Lidhu me ne

Mix

3 ushqime që duhen shmangur nëse keni tension të lartë

3 ushqime që duhen shmangur nëse keni tension të lartë

Duhani, mbipesha dhe mungesa e aktivitetit fizik janë ndër faktorët më të mëdhenj të tensionit të lartë, por edhe dieta luan një rol të madh, thotë Dr. Frankie Phillips, dietologe dhe zëdhënëse e “British Dietetic Association”. Më poshtë, ajo ndan disa nga ushqimet që duhet të kufizoni për të ulur rrezikun.

Ushqimet e kripura

3 ushqime që duhen shmangur nëse keni tension të lartë

Nuk është e nevojshme të eliminoni plotësisht kripën nga dieta juaj, shpjegon Phillips. Për të funksionuar në mënyrë efikase, trupat tanë kanë nevojë për një sasi të vogël kripe. Rreth 1 çerek luge çaji në ditë është e mjaftueshme për të mbajtur muskujt, nervat dhe balancën e lëngjeve në kontroll.

Alkooli

3 ushqime që duhen shmangur nëse keni tension të lartë

Për fat të keq, nuk ka një limit të sigurt për konsumin e alkoolit pa rrezikuar ngritjen e tensionit, sipas Phillips. “Kjo, sepse alkooli ndikon në tre hormone që rregullojnë presionin e gjakut,” shpjegon ajo. Për shembull, alkooli rrit nivelet e reninës, e cila shkakton ngushtimin e enëve të gjakut, duke bërë që presioni i gjakut të rritet për të shtyrë atë përmes hapësirave më të ngushta.

Alkooli është gjithashtu një pije me shumë kalori, që do të thotë se është shumë e lehtë të konsumosh kalori të tepërta. “Alkooli është një sulm i dyfishtë mbi tensionin e gjakut –  një arsye për shkak të efektit që ka mbi sistemet hormonale dhe tjetra, për shkak të rrezikut të shtimit në peshë,” shton Phillips.

Kafeina

3 ushqime që duhen shmangur nëse keni tension të lartë

Përveç kafesë dhe pijeve energjike, edhe çaji dhe çokollata janë burime kafeine, megjithëse në doza më të vogla.

Nëse jeni mësuar të pini kafe çdo ditë, atëherë nuk do të shihni një ndikim të madh pasi trupi përshtatet me stimuluesin, thotë ajo.

“Gjithçka është një balancë, sepse dimë që një sasi e vogël kafeine mund të ndihmojë në rritjen e aftësisë sonë për të punuar në mënyrë efikase. Pra, është një nga ato gjëra kur një sasi e vogël mund të jetë e mirë, por shumë është e dëmshme.”

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore3 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar3 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook