Lidhu me ne

Radar

Turizëm dhe grushta, nuk shkon

Shkruar nga Artur Ajazi

Turizëm dhe grushta, nuk shkon

Shqiptarëve u mungon akoma durimi, edukata, mirësjellja, kultura, pasi janë emocionalë, të palexuar, të pashkolluar, të paparë (edhe pse kanë dalë jashtë) dhe të pamësuar me rregullat strikte që ka sot turizmi në botë.

Mjafton të shohësh pamjet e tmerrshme, të sherrit në një prej resorteve luksoze në Palasë mbrëmjen e kaluar, për të menduar dhe besuar seriozisht se, turizmi në Shqipëri është shumë larg standardeve europiane. Nuk shkojnë bashkë dhuna dhe turizmi, resorti dhe sherri në salla luksi, nuk shkojnë bashkë, një familje e rregullt që shkon të çlodhet dhe bëjë pushime në Jug, me sherret mesjetare mes grupeve sikur të ishin mes pyllit. Një turp i madh, dhe goditje e rëndë imazhit të turizmit tek ne.

Goxha djem dhe goxha burra, zihen me shishe dhe karrige kokës mes njeri-tjetrit, duke shpërfaqur sjellje mesjetare, rrugaçeske, dhe aspak të denja, për një vend ku ftohen njerëzit të “bëjnë pushimet, shijojnë plazhin dhe gatimet speciale”. Si mund të mendosh të shkosh në resortet e Jugut (apo kudo tjetër që ka ndodhur kjo skenë) pas pamjeve rrëqethëse që shikon se si zihen njerëzit si demat, se si i sulen njeri-tjetrit pa mëshirë, kur salla ka gra, fëmijë, burra në moshë, vendas dhe të huaj, që kanë vajtur dhe kanë paguar atje për tu qetësuar, argëtuar, dhe shijuar plazhet e bukura.

Në çdo resort, hotel, motel, apo zonë ku bëhet plazh në botë, ka njësi të autorizuara që merren me rregullin, që merren me personat problematikë, por ama pa shqetësuar aspak pushuesit, apo shumicën e atyre që drekojnë apo darkojnë në salla të mbyllura dhe të hapura. Një makabritet njerëzor, tek sheh se si godasin njeri-tjetrin me shishe, karrige, dhe lloj-lloj sendesh rastësore dhe kjo ndodh kur salla e resortit ishte mbushur plot me pushues. Jemi shumë, po shumë larg turizmit elitar, ashtu siç jemi shumë larg edhe turizmit masiv për nga standardet. Kaq ka mjaftuar që pushuesit vendas dhe patjetër edhe ata të huaj, të marrin “arratinë”, ta braktisin resortin, Jugun, jo vetëm për çmimet e larta, por më së shumti për dridhërimat që u ka shkaktuar sherri masiv, që shumë mirë mund të ishte shmangur me pak delikatesë. Shqiptarëve u mungon akoma durimi, edukata, mirësjellja, kultura, pasi janë emocionalë, të palexuar, të pashkolluar, të paparë (edhe pse kanë dalë jashtë) dhe të pamësuar me rregullat strikte që ka sot turizmi në botë.

Gjithçka zgjidhet me urtësi, marrëveshje, dhe jashtë ambienteve ku ndodhen pushuesit, duke zbatuar rregullat e vendosura dhe miratuara nga subjekti privat turistik. Jam i bindur se, video e resortit në Palasë, është parë nga shumica e shqiptarëve dhe të huajve, dhe do të duhet kohë e gjatë ti bindësh njerëzit, për të kundërtën e asaj që ndodhi atje. “Klienti është i pari”.

Kjo thënie të shoqëron kudo ku shkon në Europë, por duket se në Shqipëri, tek pronarët e bizneseve, është larg pranimit të këtij nocioni , dhe nuk ka gjasa të ndryshojë asgjë në mentalitetin “grushtues” të shqiptarëve. Kjo është Shqipëria Turistike? Ndoshta jo. Por mjafton një, dy, tre, apo katër raste të veçuara, për të larguar pushuesit vendas dhe turistët e huaj.

MË TEPËR

Radar3 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix3 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix3 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix3 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix3 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix3 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix3 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix3 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix3 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix3 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook