Lidhu me ne

Kryesore

Preç Zogaj: Nuk ka rrotacion në Shqipëri, pa rrotacion në lidershipin e PD!

Preç Zogaj: Nuk ka rrotacion në Shqipëri, pa rrotacion në

Preç Zogaj thotë se rrotacioni politik në Shqipëri nuk mund të ndodhë me një opozitë që sulmon SPAK-un dhe ndërkombëtarët. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Zogaj tha se nuk mund të ketë rrotacion në Shqipëri pa u ndryshuar lidershipi në PD. 

Kjo protestë ishte thirrur për të verifikuar se sa është rritur kjo parti pas marrjes së logos, që mbetet ta bëjnë ata që janë atje. Gazetarët thanë se është i njëjti siç ka qenë. Këtu pamë se kishte në fokus sulmin kundër SPAK dhe drejtësisë, dekurajimin e SPAK dhe drejtësisë.

Denoncojnë korrupsionin me të drëjtë por sulmojnë edhe SPAK-un. Kjo është kontradiktore. Shumë nga këta janë vetë subjekte të hetimit, kanë edhe problem të tyre. Bie dakord me denoncimin e korrupsionit kapilar të qeverisë, por në këtë pikë këta bashkohen me Ramën.

Rrotacioni në Shqipëri, nuk e pengojnë ndërkombëtarët. Rrotacionin e pengon kjo elitë politike që nuk di të ikë. E kanë vënë popullin pas murit, thonë ose na votoni ne, ose vrisni veten. 

Nuk mund të ndodhë rrotacion në Shqipëri nëse kjo opozitë mbetet ajo që ka qenë për shumë e shumë vite.

I vendos në vështirësi të madhe, ftojnë zgjedhësit në një akt të padëgjuar, të sfidojnë SHBA-të dhe Evropën. Janë fjalime që përvijojnë formimin e një formacioni politik, të tipit sovranist.

Nga përvoja ime dhe njohja që kam për jetën politike, shoh që ekziston një popull opozitar që është mazhorancë, numerikisht, por fitorja nuk mund të vijë nëse do ta kushtëzosh, o unë ose askush. Ose do të sfidoni partnerët ose nuk ka fitore.

Nëse nuk gjejnë zgjidhje për të çliruar lidershipin e PD nga kapja, për t’i hapur rrugë një rrotacioni brenda opozitës, nëse nuk ofrohen si fuqi politike e përlqyeshme për njerëzit, shumë vështirë është që të ketë sukses”, tha Zogaj. 

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Luhatjet e forta të votave të PD-së, përballë ‘murit’ të PS-së

Shkruar nga Eduard Zaloshnja Këto luhatje të forta të votave të PD-së tregojnë se ajo nuk ka një bazë të...

Mix11 orë më herët

Elon Musk shoqëron Trump në konferencën për mediat nga zyra ovale, por vëmendjen e vjedh djali i tij i vogël

Elon Musk iu bashkua Presidentit Trump në Zyrën Ovale të martën, ku foli përpara gazetarëve për herë të parë mes...

Kryesore11 orë më herët

Nga Veliaj e Bushka te akuzat ndaj Dumanit e drejtësisë – Monologu i Ramës para socialistëve e publikut

Kryeministri Rama kritikoi SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme për ato që ai i quajti shkelje të standardeve demokratike dhe abuzim...

Radar11 orë më herët

Berisha: Burri i Alketa Vejsiut ndërton në parkun e Tiranës se pagoi detoksin e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverise Edi Rama se është sponsorizuar nga bashkëshorti i Alketa...

Mix16 orë më herët

Lëngjet që forcojnë kockat dhe trupin

Kockat e shëndetshme janë të rëndësishme për një qëndrim dhe paraqitje të mirë dhe për një rini afatgjatë. Kockat janë...

Mix16 orë më herët

Njihuni me djalin e Arnold Schwarzenegger.

Shumë bukurosh, Patrick i Arnold Schwarzenegger ka bërë daljen e tij në një tapet të kuq i shoqëruar nga babai...

Kryesore16 orë më herët

Sa është paguar nga PD, konsulenti i fushatës së Trump?

Drejtori i Komunikimit me Median në Partinë Demokratike, Alfred Lela, thotë se ardhja e Chris LaCivitas në Shqipëri është një...

Radar17 orë më herët

Gaz Paja i jep kurajo Veliajt pas arrestimit (FOTO)

Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, të shumtë kanë qenë artistë që i kanë dalë në mbështetje dhe e kanë...

Radar17 orë më herët

“Jam pa fjalë”, Klotilda Bushka reagon pas akuzës së SPAK: Ku hyj unë në këtë mes?

Klotilda Bushka Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar pas akuzës së ngritur nga SPAK ndaj saj për “pengim të së...

Temporal18 orë më herët

Sa para duhen për të jetuar në Shqipëri? Studimi tregon kufirin minimal për të mbuluar shpenzimet

Ndërsa fuqia punëtore ka rënë, bizneset janë në kërkim të punonjësve të kualifikuar, si dhe nxiten të rrisin pagat, paralelisht...

Facebook