Lidhu me ne

Mix

Arsyet shëndetësore pse keni gjithmonë etje – Si ta trajtoni

Etja e tepërt ose e vazhdueshme nuk ka të bëjë vetëm me nevojën për ujë.

Ajo mund të jetë tregues i një problemi shëndetësor që kërkon vëmendje të menjëhershme.

Çfarë Është Etja Intensive

Etja intensive dhe e vazhdueshme që nuk shuhet edhe pas pirjes së bollshme të lëngjeve njihet ndryshe si polydipsia.

Ajo mund të shkaktojë mjegullim të shikimit dhe plogështi.

Ajo mund të shkaktohet nga prania e një sëmundjeje, diarea, gjakderdhja, konsumi i ushqimeve të kripura e pikante, të vjellat dhe aktiviteti i tepërt fizik.

Konsumi i medikamenteve të ndryshme siç është litiumi apo diuretikët shkaktojnë etje të tepërt.

Duhanpirja, kafeina, mungesa e vitaminave, stresi, problemet me veshkat, zemrën ose mëlçinë gjithashtu shkaktojnë etje të vazhdueshme.

Ndaj AgroWeb.org ju këshillon të mos e neglizhoni një vizitë te mjeku kur keni etje të tepërt.

Trajtimet e Duhura Të Etjes Së Vazhdueshme

Ekspertët thonë se nëse etja e vazhdueshme është nevojë natyrale për lëngje, ajo mund të trajtohet edhe duke ngrënë ushqime hidratuese gjatë ditës.

Mënyra më e mirë për të dalluar nëse trupi ka lëngje të mjaftueshme është ngjyra e urinës.

Nëse ngjyra është e errët atëherë trupi juaj ka nevojë për më shumë lëngje.

Ushqimet e Pasura Me Ujë

Për të shuar etjen ju mund të konsumoni më shumë prej ushqimeve të mëposhtme:

  • Selino,
  • Shalqi,
  • Domate,
  • Agrume,
  • Fruta pylli,
  • Kastravec,
  • Speca,
  • Spinaq.

Kur Duhet Të Konsultoheni Me Një Mjek

Ekspertët paralajmërojnë se konsulta me një mjek është e nevojshme në rastet kur:

Etja juaj nuk shuhet pavarësisht se keni pirë shumë ujë apo lëngje;

Shikimi juaj është i mjegulluar, urita është e madhe dhe keni lëndime në lëkurë;

Ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe të plogësht;

Nevojat Ditore Për Ujë Dhe Lëngje

Sasia e rekomanduar ditore e ujit është rreth 8-10 gota për meshkujt dhe 6-8 gota për femrat.

Megjithatë nëse ndjeni se jeni të hidratuar dhe e shuani etjen me më pak ujë nuk është e nevojshme ta teproni.

Këto nevoja janë më të mëdha në rast se keni kryer aktivitet të fortë fizik ose jeni të dehidratuar./AgroWeb.org

MË TEPËR

Radar1 orë më herët

Dorëhiqet kreu i Kishës Anglikane, Justin Welby

Kryepeshkopi i Canterburry, Justin Welby, ka dhënë dorëheqjen nga posti, për shkak sipas tij “të trishtimit pas dështimit për të...

Mix1 orë më herët

6 rregulla për të rënë në peshë shpejt dhe shëndetshëm

Mjekët thonë se në shumicën e rasteve, për të humbur peshë, mjafton një normalizim diete. Ushqimi i shëndetshëm dhe konsumi...

Mix1 orë më herët

Këto janë ushqimet më të mira për një dietë pa gluten

Nëse keni hequr dorë nga drithërat e plota për shkak të intolerancës nga gluteni, zgjidhja nuk janë vetëm ato biskotat...

Mix1 orë më herët

8 rregulla të thjeshta, për të humbur në peshë!

Kjo listë nuk është një magji e cila mund t’ju dobësojë, por padyshim që do ju drejtojë në rrugën e...

Mix1 orë më herët

5 mënyra sesi ta shfrytëzoni limonin për të humbur në peshë

5 kombinime të mira me limon, do ju ndihmojnë se tepërmi për të humbur peshë pa e kuptuar. Ato veprojnë...

Mix1 orë më herët

6 truke si të hash më pak

Edhe pse në pamje të parë duket e vështirë, përmes disa trukeve është e mundur që ne të hamë më...

Mix1 orë më herët

Këto 12 ushqime kanë aq shumë fibra sa do t’ju mbajnë të ngopur për orë të tëra

Të gjithë dëshirojnë të ndihen të ngopur për orë të tëra pasi të hanë drekën dhe të mos ndihen të...

Mix1 orë më herët

Ushqimet e pasura me fibra: Si t’i shtosh në dietë për tretje më të mirë dhe rënie në peshë

Shumë prej nesh i lidhin fibrat me shëndetin e tretjes dhe funksionin e zorrëve. Por ngrënia e ushqimeve të pasura...

Mix2 orë më herët

7 këshilla për të shtuar peshë në mënyrë të shëndetshme

Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke...

Mix2 orë më herët

Ushqimet që duhet të shmangësh nëse vuan nga urthi

Refluksi acid, i njihur ndryshe si urth, është një ndër shqetësimet më të shpeshta të sistemit tretës. Simptomat fillojnë nga...

Facebook