Lidhu me ne

Kryesore

Berisha në SPAK: Mercenarët e prokurorisë politike të Ramës më lanë në arrest pa prova

Berisha në SPAK: Mercenarët e prokurorisë politike të

Sali Berisha, me të mbërritur para SPAK-ut, deklaroi para mediave se “me urdhër politik, mercenarët e prokurorisë politike të Edi Ramës, mbajnë në arrest antikushtetues kryetarin e opozitës prej 255 ditësh, pa asnjë fakt, dokument apo dëshmi”.

“Jam sot për t’u paraqitur atyre zotimin solemn se Edi Rama jo që nuk do të marrë dot në këtë mënyrë mandat të katërt, por shumë shpejt do ta lëshojë atë me pjesën e trupit që ka më qejf në tokë. Prokuroria politike e Edi Ramës, bazuar në kallëzimin e rremë të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, dhe ish-ministrit të Brendshëm Taulant Balla, ka hetuar Sali Berishën në 3 breza deri te mbesat e tij, qysh kur ato nuk kishin lindur akoma. Ata kanë hetuar veprimtarinë e Partisë Demokratike duke filluar para 20 vitesh e deri te kandidatët për kryetar bashkie në vitin 2023. Por, me urdhër politik, mercenarët e prokurorisë politike të Edi Ramës, mbajnë në arrest antikushtetues kryetarin e opozitës prej 255 ditësh, pa asnjë fakt, dokument apo dëshmi, përveçse me dëshirën e Edi Ramës”, theksoi Berisha, siç shkruan A2.

SPAK, prokuroria private politike e Edi Ramës, me dosjen “Partizani” krijoi një piramidë mashtrimi, kreu shkelje kushtetuese të përsëritura dhe la në arrest Berishën për t’i shërbyer Edi Ramës. Në dosjen Partizani nuk ka absolutisht çështje penale dhe shteti nuk ka humbur asnjë qindarkë para publike, përkundrazi ka përfituar nga zbatimi i ligjit”, shtoi Berisha.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook