Lidhu me ne

Radar

Gafa që kushtoi 90 milionë dollarë

Gjithnjë e më shumë pengesa në rrugën e Joe Biden drejt një mandati të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Megjithë përpjekjen për të rikuperuar atë që humbi në sytë e opinionit gjatë përballjes me rivalin Trump, Biden mbajti një konferencë shtypi një orëshe. Por pavarësisht se u shfaq në formë më të mirë se në debatin televiziv, presidenti 81-vjeçar bëri sërish gafa dhe këtë herë akoma më të rënda.

Ai iu referua presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky, si presidenti Putin.

Kjo nuk do të kalojë pa pasoja në gjirin e demokratëve. Barack Obama dhe Nancy Pelosi thuhet se janë emrat e radhës, të cilët e kundërshtojnë kandidaturën e tij.

Ish-shefi i Biden, njëkohësisht ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, raportohet se kanë shkëmbyer një sërë telefonatash për të diskutuar të ardhmen.

Dhe, ndërsa numri i deputetëve dhe senatorëve që i kërkojnë atij të tërhiqet rritet orë pas ore, një grup super donatorësh ka shpallur ngrirjen e 90 milionëve për sa kohë që ai të qëndrojë në garë.

Tashmë janë 20 demokratë, të gjithë deputetë dhe një senator, ata që kanë braktisur kandidatin për president duke i kërkuar të bëj ënjë hap pas për të mirën e Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, Biden ngul këmbë se do të përfundojë punën që ka nisur dhe se është “i vetmi” i aftë për të mposhtur Donald Trumpin si dhe “i vetmi i kualifikuar për të qenë president”. Një përzierje e arrogancës, vanitetit dhe kokëfortësisë, sipas disa analistëve, që shumë demokratëve nuk u pëlqen, sidomos atyre të administratave Obama dhe Clinton.

MË TEPËR

Kryesore1 orë më herët

“PS, e vetmja parti që lufton për të bërë shtet”, Rama për socialistët e arrestuar: Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka individë që i përkasin drejtësisë!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar daljen para drejtësisë dhe burgosjen e ish-zyrtarëve socialistë duke u shprehur se faturohen si faje...

Kioske19 orë më herët

15 thënie për politikën: Votoni për njeriun që premton më pak- ai do të jetë më pak zhgënjyes!

Ju ftojmë të lexoni disa thënie të zgjedhura që flasin për politikën: Vaclav Havel: “Nuk ka më komunist se ish-komunisti që...

Mix19 orë më herët

10 vendet më paqësore në botë

Instituti për Ekonomi dhe Paqe, ka publikuar rezultatet e tij për indeksin global të Paqes 2024, i zhvilluar nga 163...

Mix20 orë më herët

Qumësht me mjaltë – Baza e shëndetit

Mjalti bën çudira. Qumështi është shumë i mirë për shëndetin gjithashtu. Të dyja së bashku janë jo vetëm një kombinim...

Mix20 orë më herët

A e largon kafeja dhimbjen e kokës?

Dhimbja e kokës ka efekt ngadalësues për të gjithë organizmin. Njeriu kërkon shpëtim të menjëhershëm kryesisht tek medikamentet si paracetamoli,...

Mix20 orë më herët

12 këshilla për shkrimtarët e rinj nga Stephen King

Shkrimtari i njohur Stephen King në një intervistë për ”The Atlantic”, ndan disa këshilla ose, siç i quan ai, rregulla,...

Mix20 orë më herët

Mjalti është më i mirë dhe më efikas se antibiotikët

Hulumtimet sugjerojnë se mjalti mund të ndihmojë në zbutjen e kollës . Dhe mund të jetë edhe më efektiv se...

Mix20 orë më herët

Pastrimi i vesheve te femijes, kujdes me kunjat e pambukut

Të kujdesesh për higjienën e fëmijës nuk është diçka e thjeshtë, duke qënë se kërkon një kujdes të veçantë. Edhe...

Mix20 orë më herët

Sa herë në ditë dhe si duhet t’i lajnë duart fëmijët?

Larja e duarve është një proçes shumë i rëndsishëm, sepse parandalon transmetimin e mikrobeve. Shpesh ua bëjmë këtë pyetje fëmijëve “A...

Mix21 orë më herët

Threads: 20 milionë përdorues aktivë mujorë

Mark Zuckerberg njoftoi se Threads ka arritur 20 milionë përdoruesve aktivë mujorë që nga dhjetori 2024. Mark Zuckerberg, CEO i...

Facebook