Lidhu me ne

Mix

A duhet ngrënë banane me stomak bosh

Nga të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi është absolutisht më i rëndësishmi.

Këshillat e ekspertëve thonë se në mëngjes duhet të hamë sikur të ishim mbretër dhe mbretëresha, në sensin e marrjes së ushqyesve më të rëndësishëm.

E megjithatë, këto këshilla shpesh bien në vesh të shurdhër, falë stilit kaotik të jetesës dhe jo vetëm.

Në shumicën e rasteve, njerëzit nuk kanë kohë të ulen në tavolinë e të hanë mëngjes, ndaj mjaftohen me një banane.

Ky frut është padyshim mirëbërës për organizmin dhe i vjen në ndihmë zemrës dhe trupit.

Banania mirëmban tensionin e gjakut, lufton depresionin, konstipacionin, urthin dhe ulçerën.

Ky frut përmban hekur ndaj stimulon prodhimin e hemoglobinës.

Kur duhet ngrënë banania? 

Në një kohë kur vlerat e bananes janë të pakundërshtueshme, ekspertët janë të ndarë mbi ngrënien e bananes me stomak bosh apo plot.

Disa ekspertë thonë se bananet janë plot me kalium, fibër, magnez që e pajisin organizmin me shumë energji.

Ata thonë se bananet duhen ngrënë çdo ditë edhe për vetë faktin se përmbajnë vitaminën B6.

Sipas tyre, banania nuk duhet ngrënë me stomak bosh për arsyet e mëposhtme:

Sipas të dhënave të AgroWeb.org niveli i lartë i sheqernave u jep energji, por kjo e fundit është afatshkurtër dhe më pas do të jeni të plogësht.

Bananet ju ngopin shpejt dhe mund të ndiheni të përgjumur ose të lodhur.

Për shkak të aciditetit ju mund të keni probleme me zorrët.

Ekspertët britanikë shprehen se mirësia e bananes duhet shfrytëzuar pasi keni ngrënë mëngjes.

Për më tepër, përmbajtja e lartë e magnezit mund të prishë ekuilibrat mes kalçiumit dhe mangeznit në gjak duke shkaktuar një efekt të kundërt në sistemin kardiovaskular.

Shumë profesionistë të tjerë janë të mendimit se frutat në përgjithësi nuk duhen konsumuar me stomak bosh.

Një mënyrë e thjeshtë për t’i ngrënë ato është duke i kombinuar me ushqime të tjera.

Këshillat më të mira për konsumimin e bananes

AgroWeb.org ju sugjeron që bananen mund ta hani në mëngjes vetëm duke e kombinuar me ushqime të tjera, duke shmangur kështu shqetësime të panevojshme.

Ju mund të hani tërshërë me qumësht me banane, ose të kombinoni fruta pylli, banane, drithëra dhe kos./AgroWeb.org

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

Berisha rikthehet me akuza të rënda: Taulant Balla ka porositur vrasje! Rama krimineli më i madh

Pasi u rikthye në selinë e Partisë Demokratike pas heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie”, Sali Berisha mbajti një...

Mix4 ditë më herët

Ja cilat janë dhuratat ideale për secilën shenjë të horoskopit

Foto ilustruese Nëse doni të bëni dhurata për të dashurit tuaj këtë fundvit dheaskush prej tyre s’të ka treguar ende...

Mix4 ditë më herët

Via Monte Napoleone në Milano bëhet rruga tregtare më e shtrenjtë në botë

Nëse emrat Fendi, Dior dhe Valentino do të fshiheshin nga ballina e dyqaneve, Via Monte Napoleone e Milanos mund të...

Mix4 ditë më herët

Këto janë 4 shenjat më xheloze të Horoskopit

Le ta pranojmë! Të gjithë nga ne është bërë xheloze/xheloz të paktën njëherë. Megjithatë sipas astrologëve, këto janë shenjat e...

Radar4 ditë më herët

Malltezi për Berishën: Burim frymëzimi dhe shkollë burrërie

Shefi i departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike,  Jamarbër Malltezi, ka reaguar për lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak,...

Radar4 ditë më herët

Hetimi, si Suel Çela udhëzonte Artan Hoxhën në emisione: I tregonte kë të sulmonte

Para emisionit Çela i dërgon Hoxhës një foto të shkrepur në Hotel Univers, që i përkiste familjes Çapja dhe shfaqej kryeministri...

Mix4 ditë më herët

Keira Knightley flet për Pirates of Caribbean: Më shkatërroi imazhin

Keira Knightley ka treguar se filmat “Pirates of the Caribbean”, të cilët ndihmuan në nxitjen e karrierës së saj, ishin...

Radar4 ditë më herët

Nga karriget e arta te sjellja prej autoritari, Merkel rrëfen prapaskenat e takimeve me Erdogan

Angela Merkel me Recep Tayyip Erdogan (AP) Angela Merkel ka mbrojtur vendimin e saj për të negociuar marrëveshjen e diskutueshme...

Mix5 ditë më herët

Bllokimi i hundëve – Disa trajtime natyrale për lehtësim të menjëhershëm

Vështirësia në frymëmarrje dhe humbja e oreksit janë dy aspekte aspak të rehatshme të të ftohurës apo gripit. Bllokimi i...

Mix5 ditë më herët

11 këngët më të bukura të Tina Turner (VIDEO)

Si shumica e ikonave më të mëdha pop, Tina Turner, e cila vdiq më 24 maj të këtij viti në...

Facebook