Lidhu me ne

Mix

Ryan Reynolds zbulon sekretin e martesës jetëgjatë me Blake Lively

Ryan Reynolds zbulon sekretin e martesës jetëgjatë me BlakeFOTO: GETTY IMAGES

Le ta pranojmë që në ditët e sotme, një martesë mbi 10 vjet cilësohet e rrallë, sidomos në radhët e të famshmëve. Ryan Reynolds dhe Blake Lively janë shembulli për këtë, por kjo shpesh kuriozon njerëzit për të mësuar më shumë rreth sekretit të jetëgjatësisë në martesën e tyre.

Gjatë një interviste për People me Hugh Jackman, aktori e krahasoi martesën e tij me miqësitë e vërteta.

“Unë mendoj se “salca” sekrete e një miqësie afatgjatë në Hollywood nuk është shumë e ndryshme nga ajo e të pasurit të një partnereje apo martese,” u shpreh Reynolds. “Është e njëjta mënyrë si ndihem për Blake. Ndërsa unë jam duke e mbështetur atë për një film apo projekt të ri, e di që ajo njësoj po më mbështet mua dhe kjo është arsyeja pse ne jemi kaq të lidhur.”

Por, gjatë intervistës, Jackman e pyeti Reynolds për betejën me ankthin e tij, për të cilin aktori ka folur jo pak herë hapur dhe mënyrën si ndikon prindërimi në shëndetin mendor.  Reynolds dhe gruaja e tij Lively kanë katër fëmijë: James, Ines, Betty dhe fëmija i fundit emri i të cilit nuk është zbuluar ende.

Reynolds u përgjigj duke thënë se prindërimi e ka ndihmuar shëndetin mendor sepse “përqendrimi më pak te vetja dhe më shumë te fëmijët është shpëtim”.

“Më pëlqen që kam ankth dhe më pëlqen që kam pasur ankth. Sepse kur shoh fëmijët e mi duke përjetuar një pjesë të kësaj, që ndoshta është gjenetike, di si ta trajtoj atë në një mënyrë më të dhembshur”.

Një tjetër arsye pse lidhja e çiftit është kaq jetëgjatë dhe e suksesshme është falë rregullit numër një të martesës së tyre: Ata nuk angazhohen në filma dhe projekte në të njëjtën kohë.

“Kur unë dhe Ryan u lidhëm, ne vendosëm një rregull që të mos punonim në të njëjtën kohë, në mënyrë që të mund t’i jepnim gjithmonë përparësi jetës sonë personale,” tha Lively në emisionin “Substack Further Ado” para disa muajsh. “Kjo kërkon ekuilibër dhe përkushtim absolut nga të dyja palët.”

Burimi: Instyle

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook