Lidhu me ne

Temporal

Mesazhi i martesës lesbike mbi Bashki

Nga Indrit Vokshi

Cfarë quajmë martesë?

Me date 19 maj 2024 në taracën e Bashkisë Tiranë është zhvilluar një ngjarje; dy lesbike në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe dy pastorë britanikë, kanë imituar celebrimin e një martese midis dy lesbikeve. Them është imituar një martesë sepse një ngjarje e tillë është veçse imitim i martesës, nuk është martesë, pasi martesa është e përcaktuar qartë se çfarë është dhe si zhvillohet.

Imitimet e martesave janë të njohura, fëmijët përshembull, dikur ,teksa luanin me njëri-tjetrin, luanin “shtëpiash” dhe caktonin rolet; thonin ti je mami, unë jam babi, ajo është motra, ai është vëllai. Me ketë imitim të martesës, thjesht qeshej, sepse kuptohej që fëmijët po imitonin të rriturit, pasi fëmijët nuk i plotësojnë kushtet për tu martuar.

Imituesit e sotëm të martesës, flamurtarët gay-lesbike, po e paraqesin në mënyrë abuzive nenin 53 të Kushtetutës ku shkruhet se “Kushdo ka të drejtë të martohet..”. Ne shtrojmë pyetjen: Po nëse fëmijët do ta përdornin ketë copë neni të Kushtetutës për të justifikuar e legjitimuar imitimin e tyre, a duhet të martojmë edhe fëmijë, pasi kushdo paska të drejtë të martohet? Le ta shpjegojmë.

Flamurtarët e martesave gay-lesbike, abuzojnë rëndë dhe egërsisht me Kushtetutën e Shqipërisë sepse nenin 53 ata e paraqesin të përgjysmuar; pika 1 e nenit 53 shkruan “Kushdo ka të drejtë të martohet dhe të ketë familje”, pra martesa është e lidhur pazgjidhshmërisht me familjen dhe familja dihet se çka është.

Lidhur me sa thamë më sipër, në një lexim teleologjik të Kushtetutës, pra nëse do t’i shkojmë në burim e do të përpiqemi të kuptojmë çfarë kanë nënkuptuar hartuesit e Kushtetutës në vitin 1998 me fjalën “familje”, ne do të gjejmë se as shkruesit e Kushtetutës, as deputetët të cilët e kanë votuar “propjekt-Kushtetutën” në parlament dhe, as populli shqiptar i cili e ka miratuar ketë skushtetutë me referendum, nuk kanë pasur ndërmend e as qëllim që me fjalën familje të nënkuptojnë familjen gay apo familjen lesbike.

Kjo domethenë se kërkesa për martesa gay e lesbike nuk është thjesht ndalim ligjor prej Kodit të Familjes por është mirëfilli ndalim kushtetues. Pra nëse dikush synon të legalizojë martesat gay, duhet të ndryshojë Kushtetutën, jo Kodin e Familjes. E nëse do të arrijë ta ndryshojë Kushtetutën, duhet që ndryshimin t’ia nënshtrojë referendumit popullor. Siç populli e ka miratuar ketë familje me referendum, le ta miratojë edhe martesën gay me referendum. Kjo çështje kaq me rëndësi nuk mund të kalohet vjedhurazi e të ndryshohet Kushtetuta midis natës.

Për ta përmbyllur ketë pikë, duhet shtuar se në pikën 3 të nenit 53 të Kushtetutës, shkruhet: “Lidhja dhe zgjidhja e martesës rregullohen me ligj.” Në një lexim kronologjik të nenit 53 i cili ka tri pika, ne shohim se në dy pikat e para është sanksionuar se kushdo ka të drejtë të martohet e të ketë familje, është sanksionuar gjithashtu se martesa gëzon mbrojtjen e shtetit. Ndërsa pikat e tretë sanksionon se lidhja dhe zgjidhja e martesës (pra e asaj martesës e cila mbrohet në pikat 1 dhe 2), rregullohet me ligj, përkatësisht rregullohet me ligjin “Kodi i Familjes”.

Thënë kjo, Kodi i Familjes nuk përcakton se çfarë është martesa, atë e ka përcaktuar vetë Kushtetuta. Kodi i Familjes thjesht dhe vetëm rregullon lidhjen dhe zgjidhjen e asaj martesës të cilën e ka përshkruar Kushtetuta. Kësisoji çdo prekje e Kodit të Familjes është totalisht anti-kushtetuese e anti-vullnetit të popullit shqiptar.

Pastorët britanikë mbi taracën e Bashkisë Tiranë!

Bashkia Tiranë dhe kryetari i saj kanë shkelur Kushtetutën duke lejuar imitime martesash në taracën e institucionit  i cili supozohet se si bazë të veprimtarisë së tij ka vetëm të drejtën. Në nenin 4 të Kushtetutës, shkruhet: E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit”. Në cilin nen të së drejtës bazohet kryetari i Bashkisë Tiranë kur e përdor institucionin për ekzibicione të tilla? Po pastorët britanikë çfarë kërkojnë në taracën e bashkisë Tiranë? Në ketë imitim qëndron edhe një paradoks: Nëse dy lesbiket në fjalë kanë pasur dëshirë të martohen në mënyrë fetare ato do të duhej të shkonin në kishën ku shërbejnë pastoret britanikë. A po përdoret Perëndimi dhe fuqia e Perëndimit për diktaturë?

Legjitimiteti Perendimor në Shqipëri

Për ta përmbyllur. Para disa ditësh në Nerw York Times u publikua një shkrim i mendimtarit kinez Yan Xuetongshkrimi fliste mbi fuqinë e Kinës dhe si duhej të vepronte Kina në rang global në rivalitetin me Shtetet e Bashkuara. Autori na sjell pikëpamjen e mendimtarit të lashtë kinez Xunzi i cili pati identifikuar se ekzistojnë tri forma pushtet; tirania, hegjemonia dhe, autoriteti njerëzor.

Duke shpjeguar këto forma të pushtetit, mendimtari Yan Xuetong shkruan se ka studiuar mendimtarët si Guanzi, Konfuci, Xunzi dhe Mencius dhe të gjithë këta mendimtarë, duke analizuar supremacinë kineze para dinastinë Qin, kanë konsensus se autoriteti njerëzor dhe legjitimiteti moral i sunduesve është mjet me ndikim shumë të fortë, madje shpesh-herë ndikon më fort sesa fuqia ekonomike apo fuqia ushtarake – kjo sepse autoriteti njerëzor fiton mendjet dhe zemrat e njerëzve.

Lidhur kjo me rastin e Shqipërisë ne duhet të kemi parasysh se Shtetet e Bashkuara kanë fituar legjitimitet dhe autoritet njerëzor ndër shqiptarë duke kontribuar në rrëzimin e komunizmit, duke kontribuar në çlirimin e Kosovës si dhe duke kontribuar aktualisht në reformimin e sistemit gjyqësor. Duke përdorur forcën ushtarake dhe ekonomike, amerikanët kanë kryer veprime të leverdisshme për ta por njëkohësisht edhe të drejta, sepse kanë përmbysur një sistem gjakatar, kanë përzënë e ndaluar një regjim gjakatar si i Millosheviqit dhe, kanë premtuar luftë kundë krimit dhe politikanëve të lidhur me të. Kjo iu ka dhënë legjitimitet të fortë dhe autoritet njerëzor.

Në momentin kur Perendimi dhe amerikanët si drejtues të Perëndimit do të përdorin fuqinë ushtarake dhe ekonomike për të imponuar ngjarje dhe modele politike me interes për ta por haptas të padrejta, në atë moment legjitimiteti i tyre do të dëmtohet sepse do tiu dëmtohet autoriteti njerëzor dhe supremacia morale.

Thënë më qartë: Rusia përshembull preferon modelet politike me liderë të fortë e autoritarë, nacionalistë, liderë të cilët grumbullojnë pushtet privat dhe ushtrojnë dhunë ekstralegale dhe ekstrakushtetuese. Nëse edhe Perëndimi do të mbështesë modele politike të padrejta, do të mbështesë diktatura dhe pushtete kontrolluese mbi popullin por të pakontrollueshme nga askush, modele të cilat përmes dhunës e prepotencës e në emër të demokracisë e të të drejtave (duke i keqinterpretuar turpshëm), u imponojnë popujve martesa gay, padrejtësisht, egërsisht dhe duke iu ndryshuar Kushtetutën dhe vullnetin me fuqinë imponuese perëndimore, kjo do ta rrënojë autoritetin njerëzor të perendimorëve në Shqipëri.

Eshtë krejt e kuptueshme se eksportimi i këtyre modeleve artificiale e të prodhuara në laboratore si dhe zbatimi i tyre mbi popujt, është program e projekt me qëllim për të relativizuar dhe për të shkatërruar strukturat tradicionale të popujve; familjen, komunitetin, shtetin, legjistacionin klasik etj. Mirëpo Perendimi do të përballet me rezistencë sepse popujt i kanë të rëndësishme ato struktura. Rusia duke e kuptuar qartë ketë sekret të popujve, si model të saj për ndikim, ka projektuar nacionalizmin, fenë, familjen, traditën, historinë dhe po i promovon ato për tiu thënë popujve të Europës Lindore se ajo është mbartësja e këtyre vlerave, përkundër Perendimit i cili i sulmon egër.

Shqiptarët nuk kanë asnjë leverdi për tu shkatërruar legjitimiteti amerikan dhe europian në Shqipëri sepse i shikojnë ata si meritorë të cilët shkatërruan Konferencën e Londrës 1913 dhe instaluan një pakt të ri në Ballkan, pakt i cili po garanton paqe. Po amerikanët dhe europianët a kanë leverdi për ta shkatërruar legjitimitetin e tyre në Shqipëri duke imponuar me dhunë modelet e “Cancel Culture”?

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Donald Trump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga Inteligjenca Artificiale, ishte shumë i mirë

Donald Trump ka treguar se një fjalim që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë president, e ka riprodhuar nëpërmjet...

Mix11 orë më herët

Vila ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton del në shitje, pamjet madhështore

Ka prona që mishërojnë histori, si për shembull vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, ku kanë jetuar...

Mix11 orë më herët

Jessica Alba tregon sekretin për një martesë të lumtur

Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me...

Mix11 orë më herët

George dhe Amal Clooney po shkojnë drejt divorcit?

Martesa e George dhe Amal Clooney po merr fund? Burimet raportojnë se aktori 63-vjeçar dhe Amal Clooney janë nën presion...

Mix11 orë më herët

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para pasqyrës?

GETTY IMAGES Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love...

Mix13 orë më herët

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë!

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga...

Mix13 orë më herët

Ariana Grande “bën paqe” me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një...

Mix13 orë më herët

Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”

Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”....

Mix13 orë më herët

Nicole Kidman konfirmon vazhdimin e “Practical Magic”

Nicole Kidman konfirmoi zyrtarisht se ajo dhe Sandra Bullock po kthehen për një vazhdim të “Practical Magic”. Aktorja e “Big...

Mix13 orë më herët

Kate Middelton njofton daljen e parë publike pas diagnostifikimit me kancer: Po bëj përparim me kurimin e sëmundjes

Pas diagnostifikimit me kancer disa muaj me pare, Princesha e Uellsit, Kate Middelton, njoftoi sot se po “përparon” në rrugën...

Facebook