Mix
Këshilla/ Instituti i Shëndetit Publik: Mbroni veten nga virusi i Nilit Perëndimor!
Instituti i Shëndetit Publik ka dalë sot me këshilla të tjera për qytetarët se si të mbrohen nga virusi i Nilit Perëndimor.
Mos harroni. Virusi i Nilit Perëndimor nuk përhapet nëpërmjet prekjes.
Megjithatë respektoni masat higjeno-sanitare si më poshtë:
– Shmangni kontaktin me duar të zhveshura kur trajtoni ndonjë kafshë të ngordhur.
– Nëse po hidhni një zog të ngordhur, përdorni doreza ose qese plastike për ta vendosur trupin e pajetë në një kosh plehrash.
– Ndiqni gjithmonë udhëzimet për gatimin e plotë të mishit.