Lidhu me ne

Aktualitet

Durrës Marina arkëtoi 22 milionë euro në vitin 2023 nga shitja e apartamenteve “në ajër”

Durrës Marina arkëtoi 22 milionë euro në vitin 2023 nga

Një investim i madh i reklamuar si strategjik prej 2 miliardë eurosh, ai i Marinës në Durrës, në zonën ku sot ndodhet Porti i Durrësit, nuk po rezulton aspak strategjik.

Ndonëse ky është një investim që ka përfituar, përjashtime nga taksat, madje dhe atë të infrastrukturës, si dhe ka marrë një sipërfaqe të madhe prone falas për zhvillim, investitori, në vitin e parë të aktivitetit, vetëm sa ka mbledhur para nga shitja e apartamenteve në “ajër”.

“Durrës Marina sh.a.”, kompania që po menaxhon projektin strategjik të Marinës së jahteve në Durrës, ka arkëtuar nga klientët rreth 22 milionë euro në vitin 2023, ndonëse ndërtimi i apartamenteve në pjesën më të madhe nuk kishte filluar.

E dhëna bëhet e ditur në bilancin e vitit 2023 të kompanisë, ku zëri “Detyrime nga kontratat me klientë” është 2.2 miliardë lekë, ose rreth 22 milionë euro. Ky zë, sipas bilancit, përfshin: “detyrimet nga kontratat me klientët janë detyrime për të transferuar njësitë ndërtimore te klientët për të cilat Shoqëria ka marrë një parapagim”.

Megjithatë, kompania ka deklaruar të ardhura zero, sepse “Shoqëria do të bëjë njohjen e të ardhurave nga shitja e pronave në momentin kur transferohet kontrolli i aktivit klientit”. Humbjet ishin 517 milionë lekë.

Ndonëse kompania u paraqit si investitore, ajo rezulton se po i arkëton paratë nga parapagimet e klientëve, të cilat janë një “komponent i rëndësishëm i financimit”, siç thuhet në raportin e audituesve të pavarur.

“Përgjithësisht, Shoqëria arkëton parapagime afatgjata nga klientët. Shoqëria ka arritur në përfundimin që për këto kontrata kemi përfshirjen e një komponenti të rëndësishëm të financimit”.

Sipas raportit, “Gjatë kohës që prona është në proces ndërtimi Shoqëria arkëton parapagime nga klientët sipas kushteve të kontratës të cilat njihen si njihen si detyrime kontraktuale dhe jo si te ardhura, për arsyen e kohës së njohjes së të ardhurave”.

Ndërkohë, kompania thotë në raportin vjetor 2023 se procesi i ndërtimit nuk kishte nisur akoma.

Shoqëria, sipas raportit, ka shpenzuar gjithsej rreth 8 milionë euro për zhvillimin e projektit Durrës Yachts & Marina deri më 31 dhjetor 2023, nga të cilat rreth 5 milionë euro kanë qenë kostot e projektimit dhe pjesa tjetër për inventarë.

Shoqëria ka marrë ndërkohë marrë lejen e ndërtimit për tre godinat e para.

Kompania filloi shitjen që në fund të vitit 2022

Shitja e apartamenteve në zonën ku do të zhvillohet projekti strategjik u njoftua që në fund të vitit 2022.

Që nga ajo kohë kompania ka hapur disa herë procesin e shitjes së godinave të ndryshme, teksa çmimi është rritur vazhdimisht, duke arritur në mbi 2600 euro/m2, nga rret 1500-1600 euro që nisën shitjet në fillim.

Shitjet, jo vetëm që filluan pa u marrë leja e ndërtimit, por në kontratë parashikohej që dhe 40% e vlerës së apartamenteve do të paguhet para marrjes së lejes së ndërtimit e ndarë në 20% e çmimit të blerjes që paguhet brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paraprake të Shitjes; 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 3 muaj nga data e lejes së ndërtimit dhe 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 6 muaj nga data e lejes së ndërtimit.

Kompania dhe projekti, kapitali i aksionerit kryesor zbret në 2 milionë euro

Durrës Marina Sha. u krijua n? Tirane si nj? shoq?ri aksionare m? dat? 30 Janar 2023. Aktiviteti i saj është zhvillimi i pasurive të paluajtshme, për përdorime të ndryshme, në përputhje me Master Planin e kompanisë Durrës Marina, si dhe operimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të ndryshme të biznesit në përputhje me Planin e Biznesit të projektit Durres Yachts & Marina.

Shoqëria është pajisur me Status të ‘’Investim/Investitor Strategjik’’ për projektin e investimit ‘Durrës Yachts & Marina’, për një periudhe 20 vjeçare, sipas Marrëveshjes Kuadër Jahtet dhe Marina Durrës mes Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development dhe Albanian Seaports Development Company, të nënshkruar më 30 janar 2023.

Pasuria mbi të cilën do të zhvillohet projekti është në pronësi të Albanian Seaport Development Company. Referuar marrëveshjes se zhvillimit mes Durrës Marina Sha dhe Albanian Seaport Development company datë 19 Korrik 2023, pasuria do të jetë në dispozicion të zhvilluesit të projektit duke respektuar afatet e dorëzimit të specifikuara në kontratë.

Eagle Hills Real Estate Development zotëron 67% të aksioneve në Durrës Marina, ndërsa kompania që përfaqëson palën shqiptare, Albanian Seaports Development Company, mban 33% të aksioneve.

Kompania Eagle Hills Real Estate Development, përfaqëson në investim biznesmenin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar. Kjo kompani ka bërë një rritje kapitali prej 7 milionë eurosh në korrik 2023. Në fund të vitit 2023, sipas bilancit, kapitali kishte zbritur në 2 milionë euro, për shkak të zbritjes së humbjeve të mbartura.

Pala shqiptare ka kontribuar me tokën ku do të ndërtohet kompleksi rezidencial Durrës Marina. Në muajin shkurt 2023, qeveria shqiptare i transferoi aksionerit shqiptar një listë me 281 prona shtetërore për një sipërfaqe totale prej 818 mijë m2, sipërfaqe që do të përdoret në funksion të projektit.

Përveç ofrimit të truallit, qeveria shqiptare do të çlirojë kompaninë nga detyrimi për pagesën e taksës së ndikimit të infrastrukturë dhe fondit të strehimit social, që vlerësohen në rreth 7% të vlerës së parashikuar të shitjeve.

Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8,600 në fazën e dytë), ndërsa do të këtë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma. Parashikohen vetëm 280 vende për jahte. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.

Projekti parashikohet të ketë një vlerë prej rreth dy miliardë eurosh, por vetëm një pjesë e vogël e tij do të financohet me kapitalet e investitorit kryesor, Mohamed Alabbar. Pjesa më e madhe e kompleksit rezidencial do të financohet nga shitja e pronave që para ndërtimit të tyre dhe eventualisht nga burime të tjera, si financimet bankare.

Edhe skema e financimit të apartamenteve është e ngjashme me atë që ndodh rëndom në vend, duke mundësuar parapagimet, d.m.th. shitjen e apartamenteve që në ajër. Investimi i parashikuar në fazën e parë është 595 milionë euro. Kompanive investitore u kërkohet që të mbajnë në llogaritë e tyre një shumë që korrespondon me tridhjetë për qind (30%) të financimit të nevojshëm për zhvillimin e sheshit të fazës 1, pra rreth 180 milionë euro, ndërsa mund të grumbullojnë të ardhura nga shitjet, apo të fusin bashkë financues të tjerë.

I gjithë projekti pritet të gjenerojë në 35 vjet rreth 3.2 miliardë euro të ardhura. Nga shuma totale e të ardhurave, 2.26 miliardë euro, ose 70% e totalit të të ardhurave do të gjenerohet nga shitja e apartamenteve.

/ Revista Monitor

MË TEPËR

Radar4 orë më herët

Si e ndihmoi Elon Musk, Trump për të fituar Shtëpinë e Bardhë

Ish-presidenti Donald Trump në një fjalim para mbështetësve, vlerësoi miliarderin e teknologjisë Elon Musk si një super gjeni. Trump u...

Mix4 orë më herët

Përputhjet ideale: Cila është shenja më e përshtatshme për ju?

Nëse jeni kuriozë për të zbuluar përputhjen tuaj ideale, më poshtë do të gjeni një guidë të shpejtë që shpjegon...

Radar5 orë më herët

Donald Trump bën premtimin e madh: Do t`u jap fund luftërave

Në fjalimin e tij të fitores Donald Trump tha se i mbijetoi atentatit pikërisht për këtë ditë, duke bërë premtimin...

Kryesore5 orë më herët

Donald Trump shpall fitoren: Do të shërojmë vendin! Kjo do të jetë periudha e artë për SHBA-në

Donald Trump doli në skenë në West Palm Beach të Floridës për fjalimin e tij të fitores, shkruan A2 CNN....

Mix23 orë më herët

A e shpalli Bella Hadid çantën e vjeshtës?

Kohët e fundit Bella Hadid ka përqafuar më shumë një pamje perëndimore – dhe i dashuri i saj kauboj, Adan...

Mix1 ditë më herët

10 ushqimet që e luftojnë stresin

Stresi kronik është një gjendje që prek miliona njerëz dhe ka efekte negative në shëndetin fizik dhe mendor, madje rrit...

Radar1 ditë më herët

Sot zgjedhjet në Amerikë, parashikimet për garën e ngushtë Trump-Harris

Amerikanët do të zgjedhin të martën Presidentin e ri. Sa më shumë afrohet ora e votimit, aq më shumë rritet...

Kryesore1 ditë më herët

Ola Xama: Gjatë pushtetit të PS nuk janë rritur asnjëherë pensionet, vetëm janë indeksuar!

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV,  ka folur për pensionet.  Ajo tha se gjatë...

Mix2 ditë më herët

Vuani nga hipertensioni? Ja ushqimet që duhet të konsumoni!

Presioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni, është një nga shkaqet kryesore që rrisin rrezikun e goditjes në tru dhe...

Mix2 ditë më herët

6 mënyra natyrale si të eliminoni gurët në veshka

Gurët në veshka formohen në momentin kur keni kristale të ngurta. Këtu përfshihet kalçiumi, oksalati dhe acidi urik, të cilat...

Facebook