Lidhu me ne

Aktualitet

Shteti ra në Shkodër!

Flamur Vezaj

Policia dështoi përsëri për të parandaluar një ngjarje të rëndë si ajo e Shkodrës. Këtu nuk dështoi vetëm policia, por edhe SHISH, prokuroria e Shkodrës, si dhe prokurorët milionerë të SPAK-ut bashkë me agjentët e BKH-së! Të gjithë dështuat në Shkodër! Pranojeni! Shteti u dorëzua përsëri para “bandave”!

Pavarësisht paralajmërimeve të mëparshme të ardhura nga përgjimet e Sky, një atentat i dështuar në pedonalen e qytetit ndaj Arlind Bushatit ka nxjerrë në pah jo vetëm dështimin për të mbrojtur një denoncues, por edhe mungesën e masave të duhura parandaluese. Arlind Bushati kishte denoncuar një atntat të dështuar ndaj tij, por asnjë mbrojtje nuk iu dha. Madje, thuhet se vetë drejtori i Shkodrës (që e shkarkuan para dy dite) negocioi me protagonistët e familjes Bajri që të mos ngacmojnë Arlind Bushatin, e jo më ta vrasin, premtim që Bajrët, dyshohet se e shkelën përsëri.

Tashmë kjo ndodhi si një dëm kolateral pasi objektivi ishin djemtë e Mustafa Licit! Po, dy djemtë, Hamza Lici, që mbeti i vrarë, dhe Ibrahim Lici, që mbeti i plagosur dhe shihet në fotot më poshtë në vendin e ngjarjes! Objektivi ishte Ibrahim Lici, që i shpëtoi atentatit me plagë në qafë, shpatull dhe këmbë, dhe që policia vazhdon të ketë frikë të thotë se personi i tretë në makinë ishte Ibrahim Lici! Personi i shpallur në kërkim prej saj dhe SPAK-ut, por ecte lirshëm në rrugët e Shkodrës dhe i armatosur! Më parë e gjetën “vrasësit” se policia!

Kjo ngjarje përsërit një episod të mëparshëm, kur policia vonoi të gjejë vrasësit e të njëjtit kalibër, Nuredin Dumanin (në kërkim në atë kohë) i cili u qëllua me armë nga vrasës para se të dorëzohej në polici. Pra, ky që shikoni në foto PO është Ibrahim Lici, dhe ai ishte shënjestra e atentatit dhe ishte në makinë me viktimat por që i shpëtoi plumbave me disa plagë të lehta! Mjekimin e plagëve, nuk e bëri në Tiranë, Vlorë a Fier por në Shkodër në një klinik private, të cilët i terrorizuan me armë që mos të njoftojnë policinë!

Nga ana tjetër, Policia, drejtori i përgjithshëm z.Ilir Proda, i vendosur në atë karrige, ka frikë të thotë që “Po, në vendin e ngjarjes ishte Ibrahim Lici”! Kanë turp ta thonë që “Braçja” ishte aty se është person në kërkim, ndërkohë që ai lëviz lirshëm dhe drejtori i policisë së Shkodrës e di këtë (tashmë i shkarkuar) bashkë me ministrin që tha “Jam ndryshe nga të tjerët dhe do luftoj bandat”! Cilat “banda”? Këto që ti ke frikë t’i përmendësh, se të marrin direkt KM-në tënd dhe i thonë “shkarkoje këtë ministrin”, siç ndodhi me ish-zv.drejtorin Meta!!!

Por jo vetëm policia ka dështuar në këtë rast, por edhe prokurorët milionerë të SPAK-ut për të parandaluar këtë ngjarje! Pasi ata i kanë nën hetim të dy familjet, Bajrët dhe Licët!

Pra, kjo masakër ndodhi në kohën kur SPAK-u i ka Bajrët në hetim për 4 vepra të rënda – “trafik armësh”, “trafik droge”, “korrupsion” dhe “vrasje” në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale – ata, të dyshuarit, “ushtarët” e familjes Bajri, nën hundën e prokurorëve të SPAK-ut, organizuan dhe kryen atentatin ndaj dy vëllezërve Lici dhe shokut të tyre Bushati, duke vrarë edhe dy të pafajshëm! Dyshohet se drejtuesit e bandës së familjes Bajri, që SPAK-u i kishte nën vëzhgim, përgjim, dhe hetim, urdhëruan të bëhet kjo masakër në Shkodër!!! Po agjentët e BKH-së që i kishin në përgjim edhe në burg, nuk arriten ti kapin këto biseda!!!
Por edhe agjentët e SHISH-it që janë në Shkodër nuk “kapën” këto informacione për këtë masakër!???

Pra, unë mendoj se kot ndryshuat ministrin e brendshëm, drejtorin e përgjithshëm të policisë, drejtorin e qarkut Shkodër (sapo e shkarkuat), por edhe shefin e komisariatit dhe shefat e krimeve. Krimi i organizuar përsëri bën kërdinë nën hundën tuaj, sepse ua ka zënë hundën dhe fytin me euro dhe vota dhe nuk keni çfarë t’i bëni, veç të mblidhni viktimat dhe gëzhojat në vendin e ngjarjes!
Turp që mbyllni gojën dhe gënjeni duke fshehur të vërtetën!

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix18 orë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix19 orë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix19 orë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix20 orë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix20 orë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Mix20 orë më herët

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet?

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet? Edhe pse e dhimbshme, hernia e diskale është jashtëzakonisht e zakonshme. Kushdo...

Mix20 orë më herët

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një...

Mix20 orë më herët

Mungesa e magnezit, kërcënim i heshtur për shëndetin

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje muskulore, lodhje dhe çrregullime kardiovaskulare. Ushqimet të pasura me...

Mix20 orë më herët

“Indiana Jones” tani edhe në PlayStation 5

Video-loja aksion-aventurë “Indiana Jones and The Great Circle”, dikur i qasshëm vetëm përmes Xbox, tani po integrohet edh në PlayStation...

Facebook