Lidhu me ne

Radar

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet e “Dialogut qytetar”. Pra, nëse e kuptojmë drejt, Fatmir Xhafaj nis dialogun me qytetarët për luftën kundër korrupsionit. Hajde të mos qeshësh dhe te mos qash!

Dialogu ka nisur me Milva Ekonomin. Kush kupton gjë, i urojmë suksese! Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ishte ndalesa e parë, nga ku nisi procesi i bashkëbisedimeve në forume publike me qytetarët dhe grupet e interesit për konsultimin e draftit të përgatitur nga ekspertët e nivelit të lartë të atashuar pranë Kuvendit dhe finalizimin e Dokumentit Analitik mbi situatën aktuale në fushën e Mirëqeverisjes, Antikorrupsionit dhe Sundimit të ligjit.

Pas 11 tryezave tematike të organizuara në Kryesinë e Kuvendit, ekspertët dhe anëtarë të Komisionit të Posaçëm, do të zhvillojnë disa forume në qytete të ndryshme të vendit me qytetarë, studentë, grupe interesi, përfaqësi biznesi, etj., për të ndarë gjetjet dhe analizën e kryer nga ekspertët, me qëllim gjithëpërfshirjen e të gjithë aktorëve të shoqërisë në këtë proces transformues për vendin.

Anëtarja e Komisionit të Posaçëm, Milva Ekonomi, e shoqëruar nga Sekretariati Teknik i Komisionit, zhvilluan një takim me pedagogë dhe studentë të Universitetit “Aleksandër Mloisiu” në Durrës.

Në nisje të takimit, Milva Ekonomi bëri një përmbledhje të objektit, fushës së veprimit, instrumentet dhe mekanizmat e funksionimit të Komisionit të Posaçëm, në funksion të procesit të integrimit europian të vendit, si dhe nënvizoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes së gjithë shoqërisë në proces.

Ekonomi i njohu të pranishmit me disa nga gjetjet e ekspertëve të atashuar pranë Komisionit të Posaçëm, lidhur me situatën aktuale për çështjet e Mirëqeverisjes, Antikorrupsionit dhe Sundimit të ligjit.

Gjatë bisedës, Ekonomi u ndal në disa gjetje të ekspertëve lidhur me transparencën në reformën e administratës publike, efektshmërinë dhe integritetin e administratës publike, llogaridhënien e institucioneve të pushtetit qendror dhe vendore, ofrimin e shërbimeve të digjitalizuara ndaj qytetarëve dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, efektivitetin dhe transparencën në menaxhimin e financave publike.

Më pas biseda u përqendrua në tezat për diskutim publik ku të pranishmit dhanë sugjerime konkrete lidhur me nevojën e përfshirjen më të gjerë të botës së akademisë dhe universiteteve rajonale në tryezat e diskutimeve.

Ata evidentuan nevojën për ndryshime ligjore për forcimin e rolit të klinikave ligjore në universitete, i nevojshëm për edukimin ligjor të shoqërisë, si dhe krijimin e nënkomisioneve të posaçëm në nivel lokal që mund të ndihmojnë në trajtimin e çështjeve që janë objekt pune të komisionit.

Po ashtu në takim u vlerësua nevoja për përfshirjen në diskutime të pushtetit vendor; rritjen e kapaciteteve teknike administrative në nivel lokal për të përfituar sa më shumë nga procesi i integrimit; ndërtimi i platformave interaktive ku qytetarët mund të aksesohen dhe të marrin informacion lidhur me procesin e integrimit apo ndryshimet ligjore të ndryshme; si dhe për rritjen e aksesit dhe përfshirjen në konsultimin publik të projektligjeve etj.

Të pranishmit ngritën pyetje lidhur me rolin e komisionit dhe fazat që do të ndiqen në prag të fushatës zgjedhore, zgjidhjet për qasjen më të lehtë ndaj teknologjisë për të gjitha moshat, mbrojtjen e të dhënave personale, zbatimin e Planit të Veprimit, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të këtyre profesionistëve në këtë proces të rëndësishëm për Shqipërinë.

/Respublica.al

MË TEPËR

Kioske1 ditë më herët

Kur shembujt e suksesit i kemi nën çati, rrëfehet Elvis Karaj

“Babai më ka mësuar se jeta është e shenjtë dhe se duhet luftuar deri në fund për çdo pacient” Elvin...

Mix2 ditë më herët

Karakteristikat që e bëjnë një grua të shenjës së Ujorit super të veçantë

Më 21 janar jemi futur zyrtarisht në sezonin e Ujorit, për të qëndruar në të deri më 18 shkurt. Siç...

Mix2 ditë më herët

I dënuar me burgim të përjetshëm – Tump fal Ross Ulbricht, krijuesin e “Silk Road”, faqja më e madhe e shitjes së drogës në “Dark Web”

Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se ka nënshkruar një falje të plotë dhe të pakushtëzuar për Ross Ulbricht, i...

Mix2 ditë më herët

Tensioni i lartë vjen nga veshka dhe jo zemra, mjeku: Sheqeri, ‘armiku’ kryesor

Mjeku Luçiano Bardhi, ka folur në lidhje me tensionin e lartë dhe arsyet që ndikojnë në shtimin e pacientëve me...

Radar2 ditë më herët

Dënimi i Princ Lekës, reagon PLL: Vendimi i padrejtë dhe i ndikuar politikisht, vë në dyshim procesin gjyqësor

Partia Lëvizja e Legalitetit ka reaguar lidhur me vendimin e gjykatës së Tiranës e cila dënoi me një vit burg...

Kryesore2 ditë më herët

Heqja e non grata për Berishën? Bolton: Me Trump është absolutisht e mundur

Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Kosovës në veçanti, gatishmëria e tij...

Radar2 ditë më herët

Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trump në Zyrën Ovale

Teksa kishte përpara një “mal” me dekrete për t’u firmosur, siç kishte premtuar që në orët e para të mandatit...

Temporal2 ditë më herët

Si po ndikon pakësimi i popullsisë në fshat?

Mungesa e prodhimit vendas dhe zhvillimi i turizmit është duke nxitur rritjen e shpejtë te importeve, sidomos në disa grupe...

Mix2 ditë më herët

Efektet anësore të konsumimit të tepërt të vitaminës C

Edhe pse duhet të konsumojmë vitaminë C çdo ditë, shumë mund të jetë e dëmshme. Vitamina C shpesh përmendet si...

Mix2 ditë më herët

Bob Dylan: Zëri që i dha formë një gjenerate

Nga Mr. Tambourine Man te Like a Rolling Stone, është e pamohueshme që Bob Dylan ka lënë një shenjë të...

Facebook