Lidhu me ne

Kritike

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela:

E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa grindje të dhunshme, duhet që kjo të vendosë drejtësinë shoqërore, dhe drejtësia shoqërore të shfaqet ndaj çdokujt që ka bërë padrejtësi dhe mendon me bindje që ai është superior ndaj komshinjve të tij.

Bertrand Russell.

Por filozofi i famshëm Santayana ka shkruar: “Drita ashtu siç duket e fsheh qiririn”.

E pra, kryesor është qiriri, se pa qirinë nuk ka as flakë.

I.
E kuptoni tani se, drita jonë nuk është e jona, se qiriri nuk është yni por i korrupsionit?!!
Kjo don të thotë që korrupsionit i duhet marrë qiriri domethënë drejtimi i Shtetit Shqiptar.

Prandaj…
Ja, ky është thelbi i drejtësisë.
Por, a ka drejtësi në Shqipëri.

Jo, se në Shqiplri asnjëherë nuk ka pasur drejtësi, dhe flaka e drejtësisë ka dalë nga qiriri i korrupsionit.

Por, goditjet e reja të SPAK po e rrisin optimizmin shoqëror se korrupsioni i lartë, që është regresi mbytës në Shqipëri, do të goditet penalisht.

Ishin dhjetëra të inkriminuar që dje u morrën nën arrest për korrupsion. Shenjë shumë pozitive kjo.

Por ata nuk përfaqësojnë ndonjë gjë të madhe, ajo që krijon analizën penale të së ardhmes, është fakti që, të gjithë të inkriminuarit në korrupsion që u goditen dje, janë të lidhur me krimin e organizuar, me korrupsionin dhe krim ekonomik.
Dhe…
Duhet ta dinë të gjithë që këta janë të shumtë.

Imagjinoni që ndërkohë janë të arrestuar një ish kryeministër dhe ish president i Shqipërisë, është arrestuar një zv.kryeministër, janë arrestuar tre ish ministra, dhe shumë kryetarë bashkish…

Ajo që të bën përshtypje është fakti që, në një apo dy ditët e fundit janë, lëshuar 50 urdhër-arrestesh për të korruptuarit, dhe, nëpër banesa, deri tani, u janë gjetur e sekuestruar rreth 5 milionë Euro.
Dhe aksioni duhet të vijojë.

Kurse ish kryeministri i arrestuar, flet broçkulla mbrojtjeje, duke akuzuar të tjetër, nga dritarja e tij.

Turp, dhe një gjendje e mjerë intelekti e tij. Asnjë i akuzuar që është tetëmbëdhjetë vjeç, nuk paraqet këtë gjendje fëminore në mbrojtje juridike, ashtu siç po dëgjojmë Sali Berishën.Turp.

II.
Këta të korruptuarit të shumtë, që mendohet se e kalojnë numrin 200 si të identifikuar, si drejtorë ministrish, ministra dhe kryetarë bashkish, kanë qenë në fakt rrjeta e ferrit që ka pushtuar Shqipërinë ekonomikisht, që ka degraduar pushtetin gjyqësor, që kanë vjedhur e kanë vrarë, që kanë shitur interesin e Shqipërisë dhe kanë shkatërruar arsimin; por që kanë shkatërruar dhe 600 uzina e fabrika në Shqipëri me urdhër të Beogradit.

Këta të korruptuar, tanimë të identifikuar nga shërbimet e mëdha sekrete, në ndihmë të Shqipërisë, janë tani në dorë të SPAK, dhe shoqëria shqiptare po pret të dëgjojë identifikimin e emrave dhe fillimin e proceseve gjyqësore .

Dhe koha duket se ka ardhur, dhe kjo kohë antikorrupsion tani dihet se drejtohet nga aleatët tanë të mëdhenj.

Dhe duhet kujtuar me respekt fjala e Sekretarit të Departamentit të Shtetit në Uadhington Anthony Blinken që botërisht tha: Do t’i shpëtojmë shqiotarët nga korrupsioni masiv.
Dhe kjo sigurisht që do të jeta kthesa historike e Shqipërisë.

III.
Por çfarë duhet të kuptojmë me kthesë historike?

Me kthesi historike në Shqipërinë e sotme duhet të kuptojmë:

Penalizmi e të gjithë të korruptuarëve të lartë;

Vijimin për krijimi i një pushteti të ri gjyqësor të pakorruptuar;

Intensifikimin jurudik, me anë ligjesh të reja, për plotësimin maksimal të legjislacionit antikorrupsion;

Shtimi i numrit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe hetuesve të SPAK;

Krijimi i mundësisë mediatike për të shpallur mediatikisht të gjithë emrat e të korruptuarëve të lartë;

Krijimi i një komisioni parlamentar me ekspertë të nivelit të lartë të huaj, për të vijuar identifikimin e korrupsionit të lartë në Shqipëri, sipas transaksioneve bankare që janë krijuar me emra fals;

Të kërkohet ndihmë e ekspertëve të Perëndimit, për hetimin me nivel të lartë të gjithë korrupsionit të lartë shtetëror dhe identifikimin e plotë të korrupsionit të lartë të shtetit shqiptar;

Të “blindohet” SPAK me hetues, prokurorë dhe gjyqtarë të rinj të specializuar në Amerikë: në ecurinë me lartësi juridike dhe morale të trinisë: gjyqtar, prokuror, hetues;
Dhe, të gjitha këto, vaprojnë bashkë me shërbimin sekret të SPAK, shërbim ky i cili duhet të jetë i gjithë në veprim profesional në identifikimin dhe dënimin e të korruptuarëve të lartë në Shqipëri;

Identifikimin e të gjitha kontove bankare të të korruptuarëve nëpër bankat ofshore, shumica e të cilave janë edhe ndërkohë të identifikuara;
Ngritja në nivel të lartë profesional të fakultetit të drejtësisë në Shqipëri, në Universitetin Shtetëror të Tiranës

IV.
Ja këto janë pikat e domosdoshme të reformës antikorrupsion në Shqipërinë e sotme.
Por, a do të kerë mundësi reale që të realizohen?

Kjo do të varet nga forca e politikës amerikane.

Një gjë është e sigurt, se politika amerikane e ka kuptuar që pa eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror, Shqipëria nuk mund të radhitet në politikën amerikane për konfliktin politik me Rusinë.

Domethënë, fakti që goditja antikorrupsion është në interesin e lartë ndërkombëtar, ajo do të kryhet.

Fakti që goditja antikorrupsion do të kryhet, kuptohet se zhvilimi integral i Shqipërisë është një gjë e sigurt.

Dhe kjo luftë duhet të vijojë domosdoshmërisht; Dhe sigurisht që do të vijojë.

MË TEPËR

Radar5 minuta më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix26 minuta më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar36 minuta më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix39 minuta më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix56 minuta më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix1 orë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix1 orë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 orë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 orë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 orë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook