Lidhu me ne

Temporal

Terenc Pepa, fotografi profesionist që sjell Shkodrën në çdo hir të saj

Nga toka e nga qielli, përmes mrekullisë së shpërfaqjes, madhështisë së shpirtit qëmtues dhe magjisë së artit të fotografisë, ai, Terenc Pepa, na tregon diamantin e hirit të së bukurës së Shkodrës, në të gjithë dimensionet e saj. E bën këtë me një pasion dhe përkushtim, që tejkalon të dëshirimtën për të ecur në qytetin e mbretërve dhe legjendave, në dehjen e brishtësisë së natyrës, deri thellë në shpirtjen e përjetimit, të çdo stolie që kjo përkatësi rreket të ofrojë me çiltërsinë e një zonje delikate.

Ai, Terenc Pepa, në Shkodër njihet dhe vlerësohet përtej saj. Foto dhe videot e tij pasurojnë prezantimin e qytetit, dhe çdo ngjarjeje artistike të tij, por më së shumti është ajo që ofron Shkodra dhe natyra e saj, çfarë kamera e Teren Pepës fokuson, për ta sjellë sa të vërtetë aq dhe të bukur, sa të veçantë aq dhe shprehëse. Sepse është kamera, fotografia, video, që sot në epokën e komunikimit përmes virtualitetit, arrijnë shpejt dhe atje ku nuk shkel këmba dhe mund të përshkojë vetëm syri i qiellit dhe kamera e dronit, duke përfshirë miliona ndjekës, dhe duke u bërë përjetim i gjithë atyre që duan Shkodrën dhe bukuritë e saj, si stoli të solemnitetit të një kremteje.

Sot, kamera e Terencit na mundëson të shkojmë më larg dhe të vëzhgojmë nga lart, në agim heret e në muzg vonë, për t’u dehur nga hiri i të bukurës, atë dlirësi delikate që na çon përtej, se ku mund dëshirimi të shkojë. Për të na njohur në mënyrë më shteruese dhe përfshirëse me magjinë, që mundëson kamera në duart e një profesionisti, në zellin e një pasionanti, e pse ndryshe veçse për ta dashuruar Shkodrën dhe përjetuar atë në çdo puls dhe nerv, rrahje zemre dhe shpejtim frymëmmarrje që nguc pamja dhe peizazhi, ngjyra dhe drita, larmia dhe harmonia.

Përmes videove dhe fotove të këtij të palodhuri për të qenë kudo dhe për të mbërritur te çdo pritje e manifestimit të solemnitetit të natyrës dhe teatralitetit të së mahnitshme, e kemi parë Shkodrën; nadjeve kur dielli prek kumbanoret e kishave dhe minaret e xhamive; në zenith, kur drita përthyen vezullimin, duke kërcyer si një balerin në çatitë e shtëpive. Po, jemi zhytur në kuqëlimin e perëndimi, idilit poetik që reflekton mbi Liqen. Jemi lagur nga shiu, që Shkodrës i jep nur të pikëllimtë dhe dhe doherë pak hir Venecie.

Kemi ecur në borën që na shpie në Olimpin e malësisë, kemi pedaluar me biçikleta dhe notuar në perlat në fshehura mes maleve; jemi “rrëzuar” ujëvarave shkumëzuese dhe zhytur në melankolin e dritave; siç jemi dehur nën bli dhe magjepsur në harenë e gazmendit të festës; kemi peshkuar në Liqen dhe drekuar krap jani; kemi përshkuar brigjet e dalldisë së verës dhe shkuar kemi ku deshëm dhe s’dreshtëm. Kudo na çoi kamera e Terenc Pepës, dhe na la atje, atje duke u bërë pjesë e kremtes dhe përjetimit. Dhe, duam ende të dëshirojmë të jemi gjithnjë, ku Shkodra është bujarisht e begatuar në dëshirim, për të na pritur dhe ku kamera e Teren Pepës të na çojë.
Albert Vataj

DCIM100GOPROGOPR0120.JPG
default
default
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske1 ditë më herët

Kur shembujt e suksesit i kemi nën çati, rrëfehet Elvis Karaj

“Babai më ka mësuar se jeta është e shenjtë dhe se duhet luftuar deri në fund për çdo pacient” Elvin...

Mix2 ditë më herët

Karakteristikat që e bëjnë një grua të shenjës së Ujorit super të veçantë

Më 21 janar jemi futur zyrtarisht në sezonin e Ujorit, për të qëndruar në të deri më 18 shkurt. Siç...

Mix2 ditë më herët

I dënuar me burgim të përjetshëm – Tump fal Ross Ulbricht, krijuesin e “Silk Road”, faqja më e madhe e shitjes së drogës në “Dark Web”

Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se ka nënshkruar një falje të plotë dhe të pakushtëzuar për Ross Ulbricht, i...

Mix2 ditë më herët

Tensioni i lartë vjen nga veshka dhe jo zemra, mjeku: Sheqeri, ‘armiku’ kryesor

Mjeku Luçiano Bardhi, ka folur në lidhje me tensionin e lartë dhe arsyet që ndikojnë në shtimin e pacientëve me...

Radar2 ditë më herët

Dënimi i Princ Lekës, reagon PLL: Vendimi i padrejtë dhe i ndikuar politikisht, vë në dyshim procesin gjyqësor

Partia Lëvizja e Legalitetit ka reaguar lidhur me vendimin e gjykatës së Tiranës e cila dënoi me një vit burg...

Kryesore2 ditë më herët

Heqja e non grata për Berishën? Bolton: Me Trump është absolutisht e mundur

Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Kosovës në veçanti, gatishmëria e tij...

Radar2 ditë më herët

Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trump në Zyrën Ovale

Teksa kishte përpara një “mal” me dekrete për t’u firmosur, siç kishte premtuar që në orët e para të mandatit...

Temporal3 ditë më herët

Si po ndikon pakësimi i popullsisë në fshat?

Mungesa e prodhimit vendas dhe zhvillimi i turizmit është duke nxitur rritjen e shpejtë te importeve, sidomos në disa grupe...

Mix3 ditë më herët

Efektet anësore të konsumimit të tepërt të vitaminës C

Edhe pse duhet të konsumojmë vitaminë C çdo ditë, shumë mund të jetë e dëmshme. Vitamina C shpesh përmendet si...

Mix3 ditë më herët

Bob Dylan: Zëri që i dha formë një gjenerate

Nga Mr. Tambourine Man te Like a Rolling Stone, është e pamohueshme që Bob Dylan ka lënë një shenjë të...

Facebook