Lidhu me ne

Radar

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira në fillimet e jetës parlamentare në Shqipëri. Më vonë politika do t’i ndante, por përsëri do t’i bashkonte.” Ikonomi ka publikuat një ndër letrat që Noli i dërgonte me mjaft mirësjellje Zogut.

Ilir Ikonomi u vlerësua pak kohë më parë me Çmimin Lumo Skëndo për veprën më të mirë publicistike e eseistike për vitin 2023, me librin “Fan Noli-Apostulli”. Me një punë kërkimore 10-vjeçare, Ikonomi solli për lexuesin biografinë e Fan Nolit, një prej figurave më të shquara të shekullit të XX, të ndarë në tre vëllime, botime të UET PRESS.

Postimi i plotë i Ilir Ikonomit:

Dy miq të sjellshëm

Ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira në fillimet e jetës parlamentare në Shqipëri. Më vonë politika do t’i ndante, por përsëri do t’i bashkonte.

Ata u njohën në vitin 1921, kur Noli shkoi në Shqipëri nga Gjeneva dhe u bë deputet që përfaqësonte Vatrën e Amerikës. Të dy ishin anëtarë të Partisë Popullore. Zogu ishte 26 vjeç, Noli 39.

Në fund të vitit 1921, Nolit iu propozua posti i ministrit të jashtëm në qeverinë e Xhafer Ypit, por ai nuk donte. U desh të ndërhynte ministri i brendshëm Zogu që Noli të pranonte. Noli dha dorëheqjen në mars 1922, pas një mosmarrëveshjeje me Ypin.

Në verën e atij viti, kur ndodhej në Romë, Noli i la Zogut disa porosi private dhe ky ia kreu, siç del nga kjo letër e shkruar bukur dhe me mjaft mirësjellje një shekull e ca më parë:

I dashur mik, Imzot Fan S. Noli
në Romë.
Që posa mora letrën e parë të Z. s’uaj, i pagova të hollat të zot të shtëpisë edhe shërbëtorit t’uaj ashtu siç më shkruanit në letër, dyke ju marrë dëftesat e duhura. Sa për punën e mobillave, kemi pyetur në Doganën e Durrësit, por as gjësendi nuk ka ardhur. Gjith ashtu edhe për të quajturin Nasi Laze kam për të bërë hetime ku është arrestuar, se këtu në Tiranë nuk ndodhet një emër i atillë. Gëzohem që kurdoherë të jeni mirë dhe që përsëshpejti u bashkofshim këtu. Dyke ju çuar përshëndetjet e mija, mbetem Juaji me besë.
A. Zogu
Tiranë, 15.7.1922

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook