Lidhu me ne

Radar

Pse nuk u hetuan Agron Çela, Nasip Naço dhe Vangjel Tavo?

Ola Xama

Unë nuk hyj te ajo pjesa që beson se dora e hekurt e disa prokurorëve e bën këtë vend. Megjithatë mbështes punën me integritet të një pakice të tyre, sepse e di se sa e vështirë është të punosh i pavarur në këtë vend.


Jam totalisht kundër gjuhës ofenduese që politika po përdor këto kohë ndaj një pushteti të pavarur (qoftë dhe i varur po të ishte), sepse këto tone nuk i shoh as si zgjidhje dhe as si model për shoqërinë.


Thënë këto, do të mbështet gjithmonë çdo kauzë që ka si qëllim mbrojtjen e interesit publik, zbardhjen e aferave korruptive dhe pasurimin e paligjshëm të njerzve me pushtet në dëm të xhepave tanë, ekonomisë dhe shansve të munguara. Por pavarësisht kësaj, insistoj te ideja se sistemin politik dhe shoqëror nuk e bën drejtësia dhe pse është një hallkë e rëndësishme e tij.
Baza e një shoqërie të shëndetshme vjen nga respektimi i të drejtave natyrore: jetës, lirisë ekonomike dhe asaj të shprehjes, të drejta absolute ku shteti nuk ndërhyn në asnjë rrethanë. Pasi të jenë bërë këto, atëherë mund të flasim për zhvillimin e tregut, mirëqënies sociale dhe pavarësisë ekonomike, ku individi është i lirë të zgjedhë sipas asaj që i intereson, dhe jo për të mbijetuar.


Ndaj në çështjen e familjes Meta-Kryemadhi mendoj se është e drejtë e SPAK që t’i hetojë, por është në të drejtën tonë si qytetarë për të pyetur nëse qëllimi i hetimit është në shërbim të interesit publik apo të përfitimit politik të Partisë Socialiste.


Fakt është që kreu i partisë më të madhe opozitare PD, është në arrest shtëpie 5 muaj përpara zgjedhjeve në një kohë që forcat politike kanë nisur fushatën.


Fakt është që dhe kreu i një tjetër partie opozitare është vënë në pranga dhe po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe deklarim të rremë. Me këtë veprim, prokuroria ka të drejtë ta mbajë në burg për 1 vit dhe të vendosë nëse do t’i ngrejë apo jo akuzë.


Fakt është një premtim që vetë kryeministri Rama ka bërë për zgjedhjet e ardhshme, se do të marrë mbi 84 vota dhe opozita do të jetë më keq se në 97’. Disa mund të thonë se votat e Partisë së Lirisë mund të shpërndahen te partitë e reja.

Kjo më duket një ëndërr e bukur, sepse kam bindjen se votuesi i kësaj force priret të shkojë drejt partisë që ka se ç’ti ofrojë.


Për të hyrë në brendësi të argumentimit që Prokuroria e Posaçme ka dhënë përpara gjykatës për këtë çështje, është fakt që siç ka qënë i përfshirë në ndikim të paligjshëm me përfitim korruptiv në marrëveshjen Cez-DIA Ilir Meta si ministër i Ekonomisë dhe Energjisë, rezultojnë pagesa që Cez ka bërë drejt DIA-s dhe kur ministria drejtohej nga z.Nasip Naço. Nuk dua të bëj me faj askënd, por natyrshëm mund të pyes, po z.Naço përse nuk hetohet? A ka qënë z.Naço ish-deputet i LSI që kandidoi nën siglën e PS në zgjedhjet 2021 duke i dhuruar një mandat në Berat?


Sipas asaj që është konstatuar nga vetë hetimi, përfitues fundor i një shume me vlerë 168 mijë euro nga DIA është kompania ‘Xhenis’ me pronar deputetin Agron Çela. Po z.Çela përse nuk hetohet? A është fakt që braktisi LSI dhe iu bashkua Partisë Socialiste duke dhënë kontribut për fitoren e Shkodrës në zgjedhjet vendore 2023?


Në kallzimin e bërë, por dhe në një pasazh shumë të vogël të vendimit të gjykatës, shihet se një pagesë për kompaninë e lobimit McKeon Group është bërë nga Vangjel Tavo, ish deputet i LSI dhe sot kryetar i bashkisë Himarë i Partisë Socialiste. Po për të përse nuk është bërë hetim?
Mund të vazhdohet me pyetje të shumta se përse për dhënien e lejes së punimeve kompanisë ‘UniFi’ fajin e ka Kryemadhi dhe Pirro Xhixho, por jo kreu i KKT-së Rama, apo kur Ligji për Sektorin Minerar propozohet nga një deputet i PS, votohet në shumicë nga mazhoranca, por përgjegjësia i mbetet një deputeti?!


Nuk do të kisha vënë në dyshim asnjë rezultat hetimor, sidomos kur flitet për zyrtarë të lartë, të cilët kanë përgjegjësinë kryesore për gjendjen ku ndodhet vendi, por kur shoh se peshorja e drejtësisë anon, nuk mund të mbyll sytë.


Nuk i mbyll sytë as përpara deklaratave të ndërkombëtarëve se duhet që t’i besojmë SPAK-ut qorrazi. Këtë e thonë ata, që filozofinë e sistemit të tyre politik e bazojnë te parimi “besoji sa më pak njeriut, duke i lënë sa më pak pushtet”.


Për mua, të gjithë ata që zgjedhin të mbështetin stabilitetin autokratik që kemi, nuk e duan Shqipërinë. Stabilitet do të thotë stanjacion, të mos ndryshojë asgjë, madje të bëhet më keq dhe të mos e flasim.


E kundërta do të ndodhte po të kishte rotacione të shpeshta në qeverisje, që dhe mund të sillnin kriza të përkohshme, por do të pastronin partitë e qeveritë nga politikanët e korruptuar. Vetëm se pastrimi do të vinte me votë, dhe jo me SPAK.

MË TEPËR

Radar2 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix2 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix2 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix2 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix2 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix2 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix2 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix2 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix2 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix2 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook