Lidhu me ne

Radar

“Do çmontojmë Deep State” – Kush është Kash Patel, i përzgjedhuri i Trump për të drejtuar FBI

Presidenti i sapozgjedhur republikan, Donald Trump tha të shtunën se kishte përzgjedhur ish-zyrtarin e Sigurisë Kombëtare dhe besnikun e tij Kash Patel të drejtonte FBI-në, duke sinjalizuar qëllimin për të dëbuar drejtorin e tanishëm të byrosë, Christopher Wray.

Patel, i cili gjatë mandatit të parë të Trump këshilloi drejtorin e Inteligjencës Kombëtare dhe Sekretarin e Mbrojtjes, ka bërë thirrje më parë për heqjen e FBI-së nga roli i saj në mbledhjen e inteligjencës dhe pastrimin e radhëve të saj nga çdo punonjës që kundërshton të mbështesë axhendën Trump.

“Problemi më i madh që ka pasur FBI-ja ka dalë nga zyrat e saj të inteligjencës. Unë do e shkëpus këtë gjë. Do e mbyllja ndërtesën e FBI-së Hoover që në ditën e parë dhe do e rihapja atë të nesërmen si një muze të Deep State”, tha Patel në një intervistë në shtator në shfaqjen konservatore “Shawn Ryan”.

“Do merrja 7000 punonjësit që punojnë në atë ndërtesë dhe do t’i dërgoja nëpër Amerikë për të ndjekur kriminelët. Shkoni, bëni detyrën e policit. Ju jeni policë. Shkoni bëhuni policë.”

Me emërimin e Patel, Trump po sinjalizon se po përgatitet të çojë deri në fund paralajmërimin e tij për të shkarkuar, një republikan i emëruar fillimisht nga Trump, mandati 10-vjeçar i të cilit në FBI skadon në vitin 2027.

I pyetur në lidhje me nominimin e Patel, i cili do ketë nevojë për konfirmimin e Senatit, një zëdhënës i FBI-së tha të shtunën: “Çdo ditë, burrat dhe gratë e FBI-së vijojnë të punojnë për të mbrojtur amerikanët nga një sërë kërcënimesh në rritje. Fokusi i drejtorit Wray mbetet te burrat dhe gratë e FBI-së, njerëzit me të cilët bëjmë punën dhe njerëzit për të cilët bëjmë punën”.

Drejtorët e FBI-së emërohen me mandate 10-vjeçare si një mjet për të izoluar byronë nga politika.

Wray, të cilin Trump e emëroi pasi shkarkoi James Comey në vitin 2017 për hetimin e fushatës së tij të vitit 2016, ka qenë një objektiv i shpeshtë i zemërimit të mbështetësve të Trump.

Gjatë mandatit të Wray, FBI kreu një kontroll në pronën e Trump në Mar-a-Lago për të kërkuar dokumente të klasifikuara. Ai gjithashtu është përballur me kritika për rolin e tij mbikëqyrës të një direktive nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland që synon të punojë për të mbrojtur bordet lokale të shkollave nga kërcënimet dhe ngacmimet e dhunshme.

Prokurori i posaçëm Jack Smith, i cili udhëhoqi dy prokuroritë federale kundër Trump duke e akuzuar këtë të fundit për rolin e tij në përmbysjen e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara, u kërkoi më 25 nëntor gjyqtarëve që mbikëqyrin ato raste t’i mbyllin ato përpara se Trump të marrë detyrën më 20 janar, duke cituar politikën e Departamentit të Drejtësisë për të mos ndjekur penalisht një president në detyrë.

Wray më parë kishte sinjalizuar se nuk kishte ndërmend të largohej nga detyra dhe ishte i zënë me planifikimin e përcaktuar të punës për vitin 2025, sipas një personi të njohur me këtë çështje.

Kush është 44-vjeçari Patel

Patel, 44 vjeç, ka punuar më parë si një mbrojtës publik federal dhe një prokuror federal. Ai ishte i rëndësishëm në punën për të udhëhequr hetimin e republikanëve të Kongresit në hetimin e FBI-së në vitin 2016 për kontaktet midis fushatës së Trumpit të vitit 2016 dhe Rusisë gjatë qëndrimit të tij si ndihmës i ish-Kryetarit të Komitetit të Zbulimit të Kongresit, Devin Nunes.

Më vonë, gjatë gjyqit të parë të shkarkimit të Trump, ish-zyrtarja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Fiona Hill, u tha hetuesve të Kongresit se ishte e shqetësuar se Patel po shërbente fshehurazi si një kanal komunikimi mes Trump dhe Ukrainës, pa autorizim.

Patel i mohoi këto akuza.

Pasi Trump u largua nga detyra në janar 2021, Patel ishte një nga disa persona që Trump caktoi si përfaqësues për qasjen në të dhënat e tij presidenciale. Ai ishte një nga të paktët ish-zyrtarë të administratës Trump që pretendoi, se Trump i kishte deklasifikuar të gjitha të dhënat në fjalë.

Ai u thirr më vonë për t’u paraqitur para një jurie të madhe në lidhje me hetimin.

Si qytetar privat, Patel shkroi një libër të quajtur “Gangsterët e Qeverisë”, për të cilin Trump në vitin 2023 deklaroi se do përdorej si “udhërrëfyes për t’i dhënë fund mbretërimit të Deep State”.

Nominimi i Patel ka të ngjarë të përballet me kundërshtim e demokratëve të Senatit dhe ndoshta edhe nga disa republikanë, megjithëse Patel ka marrë mbështetje publike nga disa republikanë të profilit të lartë si Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton.

Trump emëroi gjithashtu Chad Chronister, sherifin e Hillsborough County, Florida, të zgjedhurin e tij si administrator të DEA-s (Agjencia e Zbatimit të Luftës kundër Drogës), ku ai do punonte ngushtë me të zgjedhurin e Trump për Prokurore të Përgjithshme, Pam Bondi.

“Si administrator i DEA-s, Chad do punojë me Prokuroren tonë të Përgjithshme, Pam Bondi, për të siguruar kufirin, për të ndaluar rrjedhën e Fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme, përtej kufirit jugor dhe për të shpëtuar jetë”, shkroi Trump në rrjetin e tij social “Truth Social”.

 Reuters

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar3 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix3 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix3 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix3 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix3 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix3 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix3 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix3 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix3 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix3 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook