Lidhu me ne

Aktualitet

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi


Nga Evi Kokalari

Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja seriozisht të kthehesha të merresha me politikë në Shqipëri. Kjo ishte mbasi kalova vargun e eksperiencave me Këshillin Kombëtar, zgjedhjet apo fiaskon e Forumit Rinor, dhe manipulimet e ‘primareve’ për bashkinë e Tiranës, ku fitues doli ai që ishte parapërcaktuar nga koalicioni Meta-Berisha, diçka që e kisha nuhatur që mbas Kuvendit të 30 Prillit, 2022 – pra, me pak fjalë, kisha kuptuar si funksiononte PD-ja!

Në mendjen time kisha vendosur të gjeja një metodë tjetër për ta ndryshuar PD-në. Nga brenda!

Berisha dukej entuziast dhe diskutuam mundësinë që të dilja në fushatë nëpër rrethet me kandidatët e Rithemelimit, që mendoja do t’i jepte një dorë atyre, por i thashë Berishës që të paktën të gjehej një mënyrë të isha pjesë e Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë. Berisha tha ‘nuk mbledh dot Kuvend tjetër’ dhe duhej të angazhohesha si e jashtme. Pra, urdhrat t’i merrja nga Albana Vokshi e Belind Kelliçi. Kjo ishte totalisht e papranueshme nga unë. Nejse, çuditërisht, dy kuvende u bënë mbas kësaj brenda një viti. Një mbas humbjes së thellë të zgjedhjeve lokale, ku Berisha rikonfirmoi veten, dhe e dyta në Dhjetor për të bërë prezantimin e Argitës si pasuese e të atit.

Gjithsesi, po atë Nëntor, dhe akoma në Tiranë, drekova me një mik të vjetër, pjesë e atyre që më kanë njohur mire që në vitet 1990-1996. Personazh shumë i njohur në Shqipëri, i afërt dhe me klanin e Berishës, dhe pse rri shumë larg politikës, më thotë qe ‘do ishte ideale ta merrje t’i PD. Njerëzit janë super të lodhur dhe ky vend ka nevojë për diçka të re dhe të sinqertë, me principe të qarta’. Qesha dhe i thashë, sapo i thashë Berishës po mendoj të kthehem, por dhe mundësinë e të qenit pjesë e Këshillit Kombëtar apo Kryesisë nuk duket se do ta bej të mundur. Okay, thotë ai – do flas tërthoras me … dhe thotë emrin e dikujt të klanit.

Dy ditë më vonë morra avionin për në New York. Një jave më vonë, marrë një text nga personi në fjalë ku shkruante shkurt “Për atë që folëm – nuk do Argita!”

Për një moment ngriva kur e lexova dhe po mendoja pse nuk do Argita? Çfarë mund të ketë me mua? As jemi takuar ndonjëherë. Çdo ndihmë që i kam dhënë Berishës ka qenë përfituese dhe ajo, sepse dhe ajo në të njëjtën vorbull problemesh është. Atëherë çfarë arsye ka të kundërshtoj një kthim timin?

Të gjitha këto i mendoja për dy arsye; në radhë të parë Argita nuk ishte ngatërruar me foltoren direkt, dhe as nuk komunikonte me mikeshat e saja të vjetra. E dyta, më kishin thënë që ajo ishte kundër foltoreve dhe e kishte këshilluar Berishën mos merrte atë drejtim kur e përjashtuan Berishën nga grupi parlamentar. Nuk di sa e vërtet ishte kjo, por me këtë në mendje, më çuditi reagimi i saj.

Përfundimisht, tashti jam e qartë. Argita nuk donte sepse i kërcënoja ambiciet për të marrë drejtimin e PD-së. Dhe nuk i ve faj. Mes meje dhe asaj nuk ka krahasim.

Dhe ja pse; unë e kam arritur suksesin vetë, pa ndihmën e babit, mamit, burrit, vëllait, motrës, vjehrrit apo vjehrrës, për më tepër në një shtet si New York-u, që nëse nuk ke forcën e duhur në çdo kuptim, nuk del në krye.

Argita, e ka ndërtuar karrierën e saj në një shtet si Shqipëria, fale babit të saj. Unë luftoj korrupsionin. Ajo ka 32 vjet që e ka drejtuar atë vetë në PD. Unë besoj tek hapja Partisë Demokratike ku meritokracia vërtet të mbizotëroj, dhe për këtë kam bërë shumë luftë dhe armiq. Ajo, meritokracinë nuk e njeh. Faktet janë që Lulzim Bashën, që e solli ajo vetë nga Kosova, Belind Kelliçin, që e instaluan me dhunë, Albana Vokshin që kurrë s’ka fituar një gare, e shumë të tjerë që të gjithë demokratet, fut këtu të Lulit dhe të rithemelimit i dinë mirë, tregojnë qartë se si mbahet kontrolli i asaj partie.

Për më tepër – unë kam lidhje miqësore (jo të sipërfaqshme) më shumë Kongresmen dhe Senator Amerikane, dhe shumë nga kreu i RCN në shkallë federale dhe shtetërore, që do e favorizonin PD-në e bashkuar shumë në zgjedhjet e ardhshme. Ajo është non-grata!

Pra, me pak fjalë, unë isha frymë e re, nga familja Kokalari që e kam vërtetuar tashmë që nuk bie preh e korrupsionit politik në Shqipëri, dhe mbi të gjitha nuk ul kokën ndaj sulmeve vulgare të militanteve të askujt, fut këtu të Ramës, Metës, Berishës apo Bashës. Argita është thjeshte vajza e Sali Berishës!

Sali Berisha mbetet Sali Berisha, dhe Argita nuk e zëvendëson dot. Por dhe Kokalarët mbeten Kokalarë, dhe vetëm me prapaskena mund t’i luftosh, dhe sërisht nuk do të fitosh.

Nuk e di sa e ka kuptuar Berisha, por përveç atyre që me hir apo pahir i rrinë poshtë dritarës, Berisha humbi pjesë e klasës së mesme dhe shumicës së heshtur në Shqipëri, pikërisht atë klasë që shikonte një dritare të vogël të hapej me praninë time në PD.

Në fakt, arsyeja e vetme pse dola me idenë e një Partie të Re vërtet Konservatore, ishte sepse Berisha në fund te 2022 e hapi derën aq sa mund të komunikonte me mua, por jo mjaftueshm që të më linte të hyja brenda. Lëvizja që nisa, pa asnjë diskutim krijoi shumë probleme për klanin, dhe konferenca konservatore e pseudo-konservatoreve të rithemelimit në Mars të 2023, dhe lëvizja e Lapajt, nisën si kundërveprim të daljes time veç. Ju kujtohet kur Albana Vokshi jepte urdhër demokrateve të mos reagonin ndaj posteve të mia në median sociale? Po, po, aq i fort ishte patetizmi i tyre sa të kontrollonin dhe vullnetin e lirë në internet.

Vetëm sot më shkoj në mendje një detaj që më kishin thënë kur Lapaj nisi lëvizjen e re ‘populiste’ në Mars të 2023 – Adriatik Lapaj ishte asistent dhe punonte direkt me Argitën në Fakultetin Juridik. Atëherë e injorova si fakt duke besuar në çfarë dija që Argita nuk ngatërrohej me çfarë po behej. Sot kuptoj shumë gjera.

Nejse – unë sërisht NUK kthehem të merrem me politike, dhe në librin tim, Argita Malltezi ka dështuar pa filluar mirë. Dhe PD-ja e rithemelimit fatkeqësisht gjithashtu. Sot, po të isha kthyer në PD kur e diskutova me Berishën në 2022, të dy PD-te do te ishin bashkuar, SPAK nuk do te ishte kaq agresiv me Berishën dhe familjen e tij, dhe opozita do merrej realisht me zgjedhjet e 2025.

Momentalisht, jemi akoma tek ‘Komedia Tragjike’ që fillon dhe mbaron tek rruga e ‘shpresës’.

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 orë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 orë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 orë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix3 orë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix3 orë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix3 orë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike3 orë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport4 orë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix4 orë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook