Lidhu me ne

Kryesore

Veliaj dhe Balluku kanë paguar vrasës për të eliminuar njëri-tjetrin

Gaz Bardhi: Veliaj dhe Balluku kanë paguar vrasës për të eliminuar njëri-tjetrin

Gaz Bardhi shfrenon fantazinë: Veliaj dhe Balluku kanë paguar

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u bë objekt i një serie akuzash dhe replikash të ashpra gjatë seancës, ku Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ngriti akuza të forta ndaj saj dhe Erion Veliajt.

Bardhi teksa replikoi me deputetin Toni gogu, tha se dy figura të njohura të mazhorancës kanë paguar vrasës me pagesë për të eliminuar njëri-tjetrin, duke i akuzuar ata për korrupsion dhe veprime të paligjshme

Ai u shpreh se PD ka zgjedhur të bëjë luftën ndaj korrupsionit në publik, ndërsa mazhoranca, sipas tij, fshihet pas shfaqjeve publike dhe foto-shooting-ve, duke u shprehur ndryshe për njëri-tjetrin në prapaskenë.

Gogu: Unë nuk e mbaj veten për shenjtor. Mund të jem edhe më i madhi i të gjithë mëkatarëve, ndaj besoj në zot.

Nëse ju e përdorni fjalën vjedhje siç i tha Gazi, Flamurit, apo siç i thatë njëri- tjetrit, ju them se është fyerje dhe vepër penale.

Nuk mund të bëhemi prokuror të njeri- tjetrit. Ndërsa drejtoni një gisht, tre ju janë drejtuar ju.

Niseni këtë fushatë një herë në partinë tuaj, e pasi të fitoni bëtejën me hajdutërinë brenda jush, vijojeni në pjesën tjetër të këtij Kuvendi.

Keni humbur çdo kauzë politike dhe tani kërkoni vetëm show.

Bardhi: Nuk bëhesh dot Shën Pal sa kohë je bashkëpunëtori i lali inceneratorit.

Ne si parti jemi të hapur dhe e bëjmë në publik luftën ndaj hajdutërisë, nuk jemi si Belinda Balluku dhe Veliaj që paguajnë edhe vrasës me pagesë të eliminojnë njëri-tjetrin.

(I drejtohet Spiropalit)

Mos e mbro Belindën se e di sa e do. Di çfarë thoni privatisht për njëra-tjetrën.

Pra paguajnë vrasës me pagesë të eliminojnë njëri- tjetrin. Dhe në foto dalin si vëlla e motër.

MË TEPËR

Kryesore1 javë më herët

Bushati ia thotë në sy Berishës: Në Tiranë krimi s’ka ndikim dhe ju humbët thellë. Saliu: Komisionerët tanë i shitën zgjedhjet, se iu ikte koka

Sali Berisha, i ftuar në Syri Tv, iu përgjigj gazetarit Andi Bushati, i cili tha se pse u dorëzuan komisionerët...

Sport2 javë më herët

VIDEO: Kamionisti publikon pamjet e para pas aksidentit tronditës të Diogo Jota

Një kamionist ka filmuar makinën e tipit Lamborghini të portugezit Diogo Jota pak minuta pas aksidentit të mesnatës, teksa automjeti...

Radar2 javë më herët

Ish-kryeministri izraelit: Të ndalet lufta në Gaza, njerëzit po vriten në radhë për bukë

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert, i njohur për qëndrimin e tij dialogues dhe për bashkëpunimin me intelektualë palestinezë si Sari Nusseibeh,...

Mix2 javë më herët

Elena Ferrante: Mos përgojoni gratë

Përktheu: Loreta Bërhami Si është e mundur, më pyesin njerëzit, që nuk njeh qoftë edhe një kurvë? Patjetër që njoh:...

Mix2 javë më herët

Kush nuk mund të hajë domate?

Fruti i kuq lëngshëm dhe freskues i mbushur me likopen është i dashur nga të gjithë dhe konsiderohet një ushqim...

Mix2 javë më herët

Boronicat, si t’i përdorni për uljen e tensionit të gjakut

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe...

Kryesore2 javë më herët

Humbja e thellë më 11 Maj – Lefter Maliqi: Duhen dorëheqje në PD! Nëse s’bëjmë analizë, Rama do na turpërojë përsëri

Nëse opozita nuk bën një analizë të thellë brenda vetes së saj me rigjenerim strukturash, dorëheqje të njerëzve që dështuan...

Mix2 javë më herët

Q5: Roboti i ri humanoid me AI të përparuar që bën gjëra të paimagjinueshme

Në vitet e fundit, robotika humanoide ka përjetuar një përshpejtim të paparë, me Kinën që po e vendos veten si...

Mix2 javë më herët

4 gjëra që bëjnë njerëzit autentikë pa u munduar fare

Carl Jung ka thënë: “Privilegji i jetës është të bëhesh ai që je vërtet.” Si qenie njerëzore, shumica prej nesh dëshirojmë të...

Mix2 javë më herët

Shenjat e horoskopit të cilave u hapet “porta e parave”!

Dashi Vëmendja juaj tani është te financat tuaja. Mërkuri në Demi nga 10 deri më 25 maj është i mirë...

Facebook