Lidhu me ne

Radar

Donald Trump do ta përdorë FBI për të shantazhuar kundërshtarët politikë dhe gazetarët

Shkruar nga Massimo Teodori

Njoftimi i Donald Trump për emërimin e Kashyap “Kash” Patel në postin e drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), përbën një sfidë tjetër të hapur ndaj Senatit, që sipas nenit II të Kushtetutës Amerikane, ka detyrën e konfirmimit të emërimeve kryesore federale të presidentit…

Fjala është për parimin e “kontrollit dhe balancave” për të kufizuar kompetencat institucionale. Emërimi i Patel në vend të kreut aktual, Christopher A.Wray, i nominuar nga vetë Trump për një mandat 10-vjeçar në vitin 2017, do të ishte një sfidë e hapur për Senatin. Kjo sepse ish-prokurori ka pak përvojë në këtë fushë, dhe po shfaq të tani synimin e hapur partiak për të kryer hetime për “kundërshtarët politikë” dhe “gazetarët gënjeshtarë”.

Me këtë emërim, Donald Trump synon që të godasë sërish administratën federale, të ashtuquajturin “Shteti i thellë”, sidomos në ata sektorë nga të cilët mund të lindin probleme të rezistencës ndaj nismave të mundshme autoritare të administratës së dytë të Trump: Departamenti i Drejtësisë, Pentagoni, FBI dhe CIA.

Nga këtu buron nevoja për të zgjedhur në krye të institucioneve personazhe me kredenciale të dobëta dhe me besnikëri absolute, të gatshëm për t’iu bindur tekave personale të udhëheqësit, dhe duke u hakmarrë ndaj kundërshtarëve të tij për shkak të proceseve të mëhershme gjyqësore të supozuara të padrejta prej Trumpit.

Drejtori i FBI-së, është autoriteti më i lartë monokratik me juridiksion mbi të gjithë territorin amerikan pas presidentit dhe Gjykatë së Lartë. Ai mund të ndërhyjë sa herë që ligjet vihen në pikëpyetje nga autoritetet federale, dhe po ashtu ka fuqinë të nxisë hetime dhe ngrejë akuza mbi njerëzit me role në institucionet federale si Kongresi dhe sistemi i drejtësisë.

Ky është një pushtet i madh kur përdoret në mënyrë të pakufizuar, qëkur J.Edgar Hoover u emërua drejtor i saj në vitin 1924, dhe qëndroi në atë detyrë deri në vitin 1972.  Hoover ishte në gjendje të qëndronte drejtor i FBI-së për një kohë të gjatë, jo vetëm për kompetencën dhe efektivitetin e madh, që i dha mundësi të krijonte një gamë të gjerë mekanizmash hetimorë efektivë.

Por edhe për një sistem të gjerë dosjesh dhe skedash, të cilat përmbanin zakonet seksuale të shumë zyrtarëve të lartë, duke i dhënë mundësinë të mbante në kontroll 8 presidentët që e pasuan njëri-tjetrin para dhe pas Lufta e Dytë Botërore, nga John Calvin Coolidge dhe Franklin D.Roosevelt tek John F. Kennedy dhe Richard Nixon.

Gjatë Luftës së Ftohtë iu përkushtua mbikëqyrjes së mijëra intelektualëve, artistëve dhe njerëzve të shoubizit, që ishin të dyshuar jo vetëm për simpatinë e tyre nda komunizmit, por edhe ndaj ideve liberale dhe në mbështetje të fushatave pro të drejtave civile.

Kur Martin Luterit iu dha çmimi Nobel King, Hoover u përpoq ta shantazhonte duke e kërcënuar se do t’i publikonte dosjen që përshkruante detaje nga jeta e tij personale. Nëse mbështetësi i fortë trumpian, Kash Patel do të konfirmohet nga Senati (gjë që nuk është e sigurt, sepse pavarësisht se ka një shumicë republikane, ai nuk është tërësisht trumpian), mund të pritet që drejtori i FBI-së do të veprojë njëlloj ndaj individëve dhe grupimeve që Donald Trump i konsideron kundërshtarë politikë dhe personalë, duke ia nënshtruar mekanizmit shumë të fuqishëm hetimor tendencave politike të MAGA-s. 

J.Edgar Hoover, ishte një rast tipik i përdorimit të pakufizuar të FBI-së, organ që luajti një rol të rëndësishëm në disa faza të historisë amerikane e shekullit XX-të, ashtu siç ishte Mekartizmi dhe rezistenca ndaj integrimit të zezakëve gjatë fushatave jo të dhunshme ndërmjet viteve 1950- 1960.

Por kualifikimi profesional i kreut jetëgjatë të FBI-së, integronte përdorimin politik të hetimeve me luftën ndaj krimit. Nëse Kash Patel merr detyrën që i është caktuar, ai do të jetë një kopje e keqe e Hoover. Nuk do të ketë aftësitë e paraardhësit të tij të famshëm, dhe nga ana tjetër do të zgjerojë, siç është deklaruar tashmë, objektin e hetimeve dhe shtojë akuzat ndaj njerëzve dhe grupeve që veprojnë në fushën e të drejtave liberale dhe civile.

Me idetë e tij, Hoover u diktoi politikanëve linjën që duhet të ndiqnin. Madje ndikoi tek politika e disa presidentëve. Ndërkaq drejtori i ri, që duket se nuk ka ndonjë ide të veçantë, përveç atyre të besnikërisë ndaj liderit dhe hakmarrjes në emër të parullës “Amerika e Para”, do të vazhdojë të jetë thjesht një realizues i dëshirave të eprorit.

”Huffington Post Italia’

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook