo për këdoqoftë që SPAK-u merr të pandehur.

Reagimi i Edi Ramës:

S’mund të jem më shumë dakord me sa u tha sot kryebashkiaku Erion Veliaj qytetarëve të Tiranës, në mesazhin e drejtpërdrejtë lidhur me ndalimin nga SPAK-u të disa ish-drejtorëve e drejtorëve të bashkisë!

Mendësia e vjetër komuniste, fatkeqësisht ende shumë e pranishme në mënyrën e të parit të tjetrit si armiku që duhet shkatërruar (falë trashëgimisë së hidhur në një segment të tërë të politikës e të medias shqiptare të një komunisti fanatik, të konvertuar në liderin trushpëlarës të krejt atij segmenti që nga dita e parë e pluralizmit deri sot) nakatosur me thashetheme kafenesh, mllefe interesaxhinjsh dhe interesa gjobaxhinjsh, nëpër ekrane e portale që u ngjajnë tabelave të fletë-rrufeve të komunizmit, prodhon përditë baltë e helm me çështjet e drejtësisë! Po kësaj s’kemi ç’i bëjmë për sa kohë shpifjet e politikanëve dhe denigrimet e killerave mediatikë, janë bërë pjesë e jetës sonë publike të kthyer në një xhungël ku s’e merr vesh i pari të dytin, ku nuk debatohet me argumenta po vetëm propagandohet me akuza e bërtitet për të mos lënë tjetrin të flasë, ku liria e shprehjes është bërë liri e shpifjes, ku shpifësit përveçse me votë nuk ndëshkohen as me ligj e as me zakon, po vetëm zaptojnë me pafytyrësi që edhe në Kanunin e vjetër të shqiptarëve, edhe në çdo libër edukate të qytetërimit demokratik, konsiderohet shkelje e pafalshme.

Por ky i sotmi është përsëri rasti për të thënë me zë të lartë, se mbështetja jonë për SPAK-un nuk është propagandë, po vullnet i hekurt politik; qëndrimi ynë pa koment, sa herë SPAK-u godet brenda strukturave të ekzekutivit në çdo nivel, nuk është strukje, as frikë, po shprehje shembullore e vijës së kuqe mes nesh, partisë që qeveris e udhëheq Reformën në Drejtësi dhe Drejtësisë së Re që ka të gjithë mbështetjen tonë; goditjet e SPAK-ut ndaj kujtdqoftë në radhët e ekzekutivit, në çdo nivel të qeverisjes, që ka shkelur ligjin dhe ka tradhëtuar misionin tonë në shërbim të këtij vendi e të këtij populli, ne nuk i përjetojmë si gjëma, as si fajësi kolektive, po si një ndihmë të paçmuar në një luftë kundër korrupsionit, të cilën deri dje nuk e bënim dot sa e si duhej, pikërisht sepse mungonte krahu i drejtësisë së pavarur!

Kështu që edhe kjo çështja më e fundit e disa ish-zyrtarëve e zyrtarëve të bashkisë Tiranë, edhe qëndrimi i drejtë i Erionit sot, me të cilin bashkohem fjalë e presje, dëshmojnë edhe njëherë se ne as nuk e kontrollojmë SPAK-un, as nuk kemi ndërmend të ndryshojmë qasjen fuqimisht mbështetëse për SPAK-un, as nuk komentojmë çfarëdoqoftë lidhur me vërtetësinë e akuzave të SPAK-ut, për këdoqoftë që SPAK-u merr të pandehur dhe as nuk kemi asnjë lidhje me dokrrat e segmentit politik e mediatik, që prodhon përditë baltë e helm në seanca parlamentare, shfaqje televizive e kanale digjitale, ku lloj-lloj pjellash të mendësisë së errët inkuizicionale, na bëjnë gjyqe si ato të komunizmit, duke u përpjekur të na fusin të tërëve në çdo trastë e thes korrupsioni që hapet nga SPAK-u!

Ne jemi në këtë detyrë për të bërë Shqipërinë Europiane 2030 me reforma të vërteta, përpjekje të mëdha, vendosmëri absolute dhe me të gjitha forcat e ekzekutivit, gjyqësorit dhe legjislativit, ku punët janë të ndara e ku lavdi Zotit, popullit që e mbështeti fuqimisht hapjen e rrugës së Reformës në Drejtësi dhe Partisë Socialiste, e cila i hyri detit në këmbë për ta hapur këtë rrugë, tanimë s’jemi më vendi ku për 100 e kusur vite nuk u hetua e gjykua kurrë nga një drejtësi e pavarur, as edhe një person me pushtet politik a lidhje me të!

Prandaj qentë le të lehin, Shqipëria do të shkojë përpara, me qeverinë e Partisë Socialiste që do të ecë vetëm përpara, me Drejtësinë e Re që duhet të vazhdojë vetëm përpara, pa i lënë kusur askujt që përdor flamujt e partive, majtas e djathtas, lart apo poshtë, për të nxjerrë përfitime të paligjshme për veten a të afërmit e vet, duke punuar për shtetin me një xhep të dukshëm për të ardhurat nga puna dhe me një xhep të fshehtë për paratë e marra me korrupsion.

MË TEPËR

Kryesore23 orë më herët

Pensionistët në festë! Çfarë të bëjmë me 700 lekë ?

Nga Lutfi Dervishi Rritjen prej 700 lekë e pensioneve çdo pensionist po e ndjen thellë në kocka – dikush thotë...

Aktualitet23 orë më herët

Restorantet pastrojnë para, Gjepali: Po prishin tregun e shërbimit në Shqipëri

Restorantet e hapura për të pastruar paratë po prishin tregun në Shqipëri, në një kohë kur turizmi po ndihmon në...

Radar23 orë më herët

BE, 118 miliardë euro për Ukrainën që nga nisja e konfliktit

Ndihma për Ukrainën nga Bashkimi Evropian që nga fillimi i konfliktit ka arritur në një total prej 118 miliardë eurosh,...

Mix23 orë më herët

Çmimet Emmy 2024: Lista e plotë e fituesve

Në Los Angeles u zhvilluar ceremonia e 76-të e çmimeve prestigjioze Emmy, ku u vlerësuan serialet më të mirë Në...

Mix23 orë më herët

Shenjat e horoskopit që dështojnë në dashuri

Dashuria mund t’ju detyrojë të bëni budallallëqe. Kur e doni dikë, në të vërtetë nuk i vini re të metat...

Mix23 orë më herët

Naomi Campbell hap biznes në Dubai, ja për se bëhet fjalë

Naomi Campbell ka njoftuar se do të bashkojë forcat me themeluesin e PrettyLittleThing, Umar Kamani për një sipërmarrje të re...

Mix23 orë më herët

Menopauza, çfarë duhet të dinë gratë dhe si mund ta trajtojnë

Tek femrat menopauza zakonisht ndodh rreth moshës së mesme, duke sjellë pas vetes edhe mbylljen e ciklit të tyre riprodhues....

Mix24 orë më herët

Magnezi dhe shëndeti i veshkave

Magnezi është kationi i katërt më i bollshëm dhe është thelbësor për çdo qelizë . Ky mineral është një kofaktor...

Mix24 orë më herët

6 ushqime dhe pije që nuk janë të mira për zorrën tuaj

Ushqimet dhe pijet ndikojnë në shëndetin tuaj të përgjithshëm të zorrëve, duke ulur ose rritur rrezikun e sëmundjeve të tretjes....

Mix24 orë më herët

Si mund të ndihmojë magnezi me simptomat e menopauzës

Menopauza është procesi natyror biologjik që shënon fundin e ciklit menstrual. Për shumë gra, ky tranzicion mund të vijë me...

Facebook