Lidhu me ne

Radar

Bechetti, një hap pranë marrjes së miliona eurove, Gjykata e Ekzekutimit në Bruksel rrëzon Shqipërinë!

Francesko Beketi/ Edi Rama

Sipërmarrësi italian, Francesko Beketi, është një hap pranë marrjes së miliona eurove nga qeveria shqiptare, megjithëse kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur shpesh se ish-pronari i “Agon Channel” nuk do të marrë asnjë cent nga qeveria shqiptare.

Gjykata e Ekzekutimeve në Bruksel ka rrëzuar në 17 tetor 2024 aplikimin e qeverisë shqiptare për anulimin e vendimit për bllokimin e llogarive të kompanisë shtetërore Albcontrol pranë shoqërisë europiane të fluturimeve, Eurocontrol.

“Gjykata e Ekzekutimeve i konsideron të papranueshme dhe të pabazuara kërkesat e qeverisë shqiptare për heqjen e sekuestros mbi fondet që janë mbledhur për llogari të Albcontrol”, thuhet në vendim.

Sipas të dhënave të përmendura në vendimin gjyqësor, shuma e vendosur nën sekuestro ka arritur në vlerën e mbi 76 milionë euro, e cila tashmë ka kaluar në llogarinë e përmbaruesit gjyqësor.

Nga ana tjetër, ky vendim mund t’i hapë rrugë një penalizimi tjetër të rëndë të qeverisë shqiptare për shkak të moszbatimit të një vendimi të formës së prerë të Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Beketi dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë konsideruar një persekutim të dytë faktin që qeveria shqiptare ka refuzuar të zbatojë vendimin e Arbitrazhit, duke i krijuar premisat për të ndjekur një tjetër çështje civile, e cila, me shumë mundësi, do t’i kushtojë akoma më shtrenjtë Shqipërisë.

Historia e përplasjes mes Françesko Beketit dhe Edi Ramës ka nisur menjëherë sapo qeveria socialiste mori pushtetin në vitin 2013.

Qeveria nisi një seri sulmesh ndaj bizneseve të Beketit, të cilat kulmuan me lëshimin e masave të arrestit ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë, në vitin 2015.

Masat e arrestit nuk u ekzekutuan dhe Beketi arriti të sigurojë prova të mjaftueshme për të provuar se ai ishte i persekutuar politik në Shqipëri. Në vitin 2017, Interpoli e hoqi Françesko Beketin nga lista e të kërkuarve.

Sipërmarrësi italian e ndoqi rastin e tij në Gjykatën e Arbitrazhit të Bankës Botërore. Kjo e fundit, në prill të vitit 2019, vendosi në unanimitet se qeveria shqiptare kishte kryer persekutim politik ndaj biznesmenit italian dhe gjobiti qeverinë shqiptare me 110 milionë euro.

Ky vendim u konfirmua në prill të vitit 2021, kur një komision i posaçëm i Arbitrazhit rrëzoi kërkesën e qeverisë së Edi Ramës për anulimin e vendimit të mëparshëm.

Në mars 2023, Gjykata e Arbitrazhit refuzoi përfundimisht kërkesën e qeverisë shqiptare për rishikimin e vendimit.

Vendimi ishte i zbatueshëm drejtpërdrejt, por Rama nuk pranoi ta ekzekutojë. Në këto kushte, Beketi kërkoi nga gjykata në Bruksel që të bllokonte llogaritë e Albcontrol pranë Eurocontrol, të krijuara nga tarifat që kompanitë ajrore ndërkombëtare paguajnë për ulje-ngritje dhe tranzitimin në hapësirën ajrore shqiptare.

/Syri

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Sophie Rain: 20-vjeçarja e virgjër që fiton shuma marramendëse në “OnlyFans”

Sophie Rain është një nga influencueset më të komentuar në botë këtë javë falë të ardhurave të saj virale në...

Mix9 orë më herët

7 filma (drithërues) të bazuar në histori të vërteta kriminale

Historitë e vërteta të krimeve makabre që kthehen në filma nuk zhgënjejnë kurrë! Nëse jeni ndjekës të dokumentarëve apo filmave...

Mix9 orë më herët

A funksionon vërtet dieta e kafesë?

TikTok njihet për trendet e humbjes së peshës, nga dieta mishngrënëse deri te “ozempic.” Por dieta më e fundit që...

Mix9 orë më herët

Pse shfaqet herpesi në buzë? – Metodat si ta parandaloni dhe trajtoni

Herpesi është një flluskë e vogël dhe e dhimbshme, e mbushur me lëng, që formohet në buzë ose rreth tyre...

Letersi9 orë më herët

Alain Delon: Çdo gjë është e rreme, nuk ka respekt, nuk ka më fjalë nderi…

Nga: Alain Delon Jeta nuk ka ç’të më japë më, mësova gjithçka, pashë gjithçka, por mbi të gjitha, e urrej...

Mix10 orë më herët

Nick Cannon flet për problemet me shëndetin mendor

Nick Cannon ka folur së fundmi  për shëndetin e tij mendor.  Prezantuesi  kohët e fundit pranoi se “ka nevojë për...

Mix10 orë më herët

Demi Moore flet për rolin e “Ghost”: Më frikësoi

Demi Moore tregoi se cili rol e ‘frikësoi’ gjatë një paraqitje emocionale në Hot Ones këtë javë. Aktorja e Substance...

Radar10 orë më herët

“Do çmontojmë Deep State” – Kush është Kash Patel, i përzgjedhuri i Trump për të drejtuar FBI

Presidenti i sapozgjedhur republikan, Donald Trump tha të shtunën se kishte përzgjedhur ish-zyrtarin e Sigurisë Kombëtare dhe besnikun e tij...

Mix15 orë më herët

Tre ushqime që përmbajnë më shumë hekur se mishi

Pavarësisht besimit të përhapur se mishi është burimi më i mirë i hekurit, një dietë e pasur me burime bimore...

Kryesore5 ditë më herët

Berisha rikthehet me akuza të rënda: Taulant Balla ka porositur vrasje! Rama krimineli më i madh

Pasi u rikthye në selinë e Partisë Demokratike pas heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie”, Sali Berisha mbajti një...

Facebook