Lidhu me ne

Radar

Kush është Keir Starmer, djali i dy punëtorëve të thjeshtë që do drejtojë Britaninë

Kush është Keir Starmer, djali i dy punëtorëve të

Laburistët kanë triumfuar në Britaninë e Madhe, dhe Keir Starmer, si lider i partisë më të votuar, do të bëhet kryeministri i ardhshëm.

“Ne ia dolëm! Ndryshimi fillon tani. Partia Laburiste ka ndryshuar, është e gatshme t’i shërbejë vendit tonë, e gatshme të rikthejë Britaninë në shërbim të njerëzve që punojnë. Mandati vjen me përgjegjësi të mëdha. Ne duhet ta kthejmë politikën në shërbim të publikut. Ky është testi i madh i politikës në këtë epokë: lufta për besim është beteja përcaktuese e epokës sonë. Fillimisht vendi, pastaj partia është një parim udhëzues.” tha lideri laburist Keir Starmer në fjalimin e tij për të komentuar rezultatin e votimit.

Po kush është Keir Starmer?

61-vjeç, ish-avokat për të drejtat e njeriut, ish-kryeprokuror i Anglisë dhe Uellsit, dhe tifoz i madh i ‘Arsenalit, dhe futbollist i zoti në ndeshjet javore 5-me-5 me miqtë.

Keir është i martuar me Victoria Starmer, një avokate 50-vjeçare hebre, e vendosur për të mbrojtur privatësinë e saj dhe të dy fëmijëve të tyre, shkruajnë mediat.

Ai mban titullin Sir, i marrë për detyrën e magjistratit dhe është djali i një punëtori dhe një infermiereje, i pari në familjen e tij që u diplomua. Krenar që ishte nga një prejardhje e klasës punëtore, Starmer së fundmi kujtoi se, për të përballuar jetesën, prindërit në një moment u detyruan të hiqnin dorë nga telefonat e tyre.

Ai iu bashkua Laburistëve në moshën 16-vjeçare. Diplomë juridike nga Leeds, master në Oksford, karrierë brilante si avokat, avokat i rangut të lartë, që merret me të drejtat e njeriut, pastaj edhe këshilltar i mbretit, në fund emërimi si Prokuror i Përgjithshëm. Në vitin 2015 u zgjodh deputet, në 2019 fitoi lehtësisht zgjedhjet paraprake të partisë për të pasuar Jeremy Corbyn, i cili u mund nga Boris Johnson.

Keir kishte qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i Corbyn, por tani ai zbulon: “E dija se do të humbiste”. Duke marrë postin, fillimisht tha se do të bashkonte nostalgjikët për Blairizmin dhe korbinët e hekurt, por disfata më e keqe e pësuar nga laburistët në pothuajse një shekull e bëri atë të shkëputej nga radikalizmi i paraardhësit të tij, duke marrë pa hezitim një rrugë që i ngjan Rrugës së Tretë të Blair: ai me siguri nuk ka karizmën e Tony-t, por ka të njëjtën vendosmëri.

Myslimanët britanikë dhe socialistët e rinj e akuzojnë se nuk e kritikoi mjaftueshëm Izraelin në luftën e Gazës, por në fakt ai është në të njëjtat pozicione me SHBA-në dhe BE-në: dënon masakrat e Hamasit, mbështet një shtet palestinez, thotë se është gati të pranojë verdiktet e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila akuzon kryeministrin izraelit Netanyahu për krime kundër njerëzimit

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix3 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix3 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix3 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar3 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix3 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix3 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix3 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske3 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix3 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook