Lidhu me ne

Kryesore

PD drejt bashkimit total

PD kërkon bashkim total, thirrje degëve të afrojnë

Partia Demokratike, pas marrjes së simboleve dhe vulës, kërkon bashkimin e të gjithë frontit opozitar në një të vetëm, për t’u përballur me qeverinë e Edi Ramës dhe fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.

Përmes një udhëzimi të shpërndarë për krerët e degëve në rrethe përmes sekretarit Flamur Noka, bëhet thirrje që strukturat të hapen për të gjithë opozitarët, sidomos për ata që më herët kanë qenë pjesë e “strukturave paralele”, të drejtuara nga Basha.

“Institucionet dhe forumet drejtuese të Partisë Demokratike, veçanërisht strukturat e saj në qendër dhe në bazë, kanë përgjegjësinë e madhe të bashkimit në një front të vetëm opozitar, të çdo anëtari apo ish-anëtari të Partisë Demokratike, të çdo opozitari dhe kontributori në kauzën opozitare, të çdo fluksi dhe rrymë antiregjim, me synim të vetëm fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme;

b) Drejtuesit politikë dhe strukturat drejtuese të degëve të Partisë Demokratike marrin të gjitha masat organizative për të mundësuar një front sa më të gjerë opozitar. Demokratët duhet të kenë parasysh se në thelb të këtij bashkimi qëndron kontributi i të gjithëve, pa asnjë dallim, si kusht thelbësor për fitoren tonë të ardhshme;

c) Përveç organizimit strukturor në çdo qelizë të saj, strukturat drejtuese të çdo dege të identifikojnë çdo faktor publik opozitar, të cilët edhe pse nuk janë pjesë e strukturave ekzistuese të degës, me rolin dhe kontributin e tyre shoqëror dhe politik, janë vlerë e shtuar e Partisë Demokratike. Për këtë arsye, strukturat drejtuese identifikojnë, kontaktojnë dhe bëjnë çdo përpjekje për të afruar pas tyre çdo individ me reputacion publik dhe kontribut shoqëror, që me veprimtarinë e tij/saj ka dhënë prova të angazhimit qytetar opozitar,

d) Veçanërisht në situatën pas kthimit të Flamurit dhe Simboleve të Partisë Demokratike në shtëpinë e përbashkët të demokratëve, nuk ka më asnjë pengesë që demokratët e angazhuar politikisht deri dje në struktura paralele, pavarësisht diferencës së opinioneve apo qëndrimeve për çështje të brendshme të familjes sonë demokrate, të inkorporohen në strukturat ekzistuese të degëve tona”, shkruhet mes të tjerash në udhëzim. 

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Si të shmangni dhimbjet e stomakut në vjeshtë – Tri kura natyrale

Kur ftohet koha ndër të parët që e ndjen dhe jep sinjalet e tij është organizmi. Kjo është e vërtetë...

Mix1 ditë më herët

Ja në cilat vende çmimi i iPhone 16 është më i shtrenjtë

Ndryshe nga të gjitha thashethemet, Apple nuk i ngriti çmimet e serisë iPhone 16. As iPhone 16 Pro që mori...

Mix1 ditë më herët

Ngrënia e proteinave për mëngjes mund të jetë çelësi për humbje peshe

Fillimi i një udhëtimi për humbje peshe është një punë e ndërlikuar. Dietat mund të duken si zgjidhje të përkohshme,...

Mix1 ditë më herët

5 vitaminat më të mira për parandalimin e rënies së flokëve!

A po ndikon dieta juaj te flokët tuaj? Nëse nuk po merrni mjaft vitamina dhe minerale të rëndësishme, kjo do...

Mix1 ditë më herët

3 ushqimet më të mira, që forcojnë sistemin imunitar!

Dietologët e njohur kanë zbuluar 3 ushqimet me më shumë lëndë ushqyese, që forcojnë sistemin imunitar. Këto 3 ushqime janë...

Mix1 ditë më herët

Lady Gaga zbulon planet për martesë

Lady Gaga ka zbuluar së fundmi  se si i fejuari i saj Michael Polansky i kërkoi dorën për martesë. E...

Radar1 ditë më herët

“Izraeli i lirë të zgjedhë mënyrën e hakmarrjes ndaj Iranit” – James David Vance

SHBA-ja duhet të mbështesë Izraelin në hakmarrjen e tij kundër Iranit, edhe nëse përfshin një sulm parandalues, tha zëvendëspresidenti i...

Radar1 ditë më herët

Katër opsionet e Izraelit për t’u hakmarrë kundër Iranit

Nga Ben Caspit Pas sulmit më të madh ndonjëherë të raketave nga Republika Islamike e Iranit kundër Izraelit, Kryeministri Benjamin...

Mix1 ditë më herët

“THE SUN”/ Eva Murati ‘çmend’ tifozët, “Spektakli i Champions League është edhe më i bukur me ty”

Prezantuesja SHQIPTARE Eva Murati ka mahnitur me një fustan gri të hapur teksa prezantoi ndeshjet e Champions League mbrëmjen e...

Mix1 ditë më herët

Sa kohë të jetës sonë e kalojmë në gjumë?

Një njeri mesatar kalon 26 vite të jetës së tij duke fjetur, që është e barabartë me rreth 9500 ditë....

Facebook