Lidhu me ne

Kryesore

“Synimi ynë, Shqipëria 2030 kampione në rajon”, Rama: Rroga mesatare e mësuesve 950 euro, s’ndalemi me kaq

“Synimi ynë, Shqipëria 2030 kampione në rajon”, Rama:

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria nuk do të ndalet me rritjen e pagave për mësuesit.
 
Rama së bashku me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha po marrin pjesë në një aktiviteti ku po flitet në lidhje me për sigurinë në shkolla, ku janë angazhuar 240 oficerë sigurie në mbarë vendin.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se rroga mesatare e një mësuesi është 950 euro.

Rama theksoi se synimi i PS është që Shqipëria 2030 të jetë kampion dhe të anëtarësohet në BE, duke pasur këtu njerëz punonjës shërbëtorë publikë sa më të devotshëm.

“Mësuesit e shkollës “Kosova” e dinë shumë mirë Odisenë e kësaj shkolle, simbol jo vetëm për Tiranën por simbol për historinë arsimit shqiptar, e cila u dogj për t’i hapur rrugë një ndërtimi në këtë truall. U prenë një numër jo i vogël pishash, e megjithatë ne rezistuam ndaj kësaj të keqeje dhe ndaluam planin për të na detyruar bërjen e një ndërtimi këtu dhe ndërtuam këtë shkollë që është një shëmbëlltyrë e ambicies tonë për Shqipërinë dhe dëshirës së çdo mësuesi sesi duhet të jetë shkolla ku rriten fëmijët tanë.

Përtej kësaj dua ta ritheksoj ata që prek ministrja, nuk jemi fokusuar vetëm te godina, por në mënyrë të posaçme edhe tek fuqizim i autoriteti të mësuesit dhe motivimi i vazhdueshëm i trupës mësimore. E kemi bërë me të gjitha mënyrat, duke vendosur si një objektiv, rritjen e vazhdueshme të pagave të mësuesit.

Sot kemi arritur me ndërhyrjen e fundit të muajit qershor që pagën mesatare ta kemi 950 euro. Është një rritje domethënëse, brenda të cilës ka edhe përshkallëzim sipas eksperiencës dhe kritereve të vendosura. Ata që dallohen më mirë, por nuk kemi ndërmend të ndalemi këtu.

Synimi ynë është që Shqipëria 2030 të jetë kampion dhe të anëtarësohet në BE, duke pasur këtu njerëz punonjës shërbëtorë publikë sa më të devotshëm. Janë tre figura kryesore, mësuesi, mjeku, polici. Njëri kujdeset për dijen. Njerëzit thonë i kemi pasuritë po pse s’jemi Zvicra, sepse kemi mbetur mbrapa në dije”, tha Rama.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Si të shmangni dhimbjet e stomakut në vjeshtë – Tri kura natyrale

Kur ftohet koha ndër të parët që e ndjen dhe jep sinjalet e tij është organizmi. Kjo është e vërtetë...

Mix1 ditë më herët

Ja në cilat vende çmimi i iPhone 16 është më i shtrenjtë

Ndryshe nga të gjitha thashethemet, Apple nuk i ngriti çmimet e serisë iPhone 16. As iPhone 16 Pro që mori...

Mix1 ditë më herët

Ngrënia e proteinave për mëngjes mund të jetë çelësi për humbje peshe

Fillimi i një udhëtimi për humbje peshe është një punë e ndërlikuar. Dietat mund të duken si zgjidhje të përkohshme,...

Mix1 ditë më herët

5 vitaminat më të mira për parandalimin e rënies së flokëve!

A po ndikon dieta juaj te flokët tuaj? Nëse nuk po merrni mjaft vitamina dhe minerale të rëndësishme, kjo do...

Mix1 ditë më herët

3 ushqimet më të mira, që forcojnë sistemin imunitar!

Dietologët e njohur kanë zbuluar 3 ushqimet me më shumë lëndë ushqyese, që forcojnë sistemin imunitar. Këto 3 ushqime janë...

Mix1 ditë më herët

Lady Gaga zbulon planet për martesë

Lady Gaga ka zbuluar së fundmi  se si i fejuari i saj Michael Polansky i kërkoi dorën për martesë. E...

Radar1 ditë më herët

“Izraeli i lirë të zgjedhë mënyrën e hakmarrjes ndaj Iranit” – James David Vance

SHBA-ja duhet të mbështesë Izraelin në hakmarrjen e tij kundër Iranit, edhe nëse përfshin një sulm parandalues, tha zëvendëspresidenti i...

Radar1 ditë më herët

Katër opsionet e Izraelit për t’u hakmarrë kundër Iranit

Nga Ben Caspit Pas sulmit më të madh ndonjëherë të raketave nga Republika Islamike e Iranit kundër Izraelit, Kryeministri Benjamin...

Mix1 ditë më herët

“THE SUN”/ Eva Murati ‘çmend’ tifozët, “Spektakli i Champions League është edhe më i bukur me ty”

Prezantuesja SHQIPTARE Eva Murati ka mahnitur me një fustan gri të hapur teksa prezantoi ndeshjet e Champions League mbrëmjen e...

Mix1 ditë më herët

Sa kohë të jetës sonë e kalojmë në gjumë?

Një njeri mesatar kalon 26 vite të jetës së tij duke fjetur, që është e barabartë me rreth 9500 ditë....

Facebook