Lidhu me ne

Radar

Donald Trump: Ukraina duhej t’i kishte bërë lëshime Rusisë

Donald Trump: Ukraina duhej t’i kishte bërë lëshime

Donald Trump u shpreh me një gjuhë të zymtë dhe të trishtuar të mërkurën për Ukrainën, duke iu referuar popullit të saj si “të vdekur” dhe vetë shteti si “të shkatërruar”. Komentet e tij bënë që të shtohen më tej dyshimet se sa shumë lëshime do të jetë ai i gatshëm të bëjë, nëse zgjidhet sërish president, në negociata rreth të ardhmes së Ukrainës.

Zoti Trump argumentoi se Ukraina duhej t’i kishte bërë lëshime Presidentit rus Vladimir Putin në muajt para sulmit të Rusisë në shkurt të vitit 2022, duke shtuar se edhe “marrëveshja më e keqe do të ishte më e mirë se gjendja aktuale.”

Zoti Trump, i cili prej një kohe të gjatë i ka kritikuar ndihmat amerikane për Ukrainën, shpesh thotë se Rusia kurrë nuk do ta kishte sulmuar Ukrainën nëse ai do kishte qënë president dhe se ai do t’i jepte fund luftës nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Por ai rrallë herë ka diskutuar për konfliktin me detaje të këtilla.

Komentet e tij, në një aktivitet në Karolinën e Veriut ku ai supozohej të mbante një fjalim për ekonominë, erdhën pas një debati gjatë këtij muaji kur ai refuzoi të thoshte nëse ai dëshiron që Ukraina ta fitojë luftën. Të martën, zoti Trump foli me tone pozitive për aftësinë e Rusisë dhe të paraardhëses së saj, Bashkimit Sovjetik, duke thënë se ata kanë përvojë në luftra.

Ish presidenti republikan, i njohur për përdorimin e fjalëve të rënda ndaj kritikëve të tij, i filloi denoncimet ndaj Ukrainës duke iu referuar kritikave të bëra së fundmi nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ndaj tij dhe kandidatit të tij për nënpresident, JD Vance.

Presidenti Zelenskyy, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara këtë javë për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i tha revistës New Yorker se zoti Vance është “shumë radikal”, për shkak të propozimit të tij që Ukraina të heqë dorë nga territoret nën kontrollin rus, ndërsa për zotin Trump u shpreh se “në të vërtetë ai nuk e di se si ta ndalojë luftën, edhe nëse mendon se di ta bëjë një gjë të tillë”.

“Këtë çështje duhet ta diskutojmë shpejt ngaqë presidenti i Ukrainës është në vendin tonë dhe ai po bën goditje të ulta ndaj presidentit tuaj të preferuar, ndaj meje”, deklaroi zoti Trump.

Zoti Trump e përshkroi Ukrainën si një shtet gërmadhë përtej kryeqytetit të saj Kievit, me ushtarë të pamjaftueshëm dhe që po humbet popullatën për shkak të vdekjeve të shkaktuara nga lufta dhe që po largohen për në shtetet fqinje. Ai vuri në pikëpyetje nëse ky shtet ka ndonjë gjë për të ofruar për të negociuar fundin e luftës.

“Çfarëdo marrëveshje – edhe marrëveshja më e keqe – do të ishte më e mirë se gjendja aktuale”, deklaroi zoti Trump. “Edhe sikur të bënin një marrëveshje të keqe do të ishte më mirë. Do të kishin hequr pak dorë nga ndonjë gjë dhe të gjithë do të jetonin, banesat do të ndërtoheshin dhe godinat do të ekzistonte edhe për 2,000 vjet të tjera”, shtoi ai.

“Çfarë marrëveshje mund të bëhet? Është një vend i shkatërruar”, shtoi ai. “Njerëzit kanë vdekur. Shteti është shndërruar në gërmadhë”.

Presidenti ukrainas Zelenskyy po përpiqet të fitojë përkrahjen e Shtëpisë së Bardhë ndaj një plani që ai e quan plan për ta fituar luftën, që pritet të përfshijë një kërkesë për të përdorur armët e Perëndimit me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektivat ruse.

Ndërkohë që Ukraina i ka tejkaluar pritshmëritë, duke i rezistuar Rusisë, forcat modeste ukrainase, krahasuar me forcat ruse, po përballen me beteja të vështira në pjesën lindore të vendit, kundër njërës prej ushtrive më të fuqishme të botës. Ukraina ka humbur një të pestën e territorit të saj dhe dhjetëra mijëra njerëz të vrarë në luftë.

Zoti Trump fajësoi Presidentin Joe Biden dhe Nënpresidenten Kamala Harris, rivalen e tij në zgjedhjet e nëntorit, për konfliktin. Ai tha se Presidenti Biden “e nxiti atë” duke u zotuar se do ta ndihmonte Ukrainën të mbrohej në vend që t’i bënte trysni që t’i jepte territore Rusisë.

“Biden dhe Kamala e lejuan këtë të ndodhte duke ushqyer Zelenskin me fonde dhe armatime të pashembullta”, tha zoti Trump.

Po ashtu, zoti Trump nuk e kundërshtoi logjikën e Presidentit rus Putin për sulmin ndaj Ukrainës, duke sugjeruar se zoti Putin nuk do ta kishte nisur luftën sikur zoti Trump të kishte qënë president. Për zotin Putin, ai tha se “ai nuk është një engjëll”.

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Si të shmangni dhimbjet e stomakut në vjeshtë – Tri kura natyrale

Kur ftohet koha ndër të parët që e ndjen dhe jep sinjalet e tij është organizmi. Kjo është e vërtetë...

Mix11 orë më herët

Ja në cilat vende çmimi i iPhone 16 është më i shtrenjtë

Ndryshe nga të gjitha thashethemet, Apple nuk i ngriti çmimet e serisë iPhone 16. As iPhone 16 Pro që mori...

Mix11 orë më herët

Ngrënia e proteinave për mëngjes mund të jetë çelësi për humbje peshe

Fillimi i një udhëtimi për humbje peshe është një punë e ndërlikuar. Dietat mund të duken si zgjidhje të përkohshme,...

Mix11 orë më herët

5 vitaminat më të mira për parandalimin e rënies së flokëve!

A po ndikon dieta juaj te flokët tuaj? Nëse nuk po merrni mjaft vitamina dhe minerale të rëndësishme, kjo do...

Mix11 orë më herët

3 ushqimet më të mira, që forcojnë sistemin imunitar!

Dietologët e njohur kanë zbuluar 3 ushqimet me më shumë lëndë ushqyese, që forcojnë sistemin imunitar. Këto 3 ushqime janë...

Mix11 orë më herët

Lady Gaga zbulon planet për martesë

Lady Gaga ka zbuluar së fundmi  se si i fejuari i saj Michael Polansky i kërkoi dorën për martesë. E...

Radar11 orë më herët

“Izraeli i lirë të zgjedhë mënyrën e hakmarrjes ndaj Iranit” – James David Vance

SHBA-ja duhet të mbështesë Izraelin në hakmarrjen e tij kundër Iranit, edhe nëse përfshin një sulm parandalues, tha zëvendëspresidenti i...

Radar11 orë më herët

Katër opsionet e Izraelit për t’u hakmarrë kundër Iranit

Nga Ben Caspit Pas sulmit më të madh ndonjëherë të raketave nga Republika Islamike e Iranit kundër Izraelit, Kryeministri Benjamin...

Mix12 orë më herët

“THE SUN”/ Eva Murati ‘çmend’ tifozët, “Spektakli i Champions League është edhe më i bukur me ty”

Prezantuesja SHQIPTARE Eva Murati ka mahnitur me një fustan gri të hapur teksa prezantoi ndeshjet e Champions League mbrëmjen e...

Mix12 orë më herët

Sa kohë të jetës sonë e kalojmë në gjumë?

Një njeri mesatar kalon 26 vite të jetës së tij duke fjetur, që është e barabartë me rreth 9500 ditë....

Facebook