Lidhu me ne

Kioske

Ndodhi ajo që nuk pritej por që shumëkush e dëshironte!

Artur Zheji: Altin Dumani apo Hakmarrja e popullit! Çfarë skeme jete po prish Prokurori me Kurorë?

Nga Artur Zheji

Ndodhi ajo që nuk pritej por që shumëkush e dëshironte!

Altin Dumani, i ndrojturi që nuk kontrollon dot emocionet kur flet në publik, i mallkuari dhe kamzhiku i mëkatarëve, i bekuari i të pashpresëve të pafuqishmëve që s’kanë gojë e mikrofon, i hekurti me natyrë të brishtë, u kurorëzua si Kampion i Antikorrupsionit, nga amerikanët.

Por kush është Prokurori që do të mbahet mend gjatë në Shqipëri?

Sigurisht Dumani është mishërimi i burrit më atipik që ka prodhuar vendi ynë, apo vendi i shqiponjave të lodhura, këto 30 vitet e fundit.

Altini, po shpalos ndër shumicën e përdhosur dhe të dorëzuar moralisht të shqiptarëve, një algoritëm të ri, një moral institucional trimëror, që deri dje, mbiquhej fantazi romantike, apo thjesht një absurd i pambrritshëm!

Shoh me sytë e mendjes, ndërsa shkruaj këto rradhë lavdëruese, shumë turinj të zgërdhirë e të shtrembëruar, apo në rastin më të mirë, fytyra të palumtura, të zhytura në llum të thellë dhe me buzëqeshje cinike në buzë.

Sepse gjuetia kundër Altin Dumanit sapo ka filluar.

Sepse një ushtri e tërë, e specializuar në gërmime llagëmesh dhe tunelesh të nëndheshme, janë duke punuar me një pagë të lartë, për të gjetur pikat e dobta të Prokurorit me Kurorë dhe skuadrës së tij.

Sepse, nuk është e mundur, nuk është logjike, nuk ka se si ndodh, buçet kafka e shumë prej tyre: “Nuk ka mundësi, që ky Dumani, na qenka burrë i ndershëm dhe po na shkul dhëmbë e dhëmballë, pa një Padron milioner e të pushtetshëm nga pas!”

“Sigurisht që edhe ky malok i pagdhendur, e ka një Padron, e ka një Usta, e ka një Qëndër Okulte!” buçasin kafkat e “viktimave” të Prokurorit me Kurorë.

Në të vërtetë, habia dhe turfullimi I tyre uluritës është i arësyeshëm. Fenomeni Altin Dumani, apo si do të thuhet ndoshta më vonë, Dumanizmi, nuk është një dukuri normale në Shqipërinë e korruptuar në të shumtën e indeve të saja qelizore.

Padyshim që ai është një përjashtim dhe ky është ankthi i atyre të shumtëve që i kanë sytë plot shpresë drejt tij.

Dumani parashtron mundësinë e një “modeli të ri”, një algoritëm i ri dhe shpëtimtar të vetë-korrigjimit të shoqërisë sonë, të vetëpastrimit të domosdoshëm nga abuzimi ekstrem me pasurinë e këtij populli.

Me shifrat që menaxhon korrupsioni dhe krimi i organizuar, ky vend mund të ishte vendi më i begatë i Ballkanit, por padrejtësisht nuk është!

Këtë të vërtetë të thjeshtë të gjithë e dimë, porse shumica prej nesh, parapëlqen të bëjë në fshehtësi llogaritë e veta të vogla dhe fitimprurëse, anipse komshiu vuan e vdes nga ilaçet e gabuara e të skaduara, anipse, jo pak njerëz në këtë vend, e ngrysin jetën e tyre, në një të përditëshme plot muzg dhe dhimbje, pa shpresë lehtësimi.

Shqipëria nuk është më një vend i varfër, por gjendet, në periudhën e varfërisë më të madhe morale dhe të mbretërimit të egoizmit pa kufi.

Këtë skemë jete po prish sot Prokurori me Kurorë, Altin Dumani.

Në rrezik të madh është!

Armiqtë dhe kundërshtarët e tij janë më të fortë, shumë më të fortë se ai.

Por fatmirësisht kanë shumë frikë, shumë frikë dhe shumë para për të fshehur, të cilat ndoshta do ti kthehen ndonjë ditë këtij populli, në shkolla dhe universitete ku nuk shiten diploma.

Sepse janë të shumtë ata shqiptarë e shqiptare që mbysin ëndrat e tyre duke larë pjatat dhe bidetë e botës, që vdesin të rinj nga plumbat e drogës apo që kalbin shpirtin e vajzave tona si prostituta, eskorta dhe shërbëtore seksi.

Altin Dumani dhe shokët e tij, janë të pakët por vizatuan në pak vite një model të ri shoqëror dhe shtetëror.

Uroj në mënyrë naïve që shoqëria shqiptare të infektohet sa më shpejt nga ky virus shpëtimtar moral.

Uroj me gjithë shpirt, se pash të madhin Zot, këto paçavuret që shtiren sot si elitë politike, elitë e modës, elitë e makinave të shtrenjta, elitë e talljes me ligjin, elitë e talljes me popullin=dele, elitë e orgjive dhe kurvllëkut të sofistikuar, duhet të rrinë sëpaku në cep të shoqërisë e jo të pretendojnë ta udhëheqin atë!

Kurajo Altin, sot, edhe më shumë se dje, kundërshtarët e tu, që janë kundërshtarët e ligjit, kanë frikë nga ty!

Dhe pash Zotin, ti je i dënuar tashmë të rrish gjithmonë esëll dhe i padehur nga lavdet.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook