Lidhu me ne

Radar

Nuk ecet më me justifikime se “Rama na vjedh e blen votat”, o Sali

Nga Nikoll Lesi

Nuk ecet më me justifikime se “Rama na vjedh e blen votat”, o

Edi Rama e fitoi edhe Himarën. Edi Rama po u merr votimet vendore dhe parlamentare, zoti Berisha.

Edi Rama edhe pa portier të luajë më skuadrën e tij politike iu mund thellë dhe nuk ka asnjë shpresë në PD dhe opozitë se mund ta rrëzojnë kryeministrin.

Berisha bërtet se me “Edi Ramën nuk ka zgjedhje”, por përherë hyn në votime e humb. Berisha gërthet se “do ta mundim kryeministrin e krimit”, por Edi Rama po e kthen në shoqatë Partinë Demokratike dhe krejt opozitën.

Berisha zotohet se do t’i fitojë zgjedhjet e vitit të ardhshëm, por si do ti fitojë? Si në Himarë ku nga 19 vota diferencë herën e parë që ishte Beleri, dje kaloi në 1500 vota me shumë kandidati i kryeministrit?

Kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo fitoi garën për kryetar të Bashkisë së Himarës pas zgjedhjeve të pjeshme vendore.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas numërimit të votave të 36 qendrave të votimit Vangjel Tavo mori 5022 vota (58,62%) kundrejt 3545 votave (41,38%) të Petraq Gjikuria, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale zoti Tavo vlerësoi votën e zgjedhësve dhe ftoi rivalin e tij të pranojë detyrën e nënkryetarit të bashkisë.

Pra PD po humbet kudo e në gjithçka!

Dakort që Edi Rama i blen votat, siç po justifikohet Berisha, por si do të reagosh ti opozitë përballë tij në zgjedhjet e vitit 2025?

Prapë me Berishën dhe Metën përballë si liderë të opozitës?!

Pse nuk ka ofertë të re dhe te besueshme PD-ja përballë Ramës që të ngrejë popullin në kembë dhe ta mund me votë, sepse nuk mund të blejë krejt popullin opozitar, sado pushtet të ketë Edi Rama?

Si do të marrin 1 milionë vota opozita, kur sot kanë vetëm 500 mijë vota të sigurta?

Si do të krijojë shpresë dhe besim të madh popullor, opozita, kur ka mbetur me drejtues, laj-thaj, vetëm Berisha dhe Meta?

Natyrisht që të dy kanë elektoratin e tyre, por kurrë nuk e rrëzojnë Edi Ramën me ato vota që kanë pas vetes.

Pse po e rrejnë popullin opozitar liderët e opozitës se gjoja do të fitojmë në vitin 2025, apo që të fusin deputetë veten dhe miqtë e tyre?

Pse nuk gjejnë një rival si kandidat për kryeministër ndaj Ramës dhe të mos synojnë asnjeri të jenë më në qeveri, pra as Berisha dhe as Meta sepse nuk tërheqin elektoratin gri?

Nuk ecet më me justifikime se “Rama na vjedh e blen votat”!

Demokratët dhe njerëzit anti-qeveri duan zgjidhje, duan ofertë, duan njeri tjetër t’i drejtojë për të mundur Edi Ramën.

Ndryshe le ta gëzoni Edi Ramën kryeministër deri në vitin 2030 zoti Berisha dhe ju të partisë demokratike!

Nuk ka më justifikime se “RAMA NA VJEDH VOTAT”!

MË TEPËR

Radar1 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix1 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix1 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix1 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix1 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix1 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix1 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix1 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix1 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix1 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook