Lidhu me ne

Radar

Sot zgjedhjet në Amerikë, parashikimet për garën e ngushtë Trump-Harris

Sot zgjedhjet në SHBA, parashikimet për garën e ngushtë

Amerikanët do të zgjedhin të martën Presidentin e ri. Sa më shumë afrohet ora e votimit, aq më shumë rritet dhe ankthi në të dy kahet, me sondazhet që parashikojnë një garë të ashpër dhe diferencë shumë të ngushtë mes kandidatëve.

Pikërisht për shkak të rezultatit të pritshëm të ngushtë edhe shpallja e fituesit mund të kërkojë ditë.

Në zgjedhjet e gjashtëdhjeta presidenciale, amerikanët duhet të zgjedhin mes zëvendëspresidentes në detyrë, demokrates Kamala Harris, dhe ish-presidentit, republikanit Donald Trump.

Një ditë para zgjedhjeve, të hënën, dollari u dobësua, ndërsa tregjet globale frenuan bastet e tyre për një fitore të kandidatit republikan Donald Trump në garën presidenciale të SHBA.

Dollari ra me 0.6 për qind kundrejt një shporte valutash kryesore, duke shënuar një prej rënieve më të mëdha njëditore që nga shtatori. Euro ishte 0.6 për qind më e lartë kundrejt monedhës amerikane, duke u këmbyer në 1.09 dollarë.

Tregjet reaguan pasi pasi një sondazh gjatë fundjavës tregoi një rritje të papritur të mbështetjes për kandidaten demokrate Kamala Harris në Iowa, një shtet i dominuar më parë nga Trump, shkruan “Financial Times”.

Sondazhi, i drejtuar nga anketuesja jopartiake J Ann Selzer, konsiderohet si “standardi i artë” i sondazheve të opinionit në shtet.

Më herët, pritjet në rritje për një fitore të Trump në zgjedhjet të martën, së bashku me të dhënat e papritura të forta ekonomike, e kishin çuar dollarin në fitimin e tij më të madh mujor që nga prilli 2022.

Çfarë parashikojnë sondazhet

Sipas “Financial Times”, do të jenë fitoret me diferencë të vogël në disa shtete ku parashikimet ndryshojnë vazhdimisht, ato që do të përcaktojnë nëse Donald Trump ose Kamala Harris do të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA më 5 nëntor.

“Financial Times” ka përdorur sondazhet më të fundit në nivel kombëtar dhe shtetëror për të vlerësuar gamën e rezultateve të mundshme në çdo shtet.

Mesatarja kombëtare e sondazheve tregon se Kamala Harris ka një një epërsi të lehtë ndaj Donald Trump me afrimin e ditës së zgjedhjeve.

Megjithatë, në zgjedhjet presidenciale në SHBA, sondazhet kombëtare janë thjesht tregues, sepse fituesi i përgjithshëm vendoset duke përdorur kolegjin zgjedhor.

Si funksionon Kolegji Zgjedhor

Çdo shtet ka një numër votash në kolegjin zgjedhor të barabartë me shumën e senatorëve dhe përfaqësuesve të tij në Kongres. Kryeqyteti federal i Uashington DC, i cili nuk ka përfaqësues apo senatorë, ka edhe 3 vota të tjera të kolegjit zgjedhor.

Në të gjitha shtetet, përveçse në dy, përdoret një sistem fituesi-merr të gjitha, ku cilido kandidat që fiton më shumë vota në një shtet, fiton të gjitha votat e kolegjit elektoral në atë shtet.

Për të fituar një shumicë të plotë në kolegjin zgjedhor, një kandidat duhet të arrijë 270 vota. Në rast të barazimit 269-269, delegacionet shtetërore në Dhomën e Përfaqësuesve votojnë për të vendosur Presidentin.

Kur do t’i mësojmë rezultatet?

Ndonëse në disa gara presidenciale, fituesi është shpallur vonë natën e zgjedhjeve, ose herët në mëngjesin e ardhshëm, këtë herë, gara e ngushtë në shumë shtete mund të nënkuptojë që mediat të presin më gjatë përpara se të parashikojnë se kush ka fituar.

Washington Post shkruan se për të zbuluar se kush e fitoi presidencën mund të duhen ditë.

Zyrtarët zgjedhorë në shtetet ku rezultati është më i paqartë po u bëjnë thirrje amerikanëve që të jenë të durueshëm ndërsa numërojnë rezultatet, një proces që ndryshon nga shteti në shtet, sepse secili ka ligje të ndryshme për numërimin e votave. Sondazhet tregojnë një garë jashtëzakonisht të ngushtë presidenciale dhe sa më afër të jenë rezultatet, aq më shumë do të duhet për të ditur rezultatin.

“BBC” shkruan se fitoret e ngushta mund të nënkuptojnë gjithashtu rinumërime. Për shembull, në shtetin kryesor të Pensilvanisë, mund të kërkohet një rinumërim mbarëkombëtar nëse ka një ndryshim gjysmë përqindjeje midis votave të hedhura për fituesin dhe humbësin. Në vitin 2020, diferenca ishte pak më shumë se 1.1 pikë përqindjeje.

Sfidat ligjore janë gjithashtu të mundshme. Më shumë se 100 padi parazgjedhore janë ngritur tashmë, duke përfshirë sfidat për të drejtën e votuesve dhe menaxhimin e listës së votuesve, nga republikanët.

Skenarët e tjerë që mund të shkaktojnë vonesa përfshijnë çdo çrregullim të lidhur me zgjedhjet, veçanërisht në vendet e votimit.

/ Revista Monitor

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë është alergjia ushqimore?

Alergjia ushqimore është kur sistemi ynë imunitar reagon në mënyrë të pazakontë ndaj ushqimeve të caktuara. Megjithëse reaksionet alergjike janë...

Mix1 ditë më herët

8 faktorë mund t’ju shkaktojnë një rënie drastike në peshë

Rënia drastike në peshë, veçanërisht kur ndodh pa përpjekje, mund të jetë një sinjal që trupi po reagon ndaj ndryshimeve...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump do ta përdorë FBI për të shantazhuar kundërshtarët politikë dhe gazetarët

Shkruar nga Massimo Teodori Njoftimi i Donald Trump për emërimin e Kashyap “Kash” Patel në postin e drejtorit të Byrosë...

Mix1 ditë më herët

A është i shëndetshëm peshku ton i konservuar?

Peshku toni i konservuar nuk është vetëm i shijshëm por është gjithashtu një nga ushqimet me më shumë vlera ushqyese....

Kryesore1 ditë më herët

Rikthimi i Berishës në Kuvend nuk la asnjë shenjë!

Në ato 40 minuta qëndrim në sallën e Kuvendit, jo vetëm demokratët, por edhe vetë Berisha kuptoi se “arresti i...

Mix1 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të jetë befasues: ndryshime të rëndësishme të dizajnit po vijnë

Kohët e fundit është folur shumë për iPhone 17 Air të Apple i cili është i destinuar të bëhet iPhone...

Mix1 ditë më herët

HUAWEI prezanton serinë Mate 70 dhe braktis të gjitha marrëdhëniet me Google. Çmimi dhe detajet

HUAWEI i rikthehet sulmit me serinë Mate 70, e prezantuar zyrtarisht në Pekin sot më 26 nëntor 2024. Gama e re...

Sport1 ditë më herët

FIFPro World XI, publikohet lista e futbollistëve më të mirë në botë

Sot u publikua lista me 26 lojtarë kandidatë për FIFPRO World XI me emrat më të mirë të këtij viti...

Aktualitet1 ditë më herët

Berisha: Do vendosim minimumin jetik 200 euro, pagën mesatare 1200 euro

Minimumi jetik për çdo shqiptar do të jetë 200 euro dhe rroga minimale 500 euro. Kështu u shpreh kreu demokrat...

Temporal1 ditë më herët

Sa herë ngjallet Feniksi nga hiri?

Nga Edmond Arizaj (Gjysëm portret politik gjashtë muaj para zgjedhjeve) Ky njeri që nuk duhet të ishte më në politikë...

Facebook