Lidhu me ne

Kioske

Nuk e ka me Sali Berishën, por me Edi Ramën…

Nuk e ka me Sali Berishën, por me Edi Ramën...

Nuk e ka me Sali Berishën, por me Edi Ramën…

Nga Bledian Koka 

2 ditë pasi 5 “kolegë” të BKH-se ia behën në banesën e tij dupleks në Kodrën pa diell, Erion Veliaj ka shpërthyer sot me një reagim, i cili në vetvete është epilogu i funeralit të tij politik! Në PS jetën biologjike ta jep Zoti, ama atë politike ta përcakton vetëm një njeri, EDI RAMA! Afërmendsh, Erion Veliaj nuk pret që mos ta sulmojë Sali Berisha! Ai shpresonte siç kanë shpresuar dikur Samir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Arben Ahmetaj, Vangjush Dako, Ilir Beqja apo Lefter Koka që ta mbrojë Edi Rama! 2 ditë pas heshtjes shurdhuese të Kryeministrit, Erion Veliaj e ka humbur durimin.

Ndërsa një dite më parë ai iu fsheh kamerave që e prisnin para PS-së, sot doli si skuth nga zyra e Bashkisë së Tiranës, që po e mbyt brenda, për të kuisur në Facebook si plakat e sokakeve kundër atyre që nuk i bëjnë më dot derman! Me shumë gjasë, ashtu si edhe të personazheve të përmendura me lart, në zyrën e tij ka mbërritur teksti i “dorëheqjes për motive personale dhe familjare” copy-paste i Endri Fugës, por që ai refuzon ta firmosë…, dhe për pak kohë! Mallkimet ndaj jetës biologjike të Sali Berishës, në fakt ishin vargje ngashërimi të një fundi personal politik pa lavdi. Një hajdut që kërkon ndihmën e Ali Babës, por siç e ka treguar historia, nder e dinjitet mes hajdutesh nuk ka! Në reagimin e sotëm, Erion Veliaj nuk e fsheh dot zhgënjimin që BKH ia behu në banesën e tij pa vendim gjykate, por sërish nuk e humbet besimin tek SPAK.

Sepse ai e di mirë që ligji nuk është devizë e organit të akuzës, ama përdorimi politik i tij për të mballosur këdo që nuk i pëlqen Edi Ramës po! Prandaj sot Veliaj, përmendi vetëm dy emra në kuisjen e tij prej hajduti i kapur me fiq në qafë. Sali Berishën dhe Edi Ramën! I pari si alibi, i dyti si fakt! Sot postimi i tij në Facebook ishte letërlakmuesi për të parë se kush do ta mbështeste nga socialistët dhe fund të ditës arriti të marrë 2 like, një nga Evis Kushi dhe një tjetër nga Petro Koçi.

As Fatmir Xhafaj nuk u duk sot në faqje e tij! Madje ky i fundit, ishte ampula e vetme i cili sot ka vendosur të mos veprojë më në organizmin politik të infektuar e të korruptuar të Erion Veliajt! Si një komunist tipik, Fatmir Xhafaj ka kohë që ia ka ngulur thikën me helm në kurriz Veliajt duke ia serivur atë si sherbet! Erion Veliaj e njeh fare mirë trajektoren e shkëlqimit të Zylove në orbitën e Edi Ramës! Sot ai është “shoku” i radhës që “partia ime më dënon”. A do të qëndrojë duarkryq Erion Veliaj që i festonte deri dje ditëlindjet personale me tortën e markuar “Urime, Kryeministër” nga enturazhi i tij kjo nuk mund të thuhet sot! Erion Veliaj tentoi të identifikohej si “1 emër mes të shumtëve” në radhët e socialistëve kur thotë se “Po çfarë do të ndodhte sikur edhe ne, socialistët, pas çdo hetimi apo transparence që kërkohet nga SPAK-u, ta sulmonim SPAK-un si bandë kriminale apo të organizonim protesta si hienat që e kanë mbajtur peng këtë vend prej dekadash?”.

Por edhe kjo përpjekje ra në vesh të shurdhër, e pa asnjë share! Si përpjekje e fundit, dështimi është vrastar! Mbledhja e djeshme e kryesisë së PS ishte edhe më e ftohtë se mbledhja e Byrosë kur i bëhej gjyqi Kadri Habizut! Erion Veliaj nuk mund të mos e vinte re që Edi Rama ia kishte hequr shikimin njëherë e përgjithmonë! Mbi 100 mijë eurot e gjetura në zyrat e Harabelit, janë problem më i vogël që ai ka. 32 milionë eurot e xhiruar nga Gogla e Arbër Veliajt në pak vite po aq. Halli i madh qëndron tek Xhebraili dhe xhelati në krye të PS-së! Një hall që nuk zgjidhet me asnjë avokaturë në botë! Mëshirën e Edi Ramës ai nuk e blen dot, sepse ky i fundit i ka në xhep të gjithë! Sot edhe fatin politik të Erion Veliajt, të bretkosës që desh të bëhej sa një ka!

MË TEPËR

Radar2 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix2 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix2 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix3 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix3 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix3 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix3 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix3 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix3 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix3 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook