Lidhu me ne

Mix

Cila do te ishte diferenca ideale ne moshe mes femijeve?

Disa familje mendojnë të sjellin në jetë fëmijën e dytë gati menjëherë pas të parit, por ndonjëherë harrojnë se përkushtimi ndaj dy fëmijëve të vegjël njëkohësisht kërkon më shumë energji dhe durim. Për të mos harruar pa përmendur edhe nevojën për dashuri dhe kujdes që fëmija “i madh” ka ende për prindërit, ndërsa nevojat e të porsalindurit do të jenë edhe më të mëdha.

Kur do të ishte momenti i duhur?

Prindërit duhet të presin që fëmija i parë të krijojë pavarësi, dhe nëse fëmija tjetër do të vijë më parë ai do të detyrohet të rritet më shpejt nga sa duhej.  Gjatë vitit të dytë të jetës fëmija ka nevojë për kohë që të mësojë të bëjë zgjedhjet e veta dhe nëse në këtë moment do të vijë në jetë një fëmijë tjetër ai do të ndihej tepër i frustruar përgjatë gjithë vitit të dytë. Pra kjo nuk do të ishte mosha e duhur për ta bërë atë të kishte një motër apo vëlla tjetër.

Bëni një zgjedhje të përgjegjshme

Mos ecni me parimin “të rriten të dy bashkë”, kjo është totalisht e gabuar edhe pse disi e justifikuar duke qënë se mendoni se ata do të ishin më të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Megjithatë nëse mendoni kështu ju jeni duke mos marrë në konsideratë një detaj të rëndëishëm. Nuk do të keni forcën e duhur për t’ju dedikuar të dy fëmijëve njëkohësisht dhe kjo do të bënte që të ishit tepër të lodhur dhe të irrituar, dhe kjo ndikon negativisht tek fëmijët.

Kur fillon fëmija të krijojë pavarësi?

Kjo ndodh rreth moshës 30 muajshe, pra është më i pavarur në lojë, ushqyerje, e madje edhe kryerjen e nevojave personale. Ndërkaq do të jetë edhe më i aftë të luajë në grup.

Në moshën 4-5 vjeçare fëmija tashmë mund të kujdeset për beben e vogël, dhe njëkohësisht ta konceptojë atë fëmijë si dicka që i përket jetës së tij. Mund ta ndihmojë të ushqehet, ta mbajë në krah, ta përkëdhelë, t’ju ndihmojë t’i ndërroni bebelinën, ta ngushëllojë kur qan dhe madje edhe të luajë me të.

Pra nga sa thamë më sipër fëmija do të ishte gati për të pasur një tjetër motër apo vëlla në moshën 4-5 vjeçare.

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 orë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 orë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 orë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix3 orë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix3 orë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix3 orë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike4 orë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport4 orë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix4 orë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook