Mix
Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre
Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung dhe pasi e njoftoi kompaninë për të, u shpërblye nga Samsung.
14-vjeçari shqiptar ka mundur të zbulojë një portë të hapur që mund të shfrytëzohej nga hakerat për marrjen e të dhënave të telefonit.
Toska thotë se pasi e zbuloi këtë defekt në softuerin e Samsung, njoftoi kompaninë përmes email-it dhe pas një procesi verifikimi, Samsung ka konfirmuar faktin që ky problem ekzistonte në softuerin e tyre, duke vlerësuar 14-vjeçarin shqiptar edhe me një shpërblim monetar.
Por, ai nuk është krejt i panjohur si një i ri i apasionuar pas teknologjisë. Në vitin 2023, kur ishte vetëm 12 vjeç, Andrea krijoi një aplikacion pa pagesë bazuar në inteligjencën artificiale.