Lidhu me ne

Temporal

“Jam gati” të vdes, tha Mata Hari atë mëngjes të 15 tetorit të vitit 1917

Albert Vataj

Henry Wales ishte një reporter britanik që mbuloi ekzekutimin e Mata Hari atë mëngjes të 15 tetorit të vitit 1917. Ajo kishte bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për presidentin francez për pastërti dhe mezi priste përgjigjen e tij: “Parandjenja e parë që ajo ndjeu se kërkesa e saj ishte refuzuar, ishte kur ajo u zhvendos gjatë pushimit të ditës nga qelia e saj në burgun e Saint-Lazare me një automobil në pritje dhe më pas nxitoi për në kazermë, ku skuadra e pushkatimit e priste.

Asnjëri nuk besoi vullnetin e hekurt të gruas së bukur edhe këtë ditë që do të ishte e fundit për të. Padre Arbaux, i shoqëruar nga dy motra bamirëse, Kapiteni Bouchardon dhe Maitre Clunet, avokati, hynë atë mëngjes herët në qelinë e saj, ku ajo ende ishte duke fjetur. Një gjumë i qetë, i paqëndrueshëm, u vërejt nga gardianët në natën e fundit.


Motrat e tronditura u përpoqën ta zgjonin butësisht. Ajo u ngrit dhe u tha që kishte ardhur ora e saj.
“Mund të shkruaj dy shkronja?” ishte gjithçka që ajo pyeti atë cak fatal.
Pëlqimi i’u dha menjëherë nga Kapiteni Bouchardon, duke i’u ofruan, pena, boja, letra dhe zarfi.


U ul në buzë të shtratit dhe shkroi letrën me nxitim të zjarrtë dhe ia dorëzoi në kujdestari avokatit të saj. Pastaj ajo u vesh si për kremte me rrobe te zeza, fjongo të mendafshta, këpuce të llustruara, kapele dhe mantel kadifeje të zezë dhe doreza. Në këtë takim me vdekjen zonja që kishte dalldisur dhe manipuluar burrat më të pushtetshëm të kohës, nuk toleroj asnjë detaj që gjithçka të ishte e përsosur. Edhe në botën tjetër ajo do të shkonte ashtu siç rendi në të këndejmen, e hijshme dhe joshëse.


“Jam gati” tha dhe u drejtua nga qelia e saj duke u ngjitur në makinën që e priste për ta dërguar atje prejnga nuk do të kthehej më.


Makina përshkoi zemrën e qytetit të fjetur. Kishte kaluar pesë e mëngjesit dhe ende dielli nuk po dukej. Makina u drejtua nga Caserne de Vincennes, kazermat e fortesës së vjetër, të cilën gjermanët e sulmuan më 1870. Trupat ishin vendosur në vendin e ekzekutimit. Dymbëdhjetë Zouaves, që formuan skuadrën e pushkatimit qëndronin të rreshtuar, pushkët e tyre ishin në pritje. Një nënoficer qëndroi pas tyre, gati për të tërhequr shpatën e urdhërit për zjarr.


Automobile u ndal, shoqëruesit zbritën, Mata Hari ishte e fundit. Të gjithë u drejtuan përnga një e ngritur toke rreth 7-8 metra që do të shërbente si mburojë për vërshimin e plumbave.
Ndërsa padre Arbaux foli me gruan e dënuar, një oficer francez u afrua me një leckë të bardhë në dorë për ti mbyllur sytë Mata Hari. Ai pëshpëriti diçka murgeshave që rrinin pranë gruas dhe ua dha bezen e bardhë.


“A duhet me doemos ta vendosi?” pyeti Mata Hari, duke iu drejtuar avokatit të saj.
Avokati, Maitre Clunet iu kthye me të njëjtën pyetje oficerit francez.


“Nëse Madame nuk preferon, nuk bën asnjë ndryshim,” u përgjigj oficeri, duke u larguar me nxitim. .


Mata Hari nuk pranoi t’i mbyllnin sytë. Ajo qëndronte duke shikuar me ngulm para xhelatëve të saj, kur prifti, murgesha dhe avokati u larguan.


Oficeri në komandën e skuadrës së pushkatimit, vërejti me vëmendje se gjithçka e skuadrës së pushkatimit do të ishte e gatshme për të hapur zjarr. Një komandë që çau ajrin e ftohtë të atij agimi dhe pushkët e 12 burrave vendosën qytat në sup dhe tytat drejtuan nga Mata Hari që vështronte triumfalisht. Dielli i atij mëngjesi u ndez në tehun e shpatës së urdhërvrasësit dhe 12 armë vjellën furi zjarri mbi gruan që i vështronte pa dhënë asnjë shenjë frikë, paniku apo pikëllimi.


Edhe në takimin e vdekjes ajo diti të qëndronte dinjitoze. U shkreh në gjunjë duke mbajtur kokën lart duke ruajtur në fytyrë të njëjtën shprehi. Pas disa sekondash që ajo kishte rënë në gjunjë u anua dhe ra në shpinë, me kokën lart. Por nuk kishte përfunduar ende.


Një oficer jo i porositur, i cili shoqëronte një toger, nxori revolverin dhe duke kapur gruan e goditi atë në kokë.


Mata Hari tani ishte me siguri e vdekur.


Referenca:
Shënimet e Henry Wales, botuar fillimisht në gazetë përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Lajmeve më 19 tetor 1917, ribotuar në Carey, John, EyeWitness to History (1987); Howe, Russell Warren, Mata Hari: The Story True (1986).

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Luhatjet e forta të votave të PD-së, përballë ‘murit’ të PS-së

Shkruar nga Eduard Zaloshnja Këto luhatje të forta të votave të PD-së tregojnë se ajo nuk ka një bazë të...

Mix12 orë më herët

Elon Musk shoqëron Trump në konferencën për mediat nga zyra ovale, por vëmendjen e vjedh djali i tij i vogël

Elon Musk iu bashkua Presidentit Trump në Zyrën Ovale të martën, ku foli përpara gazetarëve për herë të parë mes...

Kryesore13 orë më herët

Nga Veliaj e Bushka te akuzat ndaj Dumanit e drejtësisë – Monologu i Ramës para socialistëve e publikut

Kryeministri Rama kritikoi SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme për ato që ai i quajti shkelje të standardeve demokratike dhe abuzim...

Radar13 orë më herët

Berisha: Burri i Alketa Vejsiut ndërton në parkun e Tiranës se pagoi detoksin e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverise Edi Rama se është sponsorizuar nga bashkëshorti i Alketa...

Mix17 orë më herët

Lëngjet që forcojnë kockat dhe trupin

Kockat e shëndetshme janë të rëndësishme për një qëndrim dhe paraqitje të mirë dhe për një rini afatgjatë. Kockat janë...

Mix18 orë më herët

Njihuni me djalin e Arnold Schwarzenegger.

Shumë bukurosh, Patrick i Arnold Schwarzenegger ka bërë daljen e tij në një tapet të kuq i shoqëruar nga babai...

Kryesore18 orë më herët

Sa është paguar nga PD, konsulenti i fushatës së Trump?

Drejtori i Komunikimit me Median në Partinë Demokratike, Alfred Lela, thotë se ardhja e Chris LaCivitas në Shqipëri është një...

Radar18 orë më herët

Gaz Paja i jep kurajo Veliajt pas arrestimit (FOTO)

Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, të shumtë kanë qenë artistë që i kanë dalë në mbështetje dhe e kanë...

Radar19 orë më herët

“Jam pa fjalë”, Klotilda Bushka reagon pas akuzës së SPAK: Ku hyj unë në këtë mes?

Klotilda Bushka Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar pas akuzës së ngritur nga SPAK ndaj saj për “pengim të së...

Temporal19 orë më herët

Sa para duhen për të jetuar në Shqipëri? Studimi tregon kufirin minimal për të mbuluar shpenzimet

Ndërsa fuqia punëtore ka rënë, bizneset janë në kërkim të punonjësve të kualifikuar, si dhe nxiten të rrisin pagat, paralelisht...

Facebook