Lidhu me ne

Mix

Zbulohet arsyeja pse telenovelat turke janë më të ndjekura në botë dhe pse lanë pas telenovelat latine

Zbulohet arsyeja pse telenovelat turke janë më të ndjekura

Popullariteti global i telenovelave turke e ka renditur Turqinë në nivel lider si eksportuesja më e madhe e produkteve televizive, duke krijuar një imazh krejt ndryshe për vendin dhe duke tërhequr miliona shikues e turistë në zonat historike dhe kulturore të saj, të cilat janë edhe prapaskenat e shumë prej serialeve.

Suksesi i shfaqjeve televizive bëri që industria të rritej me miliarda dhe vazhdon të zgjerohet edhe më tej, thonë ekspertët.

Në mes të viteve 2020 dhe 2023, kërkesa në botë për serialet turke u rrit me 184% duke e pozicionuar Turqinë si një nga eksportuesit më të mëdhenj të shfaqjeve televizive në botë, sipas kompanisë “Parrot Analytics”.

“Arrijmë mbi 400 milionë shikues çdo natë nëpër botë”, ka thënë Izzet Pinto, drejtues i agjencisë “Global”, që eksporton seriale turke në tregjet e botës.

Edhe pse “Deli Yurek” ishte seriali i parë turk që u shfaq në Kazakistan më 2001 – ishte seriali “Gymysh” ai që i bëri telenovelat turke të njohura në botë. Ajo u bë jashtëzakonisht e famshme në Lindjen e Mesme.

“Një mijë e një netë”, një dramë e vitit 2006 e pushtoi Ballkanin. “Sulejmani i Madhërishëm”, bazuar në sulltan Sylejmanin e Perandorisë Osmane i hapi rrugë serialeve historike.

Dikur importuese e telenovelave latino-amerikane, tani Turqia eksporton telenovelat e veta në botë. Një sukses i tillë, sipas Pintos, është tipologjia e këtyre telenovela, ku subjektet e saj përqendrohen tek familja, lidhjet shoqërore, historitë e dashurisë, etj.

“Nuk ka lakuriqësi, nuk ka fjalë të pista, nuk ka urrejtje. Kështu që ato janë të shikueshme për familjen”.

“Ringjallja: Ertugrul” ishte seriali i katërt më i kërkuar në botë në maj 2020, me kërkesa mbi 68 herë më shumë se një shfaqje mesatare në botë, sipas “Parrot Analytics”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix4 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix4 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix4 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix4 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix5 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix5 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook