Lidhu me ne

Aktualitet

Komploti për të eliminuar Donald Trump: Çfarë dihet për planin iranian?

Komploti për të eliminuar Donald Trump: Çfarë dihet

Disa javë më parë, autoritetet amerikane u njoftuan se ekzistonte një komplot nga Irani për të eliminuar Donald Trump. Kjo çoi në rritjen e sigurisë ndaj ish-presidentit dhe Shërbimi Sekret shtoi masat për të garantuar mbrojtjen e jetës së Trump. Më pas, kur atentati ndaj tij ndodhi në Pensilvani, ku një 20-vjeçar qëlloi drejt ish-presidentit, duke e lënduar në veshin e djathtë, u ngritën shumë dilema mbi funksionalitetin dhe gabimet e Shërbimit Sekret.

Ndonëse CNN thekson se atentatori 20-vjeçar, i identifikuar si Thomas Matthew Crooks dhe i ekzekutuar në vendngjarje, nuk ka lidhje të dukshme me komplotin iranian, sërish fakti që ka pasur një kërcënim të tillë dhe sërish, Trump u lëndua, tregon se diku Shërbimi Sekret ka gabuar. Një zyrtar amerikan i Sigurisë Kombëtare, bëri me dije se Shërbimi Sekret dhe stafi i fushatës së Trump ishte në dijeni të kërcënimit, para tubimit që solli atentatin ndaj ish-presidentit.

“Shërbimi Sekret mësoi për kërcënimin në rritje. Në përgjigje të kërcënimit, Shërbimi Sekret rriti burimet dhe asetet për mbrojtjen e ish-presidentit Trump. E gjithë kjo ndodhi para së shtunës”, u shpreh zyrtari për CNN.

Deri më tani, skuadra e Trump nuk ka reaguar për kërcënimin e Iranit, me arsyetimin se nuk mund të komentojnë detajet e sigurisë së ish-presidentit dhe se për to, është përgjegjës Shërbimi Sekret.

Nga ana tjetër, thuhet se Shërbimi Sekret i ka vënë në dijeni anëtarët e stafit dhe i ka paralajmëruar të mos mbajnë mitingje në natyrë dhe ambiente të hapura, pasi rreziku është më i lartë se në mjedise të mbyllura, ku mund të kontrollohet më mirë situata.

Misioni i Përhershëm i Republikës Islamike e Iranit në Kombet e Bashkuara mohoi të ketë pasur një komplot të tillë për të eliminuar Trump. Ai i quajti akuzat të pabaza dhe me qëllime të këqija.

“Nga këndvështrimi i Republikës Islamike të Iranit, Trump është një kriminel që duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet në një gjykatë për urdhërimin e vrasjes së gjeneralit Soleimani. Irani ka zgjedhur rrugën ligjore për ta sjellë atë përpara drejtësisë”, u shpreh në një deklaratë Misioni.

Sa i përket gjeneralit të përmendur, bëhet fjalë për Qasem Soleimani, një komandant i lartë i Gradës Revolucionare Islamike të ushtrisë së Iranit. Ai u vra nga një sulm ajror i SHBA në aeroportin e Bagdadit, 4 vjet më parë.

Që prej asaj ngjarjeje, Irani shpesh ka thënë se do të hakmerret për vrasjen e tij. Sipas Departamentit të Drejtësisë, komplotet iraniane kanë pasur disa shënjestra, duke nisur që nga John Bolt, këshilltar i Trump për Sigurinë Kombëtare; e deri tek ish-sekretari i shtetit, Mike Pompeo. Si rrjedhojë e rrezikshmërisë së lartë, edhe Robert O’Brien, ish-këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare, shtoi masat e sigurisë.

Shqetësimi për një atentat të mundshëm ndaj Trump dhe/ose ish-anëtarëve të qeverisë së tij nga komplotet iraniane ka qenë goxha prezent për SHBA-në. Rishtazi, inteligjenca amerikane ka thënë se rreziku është edhe më i lartë.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për atentatin ndaj Trump. Deri më tani, nuk është gjetur një lidhje mes atentatorit dhe ndonjë bashkëpunëtori amerikan apo të huaj.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix16 orë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix16 orë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix17 orë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix17 orë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix18 orë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Mix18 orë më herët

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet?

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet? Edhe pse e dhimbshme, hernia e diskale është jashtëzakonisht e zakonshme. Kushdo...

Mix18 orë më herët

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një...

Mix18 orë më herët

Mungesa e magnezit, kërcënim i heshtur për shëndetin

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje muskulore, lodhje dhe çrregullime kardiovaskulare. Ushqimet të pasura me...

Mix18 orë më herët

“Indiana Jones” tani edhe në PlayStation 5

Video-loja aksion-aventurë “Indiana Jones and The Great Circle”, dikur i qasshëm vetëm përmes Xbox, tani po integrohet edh në PlayStation...

Facebook